Reklame:

Perfitimet shendetesore te manaferrave

Trupi juaj do t’iu falenderoje sepse vlerat ushqyese te manaferrave jane te jashtezakonshme.

Manaferrat jane nje shenje dalluese e veres. Gjate muajve te ngrohte, ju mund te gjeni manaferra ne dyqane dhe treg, pa asnje problem.

Por, megjithate ju mund ta konsumoni kete frut edhe gjate stineve te tjera dhe muajve te ftohte, te ngrire – pasi nuk humbet vlerat dhe perfitimet shendetesore qe ka.

Trupi juaj do t’iu falenderoje sepse vlerat ushqyese te manaferrave jane te jashtezakonshme.

Me poshte gjeni disa nga perfitimet shendetesore qe do te keni nese perfshini manaferrat – te fresketa dhe te ngrira – ne regjimin tuaj ushqimor.

Manaferrat kane shume fibra

Nje filxhan me manaferra te fresketa (1/4 e filxhanit me manaferra te ngrira) ofrojne rreth 60 kalori dhe tete grame fibra.

Kjo eshte rreth nje e treta e sasise se fibrave qe duhet te synoni te hani gjate nje dite. Kjo sasi e fibrave do t’iu beje te ndiheni te ngopur, ul kolesterolin, ndihmon humbjen e peshes dhe rregullon nivelin e sheqerit ne gjak.

Po ashtu do ndihmoje ne stimulimin e tretjes me te mire. Manaferrat jane prebiotike, qe do te thote se ushqejne bakteret e mira ne zorret tuaja qe jane te lidhura me imunitetin, disponimin dhe efektet anti-inflamatore.

Jane te pasura me vitamine C

Do te merrni gjysmen e sasise se rekomanduar te vitamines C me nje filxhan me manaferra.

Perveç qe ndihmon imunitetin dhe permireson shendetin e lekures, ky antioksidant i fuqishem eshte i nevojshem per riparimin e ADN-se dhe prodhimin e kolagjenit dhe serotonines (qe ndihmon ne nxitjen e lumturise dhe gjumit).

Ndihmojne shendetin e eshtrave

Nje filxhan me manaferra siguron 1/3 e sasise se vitamines K qe e ndihmon gjakun te mpikset dhe eshte esenciale per kockat tuaja.

Vitamina K eshte e nevojshme per formimin e kockave dhe disa studime kane treguar se mungesa e kesaj vitamine eshte e lidhur me rritjen e rrezikut te thyerjes dhe osteoporozes.

Mangani ne manaferra (ju do te merrni gjysmen e konsumit te perditshem te keshilluar ne nje filxhan) gjithashtu mbeshtet shendetin e kockave, si dhe prodhimin e kolagjenit per lekure te shendetshme.

Ndihmojne ne kontrollimin e sheqerit ne gjak

Manaferrat jane nje nga frutat me me se paku sheqer – rreth 7 grame per nje filxhan me manaferra te fresketa.

Sasia e ulet e sheqerit dhe sasia e larte e fibrave qe permban ky frut e ben ate nje opsion shume te mire per rregullimin e nivelit te sasise se sheqerit ne gjak.

Mbrojne trurin tuaj, po ashtu

Antioksidantet ne manaferra eshte vertetuar se ndihmojne ne zvogelimin e inflamacionit te trurit dhe ndryshimin e menyres se si komunikojne neuronet.

Keto rezultate ndihmojne per te shmangur humbjen e kujteses qe lidhet me moshen.