Reklame:

Perftimet nga vaji i kajsise

I përshtatshëm për përdorim në të ftohtë dhe në të ngrohtë

Pika vlimit: 257C (495F)

Vaji i farave të kajsisë prodhohet nga farat e kajsive të freskëta te cilat i nenshtrohen disa proceseve deri ne perfitimin e vajit.

Përftimet nga vaji i kajsisë

Kujdesi ndaj lëkurës : vaji i farave të kajsisë përmban acide yndyrore esencialë ,të cilët janë burime të pasura të acidit oleik (70%) ,acidit linoleik, vitaminës A dhe vitaminës E (50mg/100g), duke e bërë këtë vaj ideal për kujdesin ndaj lëkurës.

Acidet yndyrore esencialë ndihmojnë për të zbutur lëkurën,ndërkohë që vitaminat A dhe E janë burime të pasura me antioksidantë.Antioksidantët kanë si qëllim dhe inhibojnë dëmet në qelizë të shkaktuara nga radikalet e lira në trup si pasojë e rrezeve ultra vjollcë, smogut dhe kimikateve të ndryshme.

Vaji i farave të kajsisë, pa e bërë lëkurën të yndyrshme e zbut atë dhe i jep një pamje të mëndafshtë.

Vaji i farave të kajsisë absorbohet shumë lehtë nga lëkura. Ai zbut lekurën me anë të vetive të tij si një emolient i shkëlqyer.

Vaji i kajsisë është i lehtë dhe jo veshtullor. Hidraton, rigjeneron dhe mbron lëkurat e ndjeshme apo të plakura.

Si një burim i pasur me minerale dhe me elementë si Kalçium, Magnez dhe Selen,mban në mënyrë të vecantë lëkurat e thata dhe i jep një pamje të freskët e të shëndetshme.

Rinon lëkurën

Vaji i farave të kajsisë është një hidratant i shkëlqyer sepse përmban acide yndyrore esenciale si acidi oleik dhe acidi linoleik,vitaminat A dhe E.Aplikimi i rregullt i tij zbut lëkurën. Lëkurat e plakura, të thata dhe ato të irrituara nga marrja e tepërt e rrezeve të diellit,mund të aplikojnë direkt vajin e farave të kajsisë apo produkte si kremëra,locione dhe balsame që e përmbajnë atë.

Eliminon aknet

Për shkak të përmbajtjes së tij të pasur, ka aftësinë të depërtojë në brendësi të lëkurës dhe ndihmon në zhdukjen e akneve.

Efektet pozitive në sistemin e frymëmarrjes

Vaji i farave të kajsisë përdoret në mjekësinë tradicionale kineze për të mjekuar sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes si kolla,azma dhe bronshiti.

Shumë i përdorëshëm në masazhe dhe aromaterapi

Vaji i farave të kajsisë është një vaj i shkëlqyer për masazh. Është një shpërndarës i mirë në lëkurë i vajrave apo përzierieve në të cilat është vendosur. Lëkura e absorbon shumë lehtë dhe përdoret gjërësisht në përzieriet e aromaterapisë.

I bën flokët më të shëndetshme

Vaji i farave të kajsisë i bën flokët të shndritshme dhe të buta. Hidraton dhe rigjeneron rrënjën e flokëve sikurse dhe flokët.

Përdorimet e vajit të farave të kajsisë

Përdoret gjërësisht në industrinë kozmetike për prodhimin e shumë produkteve për trajtimin e lëkurës.

Është shumë i njohur për atë ndjesinë e tij si prej velloje pas aplikimit në lëkurë dhe për këtë përdoret si përbërës në kremëra fytyre,shampo trupi dhe produkte mbrojtës ndaj diellit.

Përmirëson gjëndjen e flokëve duke i dhënë atyre një shkëlqim marramëndës.

Në industrinë ushqimore përdoret për të prodhuar ëmbëlsira të ndryshme dhe paketime ushqimore.

Përdoret në produktet e garniturës dhe në përzierjet vajore për skuqje.

Është gjërësisht i përdorur në programet dietike.