Reklame:

Dita Boterore e Pyjeve ne Parkun Kombetar Divjake – Karavasta

Më 21 mars të çdo viti, duke filluar nga 2013, festohet Dita Boterore e Pyjeve, shpallur me rezolutën e OKB të 21 dhjetorit 2011.
Dita Boterore e Pyjeve nënkupton jo vetem ditën e pyjeve dhe bimëve, por edhe të të gjitha kafshëve dhe gjallesave që jetojnë atje ose që përfitojnë në një farë mënyre nga pyjet, përfshirë edhe njerezit.

Dita e dedikuar pyjeve eshte lidhja e tyre esenciale me gjithçka që është e gjallë në planetin tonë.

Kjo dite vjen në një kohë kur natyra po zgjohet në vendin tonë dhe pyjet janë plot me jete.
Dita ndërkombëtare e pyjeve u thirr nga OKB për të na kujtuar se pemët dhe pyjet meritojnë vëmendjen tonë dhe çfarë ne mund të bëjmë per ti mbrojtur ata.
Pyjet qe ka sot globi absorbojnë pothuajse 300 miliardë tonë dioksid karboni çdo muaj, duke luajtur nje rol te vecante ne luften kunder ndryshimeve klimaterike.

Prania e pyjeve është një nga armet më logjike dhe me te forta për të kundërshtuar problemin e madh të thatesires të lidhur edhe me paqëndrueshmërinë hidrogeologjike në të cilën edhe vendi yne nuk është imun.

Me rastin e Dites Boterore te Pyjeve Administrata e Parkut Kombetare Divjake-Karavasta ka organizuar disa aktivite sensibilizuase dhe edukative per vizitoret.

Por per keto probleme te pranishem ne kete dite ishin edhe nxenesit e kolegjit Kings te Tiranes, te cilet ishin te ftuar nga administrata e Parkut.

Ne perkujtim te kesaj dite u mbollen edhe 100 fidane pishe.