Reklame:

Ndertimi i nje kompleksi blegtoral me bageti te imta

KRITERET DHE PARAMETRAT  TEKNOLOGJIKE  PER NDERTIMET E STALLAVE DHE ANEKSET  E TYRE  NE BAGETITE  E IMTA

Blegtori shqiptar është i shquar për mbarështimin e bagëtive t’imta. Por për kushtet ekonomike që ai ka pasur, ndërtimet ose ndryshe strehimi i bagëtive t’imta ka qënë gjithmonë i papërshtatshëm për kafshët dhe vetë fermerin. Këto fakte vazhdimisht kanë ndikuar negativisht në  prodhimtarinë e kafshëve dhe punës së përditëshme  të fermerit.

Për të përmirësuar këto situata specialistët propozojne për fermerët kriteret dhe standartet që duhet të plotësojnë ndërtimet për bagëtitë e imta për të përmirësuar kushtet e strehimit, higjenën e strehimit, cilësitë e qumështit, rendimenteve të prodhimit, çmimet e shitjes së tij dhe për pasojë rritjen e t’ardhurave të fermës.

Në aspektin e ndërtimeve një stallë për dhen apo dhi duhet t’i përgjigjet kërkesave të mëposhtëme:

Të jetë e ndërtuar për një jetë ekonomike të mire të kafshëve.

Të jetë funksionale për aktivitein e kryerjes së punimeve nga fermeri.

Të ketë një kosto të arësyeshme për ndërtimin e saj.

Të jetë e vendosur në një vend që të ruajë mjedisin dhe pamjen e bukur të vendit ku ndërtohet.

KRITERET QE DUHET TE MERREN NE KONSIDERATE PER NDERTIMIN E NJE KOMPLEKSI    BLEGTORAL T’IMTA.

 

 1  Pozicioni i vendosjes së objekteve të kompleksit (stallat e të tjera).

Ndërtimet blegtorale duhet të bëhen në periferi të vendbanimit (fshatit) në distance 1 km dhe për zonat turistike sipas masterplanit të miratuar për këto zona.

Pozicioni i vendosjes së objekteve në ndërtim është përcaktues sepse ai është vazhdimisht ndikim  të ambjentit të brendshëm të tyre.

Përgjthësisht rekomandohet vendosje të objekteve të kompleksit (stallë, hangareve e të tjera) në jug-lindje d.m.th. që të përfitohet dielli dhe duke mbrojtuar ato nga shirat.

Vëndi ku do të ndërtohet stalla duhet të ketë titullin e pronësisë të fermerit për truallin. Ndërtimi i një stalle duhet të ketë lejë ndërtimi sipas ligjit ne fuqi..

 

Për të vendosur  për ndërtimin dhe tipin e stallave të dhenëve ose dhive , duhet të nisemi nga disa kritere :

-Kushtet klimatike ku do të zhvillojë aktivitetin ferma.

-Sistemi i mbarështimit të tufës.

-Afatet e riprodhimit të tufës.

-Përse duhet ndërtuar një stallë dhe çfarë duhet zgjedhur në përshtatje me klimën e zonës?

-Si mundet të shfrytëzohet stalla?

– Sa duhet të investohet për ndërtimin e stallës ?

Nëse fermeri duhet të vendos për ndërtimin e stallës, duhet që paraprakisht të analizojë efektet ekonomike të saj.

Dhentë  dhe dhitë  janë kafshë të hapësirës dhe kullotës. Pra vendimi për të ndërtuar stallë të cfarëdo tipi qoftë, duhet të justifikojë investimet ne aspektin e rritjes së prodhimeve dhe uljen në maksimum të dëmtimeve të të vegjëlve sidomos në periudhën e lindjes së tyre.

Stalla që do të ndërtohet duhet të sigurojë ndarjen në grup të kategorive sipas gjëndjes fiziologjike (barsmëri, laktacion, qingja  dhe keca në mëmëzim, këputje, majmërin e tyre, ndërzim të deleve e dhive  , zbatimin e racioneve ushqimorë në të gjithë përbërësit deri tek uji).  Në se stalla garanton këto hallka të trajtimit të tufës në mënyrë korrekte, favorizon për marrjen e rendimenteve të larta në të gjthë treguesit produktivë.

Ndërtimi i një stalle duhet të ketë parasysh dhe disa kritere të tjera :

-Sigurimi i kushteve higjeno-sanitare dhe mbrojtjen e mjedisit.

-Minimizimin e humbjeve që shkaktohen nga faktorë të ndryshëm higjeno-sanitarë.

-Më pak sëmundje parazitare në të rriturat dhe të vegjëlit.

 

Stallat duhet të plotësojë këto kushte:

-Të kenë orientim të mirë për një mbrojtje maksimale kundër erërave, shiut dhe për të

siguruar hije.

– Të jenë të ventiluara mirë. pa korente, ..

– Stallat, mundet të jenë në truall shtersë dheu, shtresë cakulli ose tulle por të drenazhuara për të evituar lagështinë e shtratit ku qëndrojnë dhentë ose dhitë. T’imtat  kërkojnë shtresë të thatë dhe lagështi të ulët të ajërit të stallës, pra lagështia relative e ajërit të jetë jo më e lartë se 70-80 %.

– Shtrati i qëndrimit të kafshëve  duhet të jetë vazhdimisht i thatë.

– Shtrati i qëndrimit duhet të ketë një pjerrësi prej 1.5%, gjë qe garanton  kullimin e ujërave.

Ndërtimet për dhentë dhe dhitë  duhet të bëhen me materiale te thjeshta dhe sa me te lira, për të  shlyer sa më shpejt investimet sepse t’imtat  kanë cikël të shkurtër të shfrytëzimit ekonomik.

Nisur nga këto kritere dhe kushtet që duhet të plotësojë stalla po japim parametrat strehues dhe te mikroklimës optimale për kafshët:

 

Dhente

STANDARTET PER NDERTIMET

Dimensionet:

Siperfaqja e ndenjes me shtrese      m² krerë

Qingja nen 2 muaj 25 m² / krerë

Qingja mbi 2 muaj 50 m² / krerë

Dele 70 m² / krerë

Dele barsa 2  m² / krerë

Dele me qingja 5  m² / krerë

Llogaritet 0.3-0.5 kg kashte /kafshe te rritura /ne dite.

Gjatësia e frontit të ngrenies (koritave) cm/krerë

·         Qingja nen 3 jave  25   cm/krerë

·         Te rriturat           33-40  cm/krerë

Qingjat mbi 3 jave 25 cm/krerë ( nese pijne qumesht 7-9 cm /per qingj mesatarisht)

Lartesia e fundit te korites nga toka 30-40 cm

Lartesia e kokes se kafshes mbi nivelin e tokes 50-55 cm

 

Ujëpirja

Numuri i qingjave per ujepirese 40-50  krere, lartesia e ujepirses nga toka 40 cm.

Numuri I të riturave për ujëpirëse 40-50 krere , lartesia e ujëpirses nga toka  70-80 cm .

Konsumimi i ujit  ne dite 4-10 kg ne mvartesi te ushqimit, shendetit , temperatures, stadit të laktacionit .

 

Ventilimi

Ventilimi me ajer pa korente .

Volumi I ajrit

(m3 / Kafshe)

Shpejtesia e ajrit

(m / s)

 

Ajer qe futet

(m² / kafshë)

Ajer qe del

(m² / kafshë)

 

Qingja 3-5 0.25
Rureza 5-6 0.4-0.5
Dele te rritura 7-10 0.4-0.5 0.06 0.03

Provo me mjete praktike ventilimin :

Perdor  çakmak apo qiri   per te vleresuar  shpejtesine e ajrit :

Flaka djathtas: me e vogel se 0.1 m / s

Flakë që rrotullohet ne 30 °: ndermejt  1 dhe  0.3 m / s

Flakë që rrotullohet ne  60 °: ndermejt  3 dhe  0.8 m / s

Ventilimi i mire mund te mbaje koncentrimin e amonjakut poshte 5 ppm ( nuk ndihet era me nuhatje), dhe lageshtia a ajrit 70-80 % ( qimet e kafsheve duhet te jene te thata).

 

Ndriçimi

Rekomandohet që raporti midis sipërfaqes së dritareve dhe stallës të jetë 1/20.

Temperatura  ambjentale optimale  ° C

Qingjat e sapolindur 20-25 ° C

Qingja me te vegjel se  1 muajsh 18 ° C

Qingjat ne majmeri: 13-15 ° C

: Te rriturat : 13 – 15 ° C

 

Izolimi

Izolimi  termik i një stalle konsiston në kufizimin e ndryshimeve midis temperatures së jashtëme me atë të brendëshme.

Izolimi bëhet nëpërmjet  mureve ë ndërtuara me gur, tulla të plota ose me hapësira, çimentole me hapësirë, tavaneve të stallave me koce kallami të suvatuar, dërrasa ose material si sanduiç e të tjera.

 

Normat e koridoreve

Stalla bëhet funksionale dhe mundet të organizohen  punët mire duhet të ketë koridore.

Për koridore përdoren disa gjërësi sipas mekanizimit:

40-0.50 m për një koridor të thjeshtë me pak krerë.

80-1.0 m për kalimin e punonjësit për të kryer shërbime.

5-2.0 m për hapjen e dengjeve të rrumbullakta.

0-3.5 m për kalimin e traktorit.

 

STANDARTET E NDERTIMEVE  T’DHIRTAT

Siperfaqja e ndenjjes me shtrese      m² krerë

·         per kecat nen 1 muaj  0.25 – 0.33 m² krerë

·         kecat ne majmeri                  0.33  «   «

·         kecat ne keputje          0.50-0.66   «   «

·         kecat e nderzyer 7 muaj        1.5   «   «

·         te rriturat 1.5 m² krerë duke siguruar 1 kg/kashte /krere në ditë

 

Gjatësia e frontit të ngrënies(koritave) cm/krerë

keca nen 1 muajsh  20 cm/krerë

·         Keca ne majmeri 10-20 cm/krerë     ( kortitë)

·         Keca ne keputje     25   cm/krerë ( shperndarje koncentrati 200-250 gr/krerë/ditë)

·          Kecat 7 muajshe 33 cm/krerë ( sasia e koncantratit te shperndare 600gr/krere/dite).

·         Dhite e rritura    33 cm/krerë  ( sasia e shperndare  250-300 gr/krere ne vakt ushqimi)

·         Lartesia e koritave nga toka  40 cm.

Ujepirja

Numuri i kecave per ujepirese 25 krere , lartesia e ujepirses nga toka 1 m  me nje shkalle,  deri 60 cm.

Konsumimi i  ujit  ne dite 3-12 kg ne mvartesi te ushqimit, shendetit , temperatures, stadit të laktacionit .

Ventilimi

Ventilimi me ajer pa korente .

Volumi i ajrit

(m3 / Kafshe)

Shpejtesia e ajrit

(m / s)

 

Ajer qe futet

(m² / kafshë)

Ajer qe del

(m² / kafshë)

 

Keca nen 1 muaj 3 – 4 0.2 0.04 0.02
Keca 7 muajsh

 

5 – 6

 

0.5 0.04 0.02
Dhi te rritura 6 – 7 0.5 0.06 0.03

Perdor  çakmak apo qiri   per te vleresuar  shpejtesine e ajrit :

Flaka djathtas: me e vogel se 0.1 m / s

Flake qe rrotullohet ne 30 °: ndermejt  1 dhe  0.3 m / s

Flake qe rrotullohet ne  60 °: ndermejt  3 dhe  0.8 m / s

Ventilimi i mire mund te mbaje koncentrimin e amonjakut poshte 5 ppm ( nuk ndihet era me nuhatje), dhe lageshtia a ajrit 70-80 % ( qimet e kafsheve duhet te jene te thata

 

Ndriçimi

Rekomandohet që raporti midis sipërfaqes së dritareve dhe stallës të jetë 1/20.

 

Temperatura  ambjentale optimale  ° C

Kecat e sapolindur 22 ° C

Keca me te vegjel se 1 muajsh 18 °C

Kecat ne majmeri: 15 °C

Keca deri 7 muaj : 10 – 16 °C

Dhi te rritura : 10 – 16  °C

 

Ndikimi i kushteve të strehimit dhe i parametrave të tij në shëndetin dhe prodhimtarinë e kafshëve.

Shumë faktorë të strehimit veprojnë  në sinergji dhe bashkë me  ambientin rrethues të mbarështimit të kafshëve ndikojnë në çfaqjen e sëmundjeve patollogjike  nga më të ndryshëme dhe që provokojnë uljen e prodhimtarisë së tyre.

Duhet të kihen parasysh këto momente:

-Lidhja (korelacioni) – kafshë- ambient (kushte mbarështimi) – t’ ushqyer.

 

A) Lagështia – Lagështia e tepërt dëmton aparatin respirator. Favorizon virozat dhe parazitozat e ndryshëme(Norma < 70%,optimumi 70 –80%

B) Korentet e ajërit. Veçanërisht i dëmshëm në kushtet e lagështisë dhe të ftohtit. Për të vegjëlit mortaliteti mund të arrije deri ne 90% (Norma < 0.4 ml/sek )

C).Cilësia e ajërit (ajrosja ose ventilimi ) eleminimi i amonjakut, heqja e plehut .Përdorim pluhur gërqele të pa shuar, shtresë të bollshme.

,dezinfektim i shtresës me 1 kg. gërqele të pa shuar për 5 m2 dhe solucion sode kaustike 1 gr për 8 litra ujë. Për dezinfektimin e shtresës mundet të përdohet dhe superfosfati 1 kg për 10 m2.

d) Drita .E domosdoshme –ngordhje mikrobesh, favorizon shërimin e shpejtë – sintezë të vitaminës D.

 

e) Heqja e plehut .Ka rol vendimtar në gjëndjen shëndetsore të kafshëve –Eviton çalën-dermatite ulçeroze-absese të ndryshme,mastite etje. Duhet që ai minimalisht të  hiqet një herë në vit dhe vazhdimisht për periudhën e rregjimit  stallor të kafshëve të sigurohet një sasi prej 0.3 –0.4 kg kashte ne dite për krere. Racionimi i kësaj sasie kashte mundet të bëhet dhe gjatë përpilimit të racionit ushqimor.

– Kujdes në pjellje, shtresë kashte e thatë 0.5 kg për m2  cdo ditë.    

f) Cilësia e ujit

– Uji të jetë i pastër i pa ndotur sepse ndikon në çfaqjen e disa   sëmundjeve ( leptospiroza, butulizmi etj).  Ai mund të përmbajë nitrate, plumb, bakër, plehra kimike të dëmshme  për kafshët etj.

Për të siguruar cilësinë e ujit duhet që të ndërtohen lugje me ujë të  rrjedhshëm dhe lehtësisht të pastrueshme. Teknika më e mirë është përdorimi i pirësve automatike në stallë.

 

PAMJE E JASHTEME DHE E BRENDESHME TE TIPEVE TE NDRYSHME TE STALLAVE DHE PAISJEVE TE TYRE.

Clirim individual , material druri, sistemi i bllokazhit

Metalik me kunja metalike . Me 6 vënde.Në pozicion te mbylluar 10 cm e gjere dhe 44 cm e larte.

Gjatesia 2 m , lartesia 0.7 m.

PROPOZIM PER  TIP STALLE DHEN E DHI.

Stalla

Kapaciteti strehues  200 krere.

Përmasat e stallës :

Gjërësia e stallës 10 m

Gjatësia 30  m =  sip totale 300 m2

Sipërfaqja e dritareve 15 m 2

4 dyer me përmasat  gjërësia 2 lartësia  x 2.2 ml

4 oxhaqe ajrimi me permasa 0.5×0.5 ml, lartësia mbi kulmin e stalles 70 cm , veshur me llamarine te dhembezuar.

Mbulesa me llamarine te valëzuar ose tjegulla.

Tavani me distance 20-25 cm nga çatija me koce kallami suva , dërrasë.

Korodoret anesore dhe ndermjet stalles 1 m x 50 ml= 50 m2

koritat  60 m  x 0.4 m = 24 m2 , mur tulle , lugu veshur me beton ( sipas skicës)

   Grezhdet dërrase ose metalike ( gjatësia 2 m gjërësia 0.6 ml, hapësira midis elementëve të grazhdit 10 cm)

Vend strehim per kafshet = 225 m2 ose 1.15 m2/krere

Ujëpirëse automatike   4 ( 1 për çdo 50 krerë)

Vënd mjelja :

Stalle duhet te kete vend mjelje nga jashtë , mbështetur me të, që të komunikojë dalja e kafshëve , kalimi në vënd mjelje dhe futja në stallë.

Gjatësia e vëndmjeljes 2 ml ( 6 krerë në një kohë)

Gjërësia e vëndmjeljes 1.2 ml

Grezhdet fikësuese individualë  në vëndmjelje për dhënie koncentrati 0.4 ml

Gropa e thellë me zbritje me shkallë  0.9 ml.

Anekset e stallës :

-Dhomë higjenike për vendosjen e enëve të qumështit , tankerin etje  4 x4

-dhomë zyrë për depozitim tagjirash  4×4

-Hangar për bazën ushqimore ( bar, kashtë etj.)

-Padok për mbajtjen e kafshëve jashtë 300 m2.

Llogaritjet e përafërta për këtë tip stalle (200 krerë) me gjithë anekset (dhoma, vënd mjelje) një kosto prej rreth 1 500 000 lekë , pra 7000-7500 lekë për Պdo dele

Shënim : Për çdo 50 krerë më tepër apo 50 krerë më pak stalla zgjatet ose shkurtohet 10 m. Gjërësia nuk ndryshon