Qellimi i ketij artikulli eshte qe t’ju jape fermereve disa njohuri dhe te dhena teknike, per vjeljen e frutave dhe trajtimin e tyre pas vjeljes deri ne marketim.
Si piqen frutat te berthamoret dhe faroret? Nga vrojtimet e bera, është pare se frutat e faroreve gjate te gjithe periudhes se jetës se tyre ne bime, rriten ne mënyrë graduale deri sa te marri madhesine normale te llojit/kultivarit. Ndërsa tek bërthamoret është vene se rritja e tyre behet me hope. Pas mbarimit te rritjes, frutat fillojne te zbuten, embelsohen, fitojne shijet, aromat dhe me ne fund piqen.
Fillimisht behet nje vleresim i pergjitheshem i prodhimit te priteshem, i cili realizohet duke numeruar numerin mesatare i frutave per bime, me peshem mesatare te frutave dhe numrin e pergjitheshem te pemeve ne nje pemetore. Gjithashtu, percaktohet afersisht edhe prodhimi sipas struktures varietore dhe koha e vjeljes (me fjale te tjera konverieri).
Percaktimi i kohes se vjeljes. Vjelja e frutave behet ne varesi te destinacionit te perdorimit te tyre. Ato zakonisht perdoren per dy qellime kryesore: i) per konsum dhe ii) per perpunim industrial. Per sejcilen nga keto qellime, pjekuria e frutave klasifikohet ne dy kategori qe jane: 1) pjekja per perpunim industrial (ose ndryshe quhet pjekja fiziologjike); 2) pjekje per konsum te fresket (ose ndryshe quhet pjekja tregetare).
Me pjekje fiziologjike, kuptojme momentin e frutit kur ai ka arritur te gjithe vlerat ushqimore dhe madhesine fizike si dhe kur farerat kane arritur fazen e pjekjes se plote te tyre. Ne kete periudhe bishti i frutit shkeputet lehte.
Me pjekje tregetare, kuptojme momentin e frutit kur ai ka arritur te vlerat me te mira per t’i qendruar transportit, ambalazhimit dhe manipulimit per treg.
Ne varesi te drejtimit te perdorimit te frutave pjekja tregetare ndahet ne dy faza:
i) pjekja per vjelje;
ii) pjekja e pershpejtuar.
Te faza e pjekjes per vjelje, kuptohen frutat kur ato kane arritur te gjithe karakteristikat madhesise, ngjyres, fortesine e tulit, permbajtjes se sheqerit, te aromave, etj.
Te faza e pjekjes se pershpejtuar, kuptohen ato specie kur frutat e tyre (si: hurma, kivija, vodheza, muçmolla dimerore, thanat, dardhat dimerore, etj,), kur ne momentin e vjeljes i kane arritur normat e vjeljes se frutave, por qe akoma nuk jane gati te konsumohen. Ato kane nevoje te rrine edhe per nje kohe te gjate te rrine ne ruajtje me kushte caktuara temperature, lageshtire, mungese drite, etj.
Vjelja e frutave per konsum te fresket.
Frutat duhet te jene ne pjekjen konsumative, d.m.th. frutat te kene marre pjekurine, ngjyren dhe shijen e duhur. Vjelja duhet te behet vetem me dore. Per kete qellim është e detyrueshme te perdoren kosha, shporta dhe lloje te tjera ambalazhi me qellim qe frutat e vjelura te mos demtohen. Pas vjeljes se frutave behet pastrimi dhe seleksionimi i tyre duke eleminuar frutat e shtypura, te tejpjekura dhe ato te pa pjekurat, si duhet dhe te vendosen neper ambalazhe kartoni apo plastike te posacme dhe me kapacitete te ndryshme sipas standarteve perkatese. Per frutat e bërthamoreve (kryesisht kumbulla), nuk keshillohet fshirja e tyre, sepse sebashku me procesin e fshirjes largohet edhe shtresa e siperme e frutave e cila quhet pruine.
Per te zgjatur kohen e ruajtjes pas vjeljes, frutat mund te depozitohen ne dhoma frigoriferike me nje temperature konstante 3-60C. Nese temperatura ulet me teper, atehere frutat humbasin shijen dhe kur nxirren ne treg lengezohen/qullosen per nje kohe shume te shkurter.
Vjelja e frutave per perpunim industrial.
Frutat duhet te jene ne pjekjen e plote dhe perfundimtare. Ne kete faze frutat kane arritur sasine maksimale te sheqererave, te aromave dhe sasia e lengut është ne vlerat maksimale. Madje ne disa raste frutat mund te kene filluar humbjen e nje sasie te konsiderueshme te ujit nepermjet avullimit te tij direkt nga frutat. Zakonisht vjelja behet me duar. Nese vjelja behet me tundje te degeve (si manat, geshtenjat, arrat, lajthite, etj), atehere poshte kurores duhet te shtrohen rrjeta te posaçme me qellim qe frutat te mos marrin kontakt me dheun.
Specifikat e vjeljes se frutave ne baze te specieve frutore.
Molla vilet me dore duke e rrotulluar frutin rreth bishtit dhe pa i shkaktuar demtime fizike. Ato kuptohen se jane gati per t’u vjele kur kane marre madhesine dhe ngjyren teknike te kultivarit.
Dardha verore vilet ne pjekjen tregetare dhe dergohen menjehere ne treg. Ato me dore duke e rrotulluar frutin rreth bishtit dhe pa i shkaktuar demtime fizike. Dardhat vjeshtore dhe dimerore, pas fazes se pjekjes se pershpejtuar, ato vilen dhe dergohen neper dhoma te ruajtjes dhe kur piqen per t’u konsumuar tregetohen gjate periudhes se dimerit dhe ne fillim te praneveres.
Ftoi vilet me dore duke e rrotulluar frutin rreth bishtit dhe pa i shkaktuar demtime fizike. Ato kuptohen se jane gati per t’u vjele kur kane marre madhesine dhe ngjyren cipes te verdhe ne varesi te kultivarit.
Pjeshka vilet duar-duar sipas shkalles se pjekjes, kur tuli te kete arritur ngjyren e verdhe dhe qe akoma nuk eshte zbutur.
Pjeshka nuk duron ruajtje ne frigorifer, prandaj dergohen menjehere ne treg.
Kajsia vilet duar-duar sipas shkalles se pjekjes, kur tuli te kete arritur ngjyren e verdhe. Kajsia nuk duron ruajtje ne frigorifer, prandaj dergohen menjehere ne treg ose per perpunim industrial.
Qershija dhe vishnja vilen kur frutat te kene arritur pjekjen e plorte dhe tuli te mos jete zbutur. Keto nuk i durojne ruajtjes ne frigorifer, prandaj dergohen menjehere ne treg.
Kumbulla, frutat vilen kur ato te kene arritur pjekjen dhe tuli te mos jete zbutur. Keto nuk i durojne ruajtjes ne frigorifer, prandaj dergohen menjehere ne treg ose perpunim industrial. Bajamja, vilen nga fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit. Frutat vilen pak dite para pjekjes se plote, pikerisht atehere kur zhgualli/levorja te filloi te çahet dhe frutat te duken lehte. Pas kesaj faze vjelja nuk duhet te vonohet sepse gjate shirave te vjeshtes apo edhe te veses guaja/guacka e frutit fillon te nxihet.
Arra, vilen nga fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit. Frutat vilen pak dite para pjekjes se plote, pikerisht atehere kur zhgualli/levorja te filloi te çahet dhe frutat te duken lehte. Pas kesaj faze prodhimi thahet per pak dite ne hije dhe me pas lekura qerohet. Fruta lahen thahen dhe me pas trajtohen me dioksid squfuri per t’u zbardhur dhe me pas futen neper thase dhe ruhen neper vende te fresketa.
Geshtenja, vilen kur zhgualli/levorja te filloi te çahet lehte dhe frutat te duken. Pas kesaj faze prodhimi thahet per pak dite ne hije dhe me pas futen neper thase dhe ruhen neper vende te fresketa pa lageshtire. Frutat e tyre nuk mund te hahen pa kaluar disa jave deri sa t’ju hiqet athtesia dhe te embelsohen per konsum.
Lajthia, vilen nga fundi i gushtit dhe kur guacka te kete marre ngjyre kafe te çelur, si dhe kur levorja/kapuçi te shqiten lehte. Fruta lahen thahen ne hije dhe me pas futen neper thase dhe ruhen neper vende te fresketa.
Kivi, vilet nga fundi i tetorit dhe fillimi i nendorit, atehere kur cipa merr ngjyre te kafe te erret me nuanca te gjelberta dhe kur tuli eshte akoma i forte. Me pas frutat dergohen neper dhoma frigoriferike dhe ruhen ne temperatura 4-6 grade.
Hurma, vilet atehere kur cipa merr ngjyren karakteristike dhe tuli akoma nuk eshte zbutur. Hurmat pa fare nuk mund te konsumohen pas vjeljes. Ato duhet te magazinohen dhe te ruhen ne 3 shtresa neper arka. Per te pershpejtuar pjekjen ato duhet te trajtohen etilen dhe ne temperatura mbi 22 grade celcius. Nese vendosen afer frutave te molles ato piqen me shpejt sepse molla ne pembajtjen e saje ka acidin malik i cili ndikon ne pershpejtimin e pjekjes se frutave.
Shega, vilet duar-duar sipas shkalles se pjekjes, kur tuli te kete arritur ngjyren karakteristike te llojit. Sa me shume te qendrojne ne peme, aq me shume marrin sheqerera, aq me shume marrin aroma dhe aq me shume i’u ngrihen vlerat tregetare. Vjelja e tyre duhet te perfundoje para fillimit te ngricave te vjeshtes.