Reklame:

Egjipt, biznesi i rritjes se akrepave! 1 gram helm vlen 800 USD. I rrezikshem por perfitues

Një grup i egjiptianëve kanë krijuar një biznes të suksesshëm, duke rritur akrepa dhe shitur helmin e tyre te kompanitë vendase të farmaceutikës, një aktivitet përfitues por edhe tejet i rrezikshëm.

Në periferi të Kajros,  një grup i egjiptianëve të rinj,  kanë investuar në biznesin e rrallë që është mbarështimi i akrepave.  Me fare pak investime, ata kanë themeluar një projekt të quajtur “Ferma e Helmit”,  ku prodhohet helm akrepi për kompanitë farmaceutike.

“Është biznes i rrallë, prandaj edhe me përfitueshmëri”, tha themeluesi i këtij projekti Ahmed El Ashry, duke shtuar se nuk është biznes i lehtë.  Ky projekt mund të nisë me më pak se 2,000 dollarë dhe një hapësirë prej 16 metra katrorë.

Cdo 1,000 akrepa prodhojnë rreth 1 gram helm të tharë, që shitet në tregun vendas për 800 dollarë.  Helmi përdoret nga kompanitë farmaceutike për të krijuar antibiotik, vaksina dhe mjekime të tjera.

Egjiptianët e nisën këtë biznes në vitin 2015 dhe deri më tani kanë krijuar dhjetëra ferma, me një zotërim total të akrepave prej 50,000.  Akrepat kanë një jetëgjatësi prej 20 vitesh, megjithatë, mund të përdoren vetëm për 6 muaj, pasi helmi i tyre e humbet efektivitetin. (scan)