Reklame:

Hapet Qendra e re e Vizitoreve ne Malin e Dajtit

Është inauguruar ditën e hënë Qendra e re e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Dajtit. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kjo është qendra e shtatë e në vend, e cila jo vetëm do të shërbejë si një pikë informacioni, por edhe si një mundësi e shtuar për rritjen e turizmit.

“Inaugurojmë qendrën e shtatë të vizitorëve, në Parkun Kombëtar të malit të Dajtit! Funksionale jo vetëm si pika informacioni, por edhe si ura të reja komunikimi për mundësi të shtuara në turizëm!”

Ndërkohë, më tej ministri ka falënderuar edhe ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, i cili ishte i pranishëm në inaugurimin e qendrës së tretë të vizitorëve për financimin e këtij investimi të rëndësishëm nga BE.

“Falenderoj ambasadorin Soreca! Falë Bashkimit Europian ?? ky investim do të prodhojë një pol të rëndësishëm turistik. Rrisim investimet në strukturat turistike, në infrastrukturë, ruajmë dhe shfrytëzojmë vlerat natyrore në të mirë të zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm”, u shpreh ndër të tjera ministri Klosi. (scan)