Reklame:

Kultivimi i patellxhanit ne fushe dhe ne sera

Patellxhani ka gjetur një përhapje të gjërë në krahasim më shumë lloje perimesh të tjera. Kjo i detikohet jo vetëm shijes që kjo lloj perimeje ka, por edhe të përdorimit të shumanshëm të tij.

KËRKESAT PËR KLIMËN, TOKËN DHE PARABIMËN

Patellxhani bën pjesë në bimët me origjinë nga vëndet me klimë të ngrohtë dhe nga ky këndvështrim kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësidashëse.

Disa nga kërkesat termike më kryesore të kësaj bime janë:

i) Temperatura minimale jetësore varion nga 0,50C;

ii) Temperatura biologjike (ose aktive) është 150C;

iii) Temperatura optimale e natës 18-210C;

iv) Temperatura optimale e rritjes së bimës është 25-300C;

v) Temperatura minimale e mbirjes së farës është 13-14 0C. Në këtë temperaturë mbin për 20 – 25 ditë. Në temperaturën 25-30 0C, fara mbin për 10-12 ditë.

vi) Temperatura minimale për lulëzim 18-280C;

vii) Lagështira relative e ajrit është 60-70%.

Patellxhani shkon mjaft mirë në tipe të ndryshme tokash, por më tepër ajo pëlqen tokat me pjellori mesatare deri në të pasur me lëndë ushqimore. Kërkon toka të freskëta, të kulluara, me përbërje mekanike ronore-argjilore, të ajrosura mirë, me ph asnjanës ose lehtësisht acid.

Tokat e drenazhuara shkojnë shumë mirë për këtë bimë sepse kullimi i menjëhershëm i ujit nga toka ndikon mirë në rritjen e shpejtë të bimëve, frutifikimin dhe rritjen e frutave. Si parabimë, patellxhani shkon shumë mirë nëse ajo mbillet pas drithrave si grurit, misrit sepse tokën ato e lënë të pasur, të pastër nga barërat e këqia dhe të shkrifta. Gjithashtu parabimë të mira për këtë bimë janë bishtajore.

Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të gjithë llojet e bimëve të  familjes solanace), patellxhani nuk duhet të mbillet, sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues. Vetë  patellxhani është parabimë shumë e mirë për të gjithë llojet e perimeve, përveç atyre që janë në familjen solanace.

PËRGADITJA E TOKËS PËR MBJELLJE DHE PLEHËRIMI BAZË

Toka e patellxhanit përgaditet duke e punuar atë në thellësinë 30-40 cm. Numri i punimeve bëhet aq herë sa është e  nevojshme. Ato duhet të përfundojnë të paktën 2 javë para mbjelljes.

Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgaditet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesish fosforike e potasike.

Është e domosdoshme që plehërimi me plehëra kimiko-organike të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës. Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe bimët rrjedhimisht që do të rriten dhe zhvillohen shumë mirë.

Llogaritet gjithashtu se për plehërimin organik në serra të destinuara për patllixhana, për 1 kv prodhim patellxhani duhet hedhur në tokë rreth 1 kv pleh organik. Ndërsa sasia e plehërimit organike për kushtet e fushës, llogaritet të jetë 0,5-0,6 kv pleh organik për çdo 1 kv prodhim patellxhani.

STRUKTURA VARIETORE E REKOMANDUAR DHE PËRGADITJA E FIDANIT

Në botë , madje edhe në vëndin tonë, në qarkullim ekzistojnë shumë hibride dhe kultivarë patellxhani, por ato që shkojnë shumë më mirë për kushtet klimateriko-tokësore të vëndit tonë rekomandohen: Kultivari i Zallherrit, Aidin Sihaj, I koplikut, etj.

Mbjellja bëhet vetëm me fidana. Fara mbillet në shtretër të nxehtë, trapiantohet, dhe kur të ketë arritur madhësinë e 3-4 gjetheve të vërteta, dhe në gjatësinë 15-18 cm duhet të mbillet në vëndin e përhershëm.

Mosha e fidanit duhet të jetë 55-60 ditëshe. Para se fidani të dali në fushë, ai duhet të trajtohet kimikisht me qëllim që të mos preket nga sëmundje dhe dëmtues të ndryshëm. Mënyra më e mirë e përgaditjes së fidanit është ajo me module dhe të mbushura me torfë industriale.

KULTIVIMI

Patellxhani mund të kultivohet në kushtet e fushës së hapur dhe ato të mjediseve të mbrojtura. Në mjediset e mbrojtura,  përfshihen jo vetëm tunelet plastike por edhe serrat diellore me polietilen ose ato me xham.

Kultivimi në serra diellore.

Konsiston në mbjelljen e farës në dekadën e parë dhe të dytë të muajit Janar. Fidani është i gatshëm për mbjellje në ditët e para të Marsit dhe vazhdon të mbillet deri nga dekada e dytë e këtij muaji.

Numri i bimëve duhet të jetë në rreth 3,1 bimë për meter katror dhe dimensionet më të përshtatshme janë 80 x 40 cm, duke siguruar një numër bimësh rreth 3100 bimë për denym. Rendimenti mesatar është nga 800-1200 kv/ha.

Kultivimi në tunele plastike.

Kjo mënyrë kultivimi vitet e fundit po rritet nga viti në vit.

Farërat mbillen në shtretër të nxehtë gjatë mesit të Shkurtit deri në ditët e para të Shkurtit. Kjo perfaktin së bimët në këto mjedise jo vetëm që zhvillohen shumë më mirë, por edhe prodhimi është rreth 15-20 ditë më shpejt se sa ato të kultivuara në kushtet e fushës së hapur. Fidani duhet të mbillet në javen e fundit të Marsit deri në 10 Prill.

Edhe në këtë metodë kultivimi bimët mbillen në distancat 80 x 40 cm ose 3,1 b/m2. Në fillim shtrohet tubi i ujitjes me pika, pastaj plasmasi për mulçërim. Më pas hapen vrimat dhe mbillet fidanat. Pas mbjelljes vihen harqet në largësite 1,5-2 m dhe në lartësinë rreth 6-70cm.

Pastaj vendoset mbulesa plastike dhe bëhet fiksimi i tyre.

Kultivimi në kushtet e fushës së hapur,

Fara duhet të mbillet si në rastin e kultivimit në tunele plastike, dhe në fushë duhet të mbillet në mesin e Prillit deri në ditët e para të Majit për zonën e ngrohtë dhe gjatë Prillit për zonën e ftohtë.

Fidanat mund të prodhohen edhe në farishte ku më pas trampiantohen në kubike apo module të parapërgatitur. Nëse fidani rritet dhe zhvillohet në temperatura të kontrolluara, ai rritet uniform, i zhvilluar dhe i pjekur mirë. Distancat më të mira janë 70 x 40 cm ose 3,5 bime/m2.

SHËRBIMET.

Pas 10-12 ditësh bëhen zevëndesimet e bimëve të dëmtuara apo të pazëna. Më pas bëhet ujitja dhe pas arritjes së pjekurise së tokës pas ujitjes, bëhet prashitja e parë. Punimet e tjera konsistojnë vetëm në prerjen e barërave të këqia dhe në shkriftërimin sa më të cekët të sipërfaqes.

Kjo me qëllim që të mos dëmtohet sistemi rrënjor. Për në rastet e kultivimit në serra dhe mjedise të tjera të mbrojtura, vendoset sistemi mbështës dhe ai lidhës.

Sistemi mbështetës dhe lidhja, fillojnë të bëhen pas prashitjes së parë pa u vonuar. Në serrë fillon shtrirja e spangove apo materialeve të tjera lidhëse.

Kultivimi duhet të bëhet në 3-4 llastare.

Operacionet e gjelbërta konsistojnë në:

i) Heqjen e sqetullorëve sa më shpejt të jetë e mundur;

ii) Heqjen e gjetheve të vjetra;

iii) Rrallimi i gjetheve nëse janë të dëmtuara.

Pas çdo rritjeje bimët rrotullohen pas lidhëses.

Plehërimi është një masë tjetër shumë efektive për këtë bimë. Për çdo 1 kv prodhim perllogariten të merren rreth 0,17 kg.lak. N; 0,27 kg.l.ak. P dhe 0,53 kg.l.ak. K, etj.

Në rastin e ujitjes me pika, mund të përdoren plehërat kristalore të cilët kanë aftësinë të asimilohen nga bimët dhe në rastet e përdorimit të ujitjes me pika, atëhere duhet të përdoren plehërat kristalore si Nitrofoska dhe Hakafoska, të cilët karakterizohen për një tretshmeri të lartë dhe aftësi të fiksimit në lëndët ushqimore të tokës.

Dozat e rekomanduara për plehërimin janë:

i) Për plehërimin gjethor, duhet të përdoret 200-500 gr/100 litra ujë;

ii) Ndërsa në ujitjen me pika, 400-800 gr për 1000 litra ujë.

Për kushtet e serrës dhe 2-5 kg për 1000 m2, për rastet e kultivimit në serrë diellore.

Për një prodhim për 70 kv për një dn, duhet të përdoren:

i) Nga mbjellja deri në lulëzim, për rreth 25 ditë duhet të përdoren nga rreth 1,7 kg, lak.

ii) Nga lulëzimi e deri në lidhjen e frutit, duhet rreth 2,4 kv plehëra kimikke;

iii) Ndërsa për periudhën nga frutifikimi e deri në vjelje, për rreth 40 ditë duhen 3-3,5 kg/dy.

Vlelja bëhet në pjekjen teknikë. Në kushtet e fushës vjelja fillon në ditët e para të Qershorit në zonat e ngrohta, ndërsa në kushtet e zonave të ftohta, vjelja fillon në ditët e para të Korrikut.