Reklame:

Shkaqet qe çuan ne luhatjen e prodhimit te ullirit ne vitet e fundit

Shqipëria e vendosur në zonën mesdhetare, është me fat për klimën, përbërjen e tokës, lartësinë e nevojshme për kultivimin e ullirit. Kjo kulturë është e kultivuar në trojet tona për 6000 vjet. Aktualisht kemi 22 variete autoktone dhe shumë varietete të reja janë futur 20 vitet e fundit, kryesisht nga Italia, Greqia dhe Spanja. Kështu ullishtet tashmë janë të vendosura në zonën kodrinore por ka mjaft ullishta të reja të vendosura në zona fushore. Aktualisht kemi rreth 10-11 milion rrënjë ulliri të mbjella. Ulliri është një potencial ekonomik akoma i pashfrytëzuar maksimalisht. Problematika është shumë e gjerë dhe në shumë drejtime.

Problematika e parë është parcelizimi i tokës – një fermer nuk mund të ketë të ardhur vjetore nga ullishta për të mbajtur familjen e tij vetëm me parcelën e ullirit, kështu i drejtohet punëve të tjera apo tokave të tjera që ka në pronësi të tij për të prodhuar kultura të tjera që i përshtaten atij terreni. Ky parcelizim rrit koston e produktit por dhe nuk e lë pronarin të specializohet në një fushë. Mbyllja e rrugëve mes ullishtave, është një problematikë tjetër. Kështu për ullishtat e vjetra kryesisht, nuk është e mundur hyrja e mjeteve motorike, si për transportin e ullinjve por dhe për krasitje, punime dhe spërkatje. Aktualisht transporti bëhet nga njerëzit apo kafshët. Kjo rrit shumë koston por mbi të gjitha ul shumë efektivitetin. Braktisja e shumë ullishtave, pronarë të ngelur vetëm, pleq ose pronarë të shkuar në emigracion. Kjo nuk i lë ullishtat vetëm pa mirëmbajtje por i bën pre të shumë vjedhjeve të cilat e dëmtojnë me prerje dhe shkundje pa kujdes, kur këto pemë kanë

Fermeri nuk është i gatshëm të pranojë këshillën e një specialisti të fushës.

Kjo ka dy arsye: është ajo monetare dhe çdo shërbim e bën vetë për të mos pasur pagesa kundrejt një tjetri por dhe mendimi që gjithë jetën është rritur pranë ullirit. Kështu ullishtave u mungon krasitja e duhur apo janë fare pa krasitur, u mungon ushqimi i duhur (i hedhur me hamendje) etj. Mbjellja e ullinjve pa marrë mendimin e një specialisti, pa e ditur i përshtaten apo jo tokave, pa përshtatur kultivarët me njëri-tjetrin, si dhe shitja e fidaneve të ullirit të pakontrolluar e certifikuar apo fidanë që nuk dalin të atij varieti që është pretenduar.

Futja e shumë varieteteve të huaja në vend ka rritur dhe numrin e sëmundjeve që prekin tashmë ullirin. Materialet plehëruese dhe spërkatëse që blehen, nuk japin veprimin e dëshiruar. Kjo si për nga cilësia e këtyre produkteve por dhe mospërdorimi nga specialistë të duhur.

E gjithë kjo problematikë nuk do të thotë që ullishtaria jonë është e pashpresë, por duhet të dimë ku të ndërhyjmë dhe çfarë të bëjmë.

Së pari ne nuk duhet të ngelemi vetëm me produkte si: fidanë ulliri për mbjellje apo dekorim, ullinj për tavolinë, vaj ulliri, shërbim në përpunim ulliri për vaj, por duhet që këtë industri ta shtrijmë më shumë.

Ullishtat tona kanë një gamë më të gjerë produktesh si: gjethe ulliri për caj, gjethe dhe degë ulliri për dekorime të ndryshme (kjo për evente të ndryshme, apo dhe buqeta lulesh), dru ulliri për orendi kuzhine apo orendi dekorimi të ndryshme, vazo me ullinj bonsai, produkte me bimët e ngrënshme apo medicinale që rriten në ullishte.

Përpunimi i ullirit duhet të shkojë dhe me produkte kozmetike apodhe me produkte si pate ulliri apo dhe sapunë, gliko ulliri, parfume etj. Të bëjmë që produktet të trajtohen si suvenire si për turistin e huaj që vjen në Shqipëri por dhe për shqiptarët tanë që dërgojnë dhurata jashtë vendit. Përsa i përket industrisë përpunuese nuk duhet të jemi vetëm tek përpunimi i ullirit për vaj.

Një problematikë më vete është shtimi i fabrikave pa kriter, ndërkohë që këto investime mund të ishin përdorur në hallka të tjera të kësaj industrie, si psh në nxjerrjen e vajit nga bërsia e ullirit, në përpunimin e bërsisë për pellet, në përpunimin e bërsisë për ushqim për kafshët apo dhe në prodhimin e biogazit.

Mungojnë dhe orientimet e duhura në keto drejtime investimesh. Ullishtat e reja dhe sidomos ato të vjetra shekullore duhet të jenë asete të agroturizmit dhe të zhvillimit të produkteve dhe nënprodukteve të zonës.

Do të jenë promotore të zhvillimit të ekonomisë së asaj zone, por dhe do të ulë shumë koston e veprimeve për shkak të parcelizimit. Do t’i japë vlerë historike atij vendi dhe do të nxisë ekonominë e zonës në cdo drejtim.

Duhet të rritet shumë bashkëpunimi i fermerëve me njëri-tjetrin si në krijimin e kooperativave kapitaliste në mirëmbajtje ullishtash por dhe në tregtim produktesh. Ulliri, një potencial ekonomik akoma i pashfrytëzuar Duhet një punë më e madhe në edukimin e konsumatorit për përzgjedhje produktesh cilësore dhe vendi.

Për këtë duhet dhe një rritje e imazhit të produktit shqiptar dhe në këtë rast të ullirit dhe vajit të ullirit shqiptar. Ulliri është një aset kombëtar, duhet ta mbrojmë dhe shtojmë atë!