Reklame:

Ja pse ngadalesohet metabolizmi dhe çfare te bëni ne kete rast

Një gjë është e sigurt, sa më i shpejtë është metabolizmi, aq më shumë kalori djeg trupi. Studimet tregojnë se një orar jo i zakonshëm i ngrënies mund të çojë në shtimin e peshës.

Trupi juaj thjesht nuk mund ta dijë kur do të marri sërish ushqim dhe përpiqet të ngadalësojë gjithçka, vetëm në rast se e gjeni se kush ushqim ju përshtatet më shumë për të humbur peshë, atëhere qëndroni me të.

Mungesa e gjumit ju bën që të ndiheni të lodhur dhe këtë e dimë të gjithë. Ajo që mund mos të dini është që kjo çon dhe në ngadalësimin e metabolizmit. Kështu që duhet të mundoheni të flini më shumë ndoshta dhe duke përdorur çajra qetësues.

Nëse ulni shumë kaloritë që merrni gjatë ditës, trupi juaj vjen një moment që do kërkojë më shumë ushqim sesa më parë dhe ngadalëson normën e metabolizmit duke u përpjekur të mbajë ushqim sa më shumë që të jetë e mundur.

Marrja e mjaftueshme e kalciumit është shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për rregullimin e metabolizmit tuaj. Nëse nuk ju pëlqen qumështi ose jeni intolerant ndaj laktozës, nuk është problem sepse ka shumë ushqime që janë të larta në kalcium dhe ju mund të gjeni diçka që ju pëlqen mes tyre. (Anila Kalleshi)