Ngrenia e arrave çdo dite mund te permiresoje shendetin e zorreve. Keshtu thote studimi me i fundit i Universitetit te Illinois ne Urbana (SHBA)
Bakteret e mira
Nje konsumim i rregullt i arrave (42 grame ne dite kane specifikuar autoret e studimit), do t’ju ndihmoje te keni perfitime ne zorre, fale mikroorganizmave “te mira” qe jetojne aty, ne saje te fibrave te shumta dietike te perfshira tek frutat e thata. Ne veçanti, konsumi i arrave do te ndihmonte traktin gastrointestinal te:
Percjelle me mire ushqimet;
Lehteson furnizimin me lende ushqyese;
Nxit ndjesine e ngopjes.
Hulumtimi:
Ne sondazhin e kryer, pjesemarresit kishin per te ndjekur nje diete pa ushqime te thata, dhe nje ne te cilen konsumonin 42 grame arra ne dite per 3 jave. Te dyja keto te ndara nga nje jave pushim. Per te vleresuar efektin e arrave ne organizem, ne fillim te studimit dhe pas çdo periudhe, studiuesit mblodhen dhe analizuan gjakun dhe feçet e vullnetareve.
Sipas studiuesve, konsumi i rregullt i arrave ka treguar perfitimet e meposhtme:
Reduktimi i niveleve te kolesterolit LDL (kolesteroli i keq)
Rritja e Faecalibacterium, Roseburia dhe Clostridium, 3 bakteret qe prodhojne nje acid yndyror qe ndihmon ne shendetin e qelizave te zorreve, ul inflamacionin dhe ndihmon per te prodhuar energji. Ne veçanti, nje nga tre bakteret, Faecalibacterium, eshte i njohur per aftesine e tij per te zvogeluar inflamacionin dhe per te permiresuar ndjeshmerine e insulines.
Reduktim i acideve biliare sekondare qe jane me te larta ne individet qe tregojne norma me te larta te kancerit kolorektal. Keto acide, te cilat prodhohen nga bakteret, kane veçantine e te qenurit te demshem per qelizat e pranishme ne zorre.