Grumbulluesit dhe fermerët do të rikthehen në protestë pas përgjigjes negative të dhënë nga Ministria e Financave se skema e TVSH-së nuk do ndryshojë. Alban Zusi bëri me dije se protesta e radhës do të mbahet në 3 prill në qytetin e Lushnjes. Ata kërkojnë që qeveria të reagojë dhe të barazojë TVSH-në si në shitje dhe në blerje.
Grumbulluesit dhe tregtarët do të dalin përsëri në protestë në datën 3 prill.
Alban Zusi shpjegon se përgjigja negative nga Ministria e Financave për skemën e TVSH-së sjell përkeqësimin e situatës.
Ndër të tjera ata paralajmërojnë se në lidhje me këtë problematikë do të venë në dijeni edhe Ambasadat si dhe zyrën e Bankës Botërore.
Alban Zusi: Do ti drejtohemi të gjithë shoqatave të Dhomave të Tregtisë për tu solidarizuar me këtë çështje, do ti drejtohemni institucioneve ndërkombëtare, do ti drejtohemi Departamentit për Bujqësinë në Bashkimin Europian, do ti drejtohemi Bankës Botërore. Me datë 3 do të ketë përsëri një protestë tjetër, ku përveç një grupimi të caktuar të grumbulluesve dhe fermerëve të Lushnjes, Fierit dhe Beratit do tu bashkohen dhe fermerë të rajoneve të tjera të Shqipërisë si Shkodra, Korça, Gjir
Zusi kërkon që qeveria të marrë masa dhe të barazojë TVSH-në si në shitje, niveli i të cilës është 20 për qind dhe në blerje ku niveli shkon në 6 për qind.
Alban Zusi: Më e ndershme, më etike dhe më sociale është që TVSH-ja e produkteve ushqimore të ulet në nivelin 6% edhe në shitjen e tyre te konsumatori fundor.
Skema e re e TVSH-së ka hyrë në fuqi që prej 1 janarit me paketën e re fiskale duke sjellë kosto shtesë për grumbulluesit, të cilët paralajmërojnë që të ulin çmimet ndaj fermerëve. (ora-news)