Reklame:

Si po ndryshon traktori jeten e familjes ne nje fshat te Beratit

Në drejtim të Çorovodë vetëm 32 km larg Beratit gjendesh në fshatin Malinat. Natyra e ka bekuar këtë vend sepse ia ka dhënë të gjitha: tokë kodrinore e gjelbëruar, rezerva uji, klimë e butë. Por, për ta vizituar këtë vend kaq të bukur natyrisht të duhen jo më pak se dy orë nga qyteti kryesor.

Fshati Malinat shtrihet në jug të qytetit të Beratit. I rrethuar me kodra të buta në veri – jug, dalje të ujrave në krahun lindor drejt Osumit, fauna dhe flora janë të larmishme. Buqësia është zëri kryesor ekonomik i këtij fshatit dhe kultura që kultivohet masivisht është vreshtaria si pasojë edhe e trashëgimisë që i la fshatit sistemi i kolektivizimit. Përbërja e tokës është ideale për vreshtari dhe banorët e fshatit bëjnë maksimumin me punën e tyre për të rritur mirëqënien e tyre dhe përmisimin e kushteve në komunitet, por pa ndihmën e qeverisjes lokale e qëndrore është e pamundur të bësh ndryshime cilësore. Fshati vuan mungesën e një rruge që për banorët është mëse jetësore për të nxjerrë në treg prodhimet e tyre.

Pëllumb Bakushi në Malinat është një fermer i zonës. Ai iu është drejtuar disa institucioneve financiare, por për shkak të largësisë nuk ka gjetur mbështetje. Më pas u drejtua te institucion kredie, që në rrethin e Beratit operon me 3 dege – Berat, Ura Vajgurore dhe Kuçovë.  I anëtarësuar në këtë institucion në qershor të vitit 2017, ai ka marrë kredi për blerjen e një traktori me vlerë 3.4 milionë lekë.

Z.Bakushi thotë se, më parë e kam punuar tokën vetëm me frezë dhe tani erdhi momenti që të investojë në blerjen e një makinerie bujqësore, traktor, për punimin e tokës dhe proceset e korrjeve dhe  mbjelljeve.

Traktori po i lehtëson procesin dhe rendimentin e punës. Për më tepër, zona nuk ka një makineri të tillë bujqësore, ndaj ai mendon se do ta japë me qera.

Pëllumbi ka punësuar të gjithë familjen në fermën e tij dhe si aktivitet kryesor ka vreshtarinë. Prodhimin e tregton në Berat, në kantina dhe në tregun ushqimor të shumicës.

Sfida më e madhe për të është mungesa e infrastrukturës rrugore. Kjo i rrit kostot e transportit.  Aktualisht bujqësia vijon të ketë pak akses në financim. Për shumë banka të nivelit të dytë, sektori bujqësor viijon të shfaqë rrezik të lartë për financim. Nga ana tjetër, edhe vetë fermerët theksojnë se kushtet e financimit nga bankat vijojnë të jenë frenuese me norma të larta interesi.