Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk do të lejoj ushtrimin e guidave turistike të palicensuara në territorin shqiptar.
Në një interpelancë me përfaqësues të udhërrëfyesve turistik Ministri i Turizmit, Blendi Klosi bëri të ditur se duke filluar që prej këtij viti do të ushtrohen kontrolle nga inspektor të posaçëm në bashkëpunim me bashkitë dhe policinë e shtetit dhe se do të merren masa me gjobë për të gjithë ata që ushtrojnë këtë profesion pa u licensuar, të cilët sipas Klosit, dëmtojnë turizmin.
Për ata udhërrëfyes që kanë këtë praktikë por nuk janë të certifikuar ministri u shpreh se mund ta ushtrojnë këtë profesion pas trajnimit dhe plotësimit të krediteve për njohuritë e përgjithshme të tyre.
Për këtë sezon turistik janë gjithsej 250 udhërrëfyes të trajnuar për guidat turistike, ndërkohë që ministria sipas Klosit po shton dhe numrin e institucioneve që ofrojnë këtë trajnim. (scan)