Reklame:

Dafina, shija e gatimeve dhe “doktor” i kuzhines shqiptare

Gjethja e dafinës u jep gjellëve një aromë unike, të këndëshme dhe përmirëson shijen e tyre.

Përdoret në supëra, turshi, pastërma, tavë me peshk, me pulë, gatimet me lëng të mishrave e perimeve, atyre që piqen në furrë apo në saç, sallameri, etj.

Përjashtohen kryesisht ato gatime që gjethet mund të digjen gjatë përgatitjes. Përdorimi i gjetheve të saj si erëz në gatimet e ndryshme në vendet mesdhetare, e ka zanafillën që në Prehistori. Është përdorur për mijëra vjet dhe nuk është çështje zakoni apo rutine por, ajo e përmirëson vërtet dukshëm shijen e gjelleve.

Dafina në gatimet e ndryshme ka dhe një veti tjetër interesante e shumë të dobishme për shëndetin e njeriut. Sipas të dhënave të mjekësisë popullore, shërben edhe për të luftuar disa infeksione që mund të mbartin gatimet ose sëmundjet që mund të zhvillohen ose t’i bëjnë keq organizmit të njeriut. Kjo është edhe objekt studimi i mjekësisë bashkëkohore.

Ka studime që tregojnë se vaji i nxjerrë nga gjethet apo frutat e dafinës, ka veti narkotike (stimuluese), antibakteriale, antivirale dhe antikërpudhave patogjene, të cilat të mbartura në ushqime apo gatime, mund të shkakëtojnë pasoja serioze për shëndetin e njeriut.

Në lashtësi dafina është përdorur ashtu si hudhra, për t’u mbrojtur nga epidemitë e ndryshme. Ende tek shqiptarët ruhet tradita e finjosjes së rrobave ose enëve të guzhinës me dafinë, që do të thotë dezinfektim apo larje me ujë të valuar të enëve, ku brenda hidhen gjethe të dafinës.

Gjethet e saj vendoseshin edhe ku ruheshin frutat e thata, veçanërisht fiqtë e stafidhet për t’i mbrojtur nga insektet e ndryshme. Disa e përdornin gjethen e dafinës edhe atje ku mbanin orizin e miellin pë të mos u prekur nga dëmtuesit, si dhe në biblioteka në mes të faqeve të librave (kjo e përdorur nëpër kisha  e manastire), u jipte një erë të mirë dhe i mbronte nga dëmtimet nga mola.

Gjethet dhe frutat e dafinës me një përgatitje të posaçme (receta të ndryshme), në mjekësinë popullore janë përdorur që në kohët e lashta për luftimin e disa sëmundjeve ose përmirësimin e shëndetit të njeriut si: ndihmojnë në tretjen e ushqimit, stimulojnë oreksin, për të luftuar sëmundjet e bronkitit dhe parandalimin e gripit, kollës së mirë, kundra disa sëmundjeve kanceroze, për të lehtësuar dhimbjet nga reumatizma dhe spazmat e astmës, mungesës së menstruacioneve, për abortime, për trajtimin e histerisë, dhimbjes së barkut, nxitjes së urinimit, ndihmës për djersitjen, mënjanimin e erës së keqe të këmbëve, trajtimin e çregullimeve të mëlçisë, dhimbjeve të veshëve, puçrave në fytyrë, rrudhave, ekzemat, hipertensionin, etj.(P.Kokalari, etj. 1980; S. Belsinger, 2009).
Nuk kemi  shkrime që të na tregojnë se sa i lashtë është përdorimi dafinës në gastronominë shqiptare por, të dhënat gojore, feja, folku i shqiptarëve, flasin shumë. Sipas këtyre të dhënave, në lashtësi Kulti i Dafinës tek shqiptarët është unik.

Dafina nga kjo periudhë u bë Perëndia e shqiptarëve, sepse para së gjithash ishte një bimë shpëtimtare, veçanërisht ndaj epidemive dhe sëmundjeve të pashërueshme të njerëzve e kafshëve si dhe mbronte prodhimet ushqimore gjatë ruajties nga dëmtues e patogjenë të ndryshëm.

Dobitë e dafinës

Siç kemi përshkruar gjerësisht edhe më lart, vlerat e dafinës në gastronomi, për luftimin e sëmundjeve, apo për përmiresimin e shendetit të njerezve, sipas praktikës së mjekësisë popullore, janë unike dhe të pazëvendësueshme. Këto vlera njerëzimi dhe shqiptarët në veçanti, i kanë zbuluar të paktën që 3-4 mijë vjet më parë. Sot në laboratorët e shkencës moderne mjekësore, po punohet me intesitet për t’i evidentuar e vërtetuar edhe shkencërisht e klinikisht këto vlera.

Dafina prej shumë kohësh është përdorur si erëz në gatimet e ndryshme. Efektet e saj në shëndetin e njerëzve, e përdorur në këtë mënyrë sipas disa studimeve janë: për sëmundjet kardiovaskulare, tensionin e gjakut, kolesterolin, diabetin, ulçerat, sëmundjet neurodegjenerative, migrenën, alzhimer, arthrit, parkinson, antioksidant, anti bakterial(MRSA), etj.

Zbulimet e reja, kryesisht në vendet ku kjo bimë gjëndet e natyralizuar, janë shumë të shpeshta. Për të marrë informacion, duhet të ndjekësh botimet periodike.

Nga studimet e shumta të mjekësise moderne po veçojmë disa më tipiket:

Vrasëse e bakterieve. Studimet e shumta anembanë Botës, kanë vërtetuar se ekstraktet e nxjerra nga gjethe apo fruta te dafines, janë shfaqur vrasese ndaj infeksioneve të bakterieve të ndryshme si: Staphylococcus aureus.Kjo bakterie mund te shkaktojë sëmundje të ndryshme të lekurës, çibanë, mahisje, etj. Po kështu është vërtetuar se ekstrakte të gjethes së dafinës, janë vrasëse ndaj Escherichia coli dhe Salmonella typhimurium, të cilat shkakëtojnë diarrenë dhe probleme të tjera serioze për shendetin e njeriut. Trajtimi në sallameri me ekstrate të dafinës, bën që të ruhen për një kohë më të gjatë si rjedhojë e vrasjes së disa bakterieve, etj.

Vrasëse e kërpudhave. Në një studim laboratorik, është vërejtur se ekstaktet e dafinës kanë penguar rritjen e Phytophpthora infestansdhe mikotosinave si A. niger, A. fumigatus, P. verrucosum, etj., të cilat shkaktojnë sëmundje në kraharor, mushkëri, etj.

Antikanceroze.Shumë studime kanë treguar se ekstrakte të nxjera nga dafina, kanë frenuar formimin e qelizave te disa kancerëve të ndryshëm deri në masën 98% .

Anti-leuçimi. Në një studim in vitro, (costunolidedhe zaluzanin D) të izoluara nga dafina, kanë frenuar sëmundjen e leuçemisë.

Efekte neuromuskulare Në një studim tek kafshët, vai i nxjerrë nga gjethet e dafinës, ka ndikuar në qetësimin e përçusave neuromuskularë, gjë që mund të lidhet me përmbajtjen në vaj të Cineolit, Eugenolitdhe methyleugenolit.

Për hipertensionin. Eshtë provuar se një përbërës ethanolik që ndodhet në gjethet e dafinës, frenon rritjen e tensionit.

Ka veti antioksidante. Në studime është vërtetuar se gjethja e dafinës përmban antioksidante që ndihmojnë për të mbajtur në ekuilibër radikalet e lira. Antioksidantët e ruajnë trupin e njeriut nga shumë sëmundje edhe ndaj atyre kronike, etj.

Gjethet dhe frutat e dafinës si dhe vaji i nxjerrë prej tyre, përdoren në industrinë farmaceutike, kozmetikë, parfumeri, për përgatitjen e sapunit, në mjekësi, etj. Prej vait të dafinës, është përgatitur sapuni më vjetër në botë “Alepo” që dhe sot është një nga më të kërkuarit.

Druri dafinës është i fortë, i rëndë, me ngjyrë të bardhë deri në të murme dhe nuk çahet kollaj. Përdoret për pregatitjen e orendive në kabinete dhe zbukurime té ndryshme ashtu si druri i arrës, si dhe veglat të punës, skulptura, etj. Digjet mirë e çliron nxehtësi si dhe një aromë të këndëshme.

Bima e dafinës mbillet edhe si shkurre ose dru zbukurues. Kjo në vendet mesdhetare me klimë të butë, është një nga bimët më të mira për të krijuar bordura gjithmon të gjelbërta e forma zbukurimi estetike e të bukura. Mund të mbillet në kopshte, parqe, rrugë por dhe rreth shtëpive të banimit.

Gjithashtu mund të mbillet në toka të thyera kundra erozionit ose për t’i pyllëzuar. Shëtitja në një pyll me dafina, është mjaft e shëndetëshme. Në qoftë se futesh në një pyll të tillë, të lehtësohet frymëmarrja dhe ndjen arromën tërheqese e mahnitëse të kësaj bime. E ndjen veten sikur ke marrë ilaç me aparat të frymëmarrjes(inhaler).

Dafina cilësohet edhe si një bimë e mirë për bletët, për përmbajtje poleni dhe nektari. Kohët e fundit në Shqipëri ka filluar kultivimi i dafinës për prodhim gjethesh e frutash. Ky lloj biznesi duhet nxitur sepse Shqipëria ka kushte të përshtatëshme, është mjaft dobiprurës dhe ka përfitime ekonomike.

Veçoritë Agroteknike

Dafina kultivohet zakonisht me farë. Në gjysmén e dytë të Nëntorit ose në pravere në muain Mars-Prill. Mbjellja ne vendin e përhershëm behet në muajtë nëntor-dhjetor ose fillimi pranverës, me gropa 30x30x30 cm. dhe distanca bima nga bima 1×1 m.

Në parcelat e mbjella kryhen punimet, pleherimet me pleh organik, prashtijet për ta mbajtur të pastër nga barishtet e këqia, ujitje, etj. Dafina  mbillet dhe me lastarë ose kamzat që dalin nga trungu në fund të verës. Kjo është mënyra e mbjelljes nga shqiptarët dhe të tjerët gjat shekujve.

Mbjellja e dafinës me farë përbën një problem jo të vogël. Si në të gjitha pemët e tjera pasardhësit qe vine nga fara nuk kane vetitë prindërore. Zakonisht janë me më pak veti të mira në shërbim të njeriut. Prandaj mbjelljet e reja, per t’i konservuar këto veti duhet të bëhen me copa të marra nga prindër të provuar.

Bimët e dafinës së kultivuar kanë ardhur si rjedhojë e një seleksionimi të gjate popullor. Në të kundërt kjo bimë do të degjeneroje dhe do të humbasë vetitë e krijuara në shekuj. Aq me keq kur fara vjen nga jashtë Shqipërisë e shitet për qëllime komerciale. Kjo u vërtetua me sherebelën.

Për të patur supermaci në treg, në cilësitë e kësaj bime duhet të mendohet e të mbillet me copa duke perzgjedhur mirë bimët prindërore, ndoshta dhe të egrat, me ritje spontane.

Jane vrejtur dhe sëmundja si: kalbëzimi trungut, kalbëzimi i bardhë, njollosja e gjetheve dhe bloza. Ndaj këtyre sëmundjeve duhen të mirren masa parandaluese dhe higjeno-sanitare. Në rrast infeksjoni të rënde mund të ndërhyet me lëng bordolez ose zineb.

Kur dafina kultivohet për gjethe vjelja e tyre kryhet në periudhën Nëntor-Shkurt. Hiqen1/3 e gjetheve, gjethet e reja nuk duhen hequr.