Reklame:

Keni zene shtratin nga gripi? 8 keshilla per ta kaluar

Gripi dhe ftohja nuk kane nje kure te percaktuar. Simptomat para jane dhimbjet e grykeve qe ne mengjes, me pas kolla apo temperatura qe tregojne se jeni semure dhe fatkeqesisht nuk ka nje zgjidhje te shpejte per kete.

Kurat popullore te praktikuara ne shtepi jane po aq te perhapura sa vete semundja. Pjesa me e madhe e ketyre kurave kane nje histori te gjate aplikimi.

Nese semureni, duhet patjeter te qendroni ne shtrat, te konsumoni sa me shume lengje, te perdormi medikamentet qe rekomandojne mjeket dhe gjithçka duhet te kaloje.

Merreni me sportivitet

Kur jeni semure trupi juaj ka nevoje per me shume energji se zakonisht qe te luftoje bakteret, keshtu qe gjeja e duhur qe duhet te beni eshte te merrni disa dite pushim dhe te qetesoheni.

Qendroni ne shtrat

Te qendroni ne shtrat sigurisht ndihmon, por te qendroni zgjuar deri ne ore te vona jo. Mungesa e gjumit e ben sistemin tuaj imunitar te dobet dhe rekuperimi eshte me i veshtire. Nese simptomat e gripit ju mbajne zgjuar, provoni te flini me 2 jasteke pasi kjo ju ndihmon te merrni fryme me lehtesisht.

Perdorni sa me shume lengje

Lengjet ju ndihmojne me forcimin e muskujve, ndalojne dhimbjen e kokes si dhe ju hidratojne. Mbani gjithmone nje gote ne doren tuaj jo vetem me lengje por dhe me uje. Mundohuni te mbani larg kafeinen, alkoolin, apo sodat pasi dehidratojne organizmin tuaj.

Pini gjera te nxehta

Çajrat jane gjithmone nje zgjedhje e mire kur vjen puna per te mundur simptomat e gripit. Provoni te pini çajra herbale, uje te ngrohte ose uje te ngrohte me limon.

Perdorni nje luge mjalte

Mjalti do ju ndihmoje shume me dhimbjet e fytit dhe me heqjen e kolles. Studimet kane treguar se femijet qe hengren nje luge mjalte para kohes se gjumit, bene nje gjume me te rehatshem dhe pa kollitje, ndryshe nga ato qe perdoren ilaçe. Por kini kujdes, mos e perdorni kete me femijet nen moshen 1 vjeçare.

Beni nje dush te nxehte

Frymemarrja ne avull ben qe te keni nje frymemarrje me te lirshme. Edhe pse nuk jemi shume te sigurte nese kjo metode funksionon ose jo, nuk humbni asgje nese e provoni. Nxehtesia gjithashtu ju ndihmon ne relaksimin e çdo muskuli te dobet.

Perdorni ilaçe

Nese metodat e mesiperme ju duken te çuditshme dhe nuk keni shume besim qe funksionojne, sigurisht mund t’i ktheheni ilaçeve. Ndoshta mund te gjeni nje lehtesi nepermjet medikamenteve, por gjithmone mbani ne mendje diçka, mos merrni asnje ilaç pa rekomandimin e mjekut, pa pare etiketat dhe pa kontrolluar perberjen. Gjithashtu ilaçet tuaja mbajini larg femijeve.

Hani supe pule

Studimet tregojne se supa e pules ndihmon ne qetesimin e inflamacionit ne trupin tuaj. Perveç se lufton simptomat e gripit, supa ka kalorite dhe energjine e nevojshme per mundjen e gripit.