Reklame:

Probleme me zorret? Perdorni shege

Shega eshte çelesi i suksesit kunder semundjeve kronike intestinale. Kjo eshte shpresa qe jepet per permiresimin e kurimit ne te ardhmen nga nje kerkim i ri i universiteteve indiane dhe amerikane, qe shprehin entuziazem per rezultatin.

Shega permban nje molekule qe quhet urotilina, e cila sipas analizave, rezulton se forcon ndjeshem funksionet e barrierave intestinale, ulja e te cilave lidhet me semundjet e Krohnit dhe kolitin ulceroz.

Studimi eshte publikuar ne revisten shkencore Nature Communications dhe ne te shpjegohet edhe mekanizmi me te cilin kjo molekule e sheges ndikon ne mbrojtjen e zorreve nga keto patologji kronike, te cilat jane problematike per miliona njerez ne mbare boten.

Studimet vijojne dhe jane perqendruar ne krijimin e trajtimeve kunder semundjeve te zorreve duke shfrytezuar pikerisht perberesin qe gjendet tek fruti i sheges.