Reklame:

Semundjet qe kuron çaji i geshtenjes

Efekti kurativ dhe përdorimi 

Gështenja është përdorur për kurimin e sëmundjeve të ndryshme: Gjethet janë përdorur për të kuruar sëmundjet kardio-vaskulare pasi mbron  muret e venave, ulë dhe zbutë  pezmatimin e venave, hemorroideve, ulcerave,  parandalon  trombozën gjatë lindjes dhe më pas, trombozën kirurgjikale të membranave qendrore të syve, me çrregullime të ndryshme të qarkullimit periferik të gjakut – ndryshimet sklerotike vaskulare në këmbë, reumatizmin, sëmundjet e fshikëzës tëmthit dhe si një hemostatik në hemorragjinë e  mitrës.

Zierja e një grusht gjetheve të thara në muajin korrik dhe të ruajtura nga pluhuri dhe lagështia të paketuara mundësisht me letër për 20 deri 30 minuta formon një çaj, i cili ka efekte kuruese për sëmundjet e sipërpërmendura si dhe të tjera, siç janë:  përdorimi  i suksesshëm i çajit të  gështenjës si një ilaç për bronkitin,  kollën  e mirë, astmën dhe të dhimbjeve të rrugëve  të frymëmarrjes. Merren  2 deri 3 herë një ditë pas ngrënies nga një gotë çaj, për 3 javë. Kur përdoret për  inflamacionin e  venave të  gjymtyrëve përdoret nga 7 deri në 8 javë, por kurrë  më shumë se 12 javë.  Ndërsa për hemorroide  përdoret deri  4 javë.

Mjekësia tradicionale popullore ka më shumë se një shekull që e aplikon përdorimin e  suksesshëm  të çajit të  gështenjës si një ilaç efektiv për bronkitin, kollën e  mirë, astmës  dhe të rrugëve të frymëmarrjes.

Efektet anësore

Dëmtimet anësore  nga përdorimi i këtij çaji  , janë të  panjohura , nuk ka rrezik nga përdorimi i tij.  Gështenja pjekur – një delikatesë e njohur, përdorimi i sajë sjell shëndet për të gjitha moshat.