Kompania Adidas ka shitur 1 milion këpucë të bëra nga plastika e oqeaneve gjate vitit 2017.
Gjigandi gjerman i veshjeve sportive lancoi tre versione të reja të këpucëve UltraBoost të bëra prej plastikes së gjetur në oqean. Ajo u bashkua me iniciativën mjedisore Parley for the Oceans për të krijuar këpucë.
Në atë kohë, Adidas tha se donte të krijonte një milion palë këpucë UltraBoost.
“Ne vitin 2017 kompania arriti te prodhoje dhe te shese 1 milion këpucë të bëra nga plastika e oqeaneve”, ka deklaruar nje perfaqesues i kompanise Adidas për CNBC në një intervistë televizive.
Pë të prodhuar një palë atlete nevojiten dhe ripërdoren 11 shishe plastike.