Reklame:

Meshkujt qe pine nga dy kafe ne dite, kane 42% me pak shanse te vuajne nga impotenca

Studimi i ri zbulon se meshkujt qe pine se paku dy gota kafe ne dite, kane me pak shanse te vuajne nga humbja e ereksionit te organit gjenital.

Sipas te dhenave nga NHS, nje filxhan e kafes se shpejte permban 100 mg kafeine, perderisa nje filxhan me kafe te zakonshme permban 140 mg kafeine.

Ndryshe, nje gote çaj apo nje gote me leng te gazuar, permban 75mg, respektivisht 40 mg.

Hulumtuesit kane zbuluar se meshkujt qe pine mes 85mg dhe 170mg ne dite kafeine, jane 42 per qind me pak te rrezikuar nga impotenca.

Madje, edhe meshkujt qe vuajne nga mbipesha apo presioni i larte i gjakut – shkaktar ne mosfunksionimin si duhet te penisit – kane me shume mundesi seksuale, nese pije kafe.

Per fat te keq, kafeina nuk ndihmon tek meshkujt qe vuajne nga diabeti.

Shkencetaret nga Universiteti i Teksasit, kane zbuluar se kafeina nxite nje seri efektesh qetesuese, qe ndihmojne ne relaksimin e arteries ne penis dhe rrisin rrjedhen e gjakut.