Shija e çajit nuk eshte e rastesishme dhe nuk varet vetem nga qiellza! Ka ca rregulla! Zbuloni se çfare çaji duhet te pini ne orare te ndryshme te dites.
Ne mengjes: Çaje te ngrohta me barishte ose ereza me shije te forte dhe pak te hidhura jane ideale per te nisur diten. CHAI indian eshte nje zgjedhje ideale per mengjesin, ashtu siç eshte tulsi ose borziloku i perzier me xhenxhefil dhe çaj jeshil ose te zi. Nese keni pasur nje mengjes te bollshem dhe ndiheni te mbingopur, provoni xhenxhefilin me limon, mjalte dhe pak spec te kuq djeges.
Ne mesdite: Zgjidhni bime te fresketa me shije te embel dhe pak te hidhura, qe ta rrudhin lehte gjuhen. Nese keni ftohte apo ndiheni te dobet, pini xhenxhefil ose çaj tulsi. Çaji i limonit eshte nje çaj i mrekullueshem dhe ndihmon ne tretjen e ushqimit. Mund t’i shtoni pak nenexhik, nese jeni nervoze dhe pijeni ne temperature dhome. Nese keni probleme me fytin, provoni çaj jamballi.
Pasdite vone ose pak para se te bjere mbremja: Pini çaje me shije te embel ose te athet. Nuk duhet te pini çaje me efekt stimulues. “Yogi Tea”, i cili permban jamball dhe kardamon, eshte shume i dobishem. Gjithashtu, mund te pini qumesht te ngrohte me pak mjalte dhe gjysme luge te vogel arremyshk.
Para gjumit: Provoni çajet qetesuese, si ate te livandes ose te kamomilit, qe do t’ju qetesojne para se te flini.