Reklame:

Ushqimet qe ju ndihmojne per te mbetur shtatzene

Per te mbetur shtatzene duhet ndjekur nje diete specifike? Jo saktesisht, por dietologet bashkohen ne faktin se ekzistojne disa ushqime te cilat ndikojne pozitivisht ne nje shtatzeni.

Dieta me e mire eshte ajo mesdhetare, e pasur me ushqime te shendetshme, te fresketa dhe antioksidante.

Kjo pasi procesi i oksidimit shkakton renie pjellorie si tek meshkujt dhe tek femra dhe ndikon negativisht si ne spermatozoide dhe ne vezore.

Keshtu qe duhet te hani ushqime te pasur me antioksidante si frutat dhe perimet, kryesisht ato te stines.

Rol pozitiv ne pjellorine e femres dhe meshkujve, luajne vitaminat E dhe C, pasi stimulohet ovulacioni dhe funksioni i spermatozoideve.

Perveç frutave dhe perimeve ne tavoline nuk duhet te mungoje as vaji i ullirit, dritherat, frutat e thata, bishtajat, peshku, mishi i bardhe dhe vezet.

Nder ushqimet qe bejne “mrekulli” dhe rrisin mundesine per te mbetur shtatzene jane vaji i ullirit, bishtajat, peshku, veçanerisht sardelet, salmoni dhe merluci, qumeshti, kosi dhe djatherat, veza, majaja e birres, frutat e detit dhe veçanerisht midhjet, mishi i bardhe i pules, gjelit dhe lepurit.