Reklame:

Kalendari i bujkut per muajin prill, Kujdesi qe duhet per çdo kulture bujqesore

Të dhënat që jepen në këte kalendar nuk kanë kurrë farë vlere dhe force ligjore dhe nuk mundet të përdoren për zgjidhje problemesh e konfliktesh të çfarëdo lloji qofshin ato. Më poshtë po japim punët kryesore që kryhen dhe duhet më pasur parasysh nga ana e bujkut si edhe masat që duhet të merren për  brojtjen e kulturave bujqësore nga semundjet dhe dëmtuesit për muajn Prill.

 

Për Bimën e Grurit.
Në kulturën e grurit gjatë muajit mars nga shirat e rënë kanë krijuar lagështirë të tepruar prandaj në qendër të vëmendjes duhet të matet kullimi edhe në vatrat e zverdhuara duhet të bëhet nitifikimi i tyre. Në zonat fushore të Bashkisë sonë bima e grurit ndodhët në fazen e kallzimit. Gjate fillimit të këtij muaji në gjethët e poshtme të grurit do të haset hiri, septorioza ku kanë prirje të ngjiten në gjethët e siperme. Përvec këtyre do të hasim edhe afidet por nuk do të jetë nevoja për spërkatje kimike në qoftë se janë popullatë e vogël. Në parcelat për farë të bëhet kujdes për heqjen e barojave të egra që janë konkuruse për bimën e grurit, nga fundi i muajit të pastrohen varietet të tjera që dalin në parcelen e farës. Disa lëndë aktive për luftimin e hirit, me baze SQUFURI, CYPROCONAZOLO, BUPIRIMAT, PENCONAZOLO, MICLOBUTANIL, TRIADIMENOL, etj Disa lëndë aktive për luftimin e afideve (morrat) BACILLUS THURINGIENSIS ( Ështe Produkt Biologjik), ACETAMIPRID, AZADIRACTIN, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRINA, DELTAMETRINE, SPINOSAD (Ështe Produkt biologjik), etj.

Për Bimën e Misrit.
Puna e parë që duhet bërë me misrin është përgaditja e tokës për mbjellje gjatë punimeve të para të cilët zakonisht bëhen 26 cm deri ne 30 cm thellësi para plugimit hidhën plehërat organike në masën 400-500 KV për hektarë. Këto të përmbysen me plugimin e parë. Qëllimi kryesor është që të krijojmë një shtrat sa më të mirë për mbirjen e farës së misrit, para
frezimit të fundit të hillen 2/3 e plehëravë kimike ndërsa 1/3 të hidhët më makinë bujqësore, të bëhet edhe dizinfektimi i tokës, të marrim masa për të siguruar ushqimet e helmuara. Mbjellja emisrit duhet të bëhet në kushte sa më optimal me lagështirë normale dhe kur temperatura e tokës në thellësin 10 cm ka arritur në 10-12 0C . Mbjellja më optimal është nga 15 – 30 Prill. Duhet të bëjmë kujdes gjatë mbjelljës së misrit për krimbat e tokës ku duhet te hellim preparate kimike për luftimin e tyre sepse në qoftë se janë prezent në tokë mund te shkaktoj dëme të medha gjatë mbirjes deri në abortimin e farës. Disa lënde aktive për luftimin e krimbave te tokës, LAMBDA-CYHALOTHRIN, CHLORPYRIFOS ETHYL. Etj.

Për Bimën e Fasules.
Fasulet të cilët janë mbjellë në 10 ditorin e fundit të muajit Mars janë në mbirje e sipër dhe gjatë 10-ditorit të parë të muajit Prill vazhdon mbjellja. Një nga dëmtuesit më kryesorë është miza e farave, në qoftë se shohim se bimët dalin me kotiledone të demtuara ateherë duhet të bëjmë capitjen në rreshtë me qëllim që të shpejtojmë daljen e bemëve të reja mbi sipërfaqen e tokës. Pasi ky dëmtues në momentin e parë që del në kontakt me driten largohen nga bima e fasules. Kujdes duhet të bëjmë edhe për kërmijte dhe krimbave të tokës. Këto mund ti luftojmë me preparate të ndryshme për kermijte METALDEHYDE ndërsa për krimbin tokës preparate si LAMBDA-CYHALOTHRIN ose CHLORPYRIFOS ETHYL.

Për Bimën e Patates.
Nga fundi i muajit Prill shfaqet buberreci i patatës dhe në ditët e para të muajit Maj të merren masa për trajtime kimike.
Lëndet aktive si AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, , SPINOSAD (Janë Produkte Biologjike) THIAMETOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, DELTAMETRINE etj.

Për Bimën e Domates Në Sera.

Duhet të bëjme kujdes per trajtimin vrugut. Të monitorojmë cdo ditë serën për këpushat, krahbardha apo minatricen. Për sa i përket luftimit te minatrices bima e domates është më e qendrushme prandaj duhet të kemi parasysh shkallen e infeksionit kunder këtyre dëmtuesve që permendëm më lart, trajtimet kimike bëhen vetëm në këto raste :
• Kur 7-8% e bimëve janë me afide.
• Kur 20% e bimëve kanë 10-15 gjethe janë minuara me mizën minuese.
• Kur 10 % e bimëve kanë infeksion nga këpushat.
Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, DELTAMETRINE BACILLUS THURINGIENSIS ( Janë Produkte Biologjike).
Disa lënde aktive për luftimin e krahbardhës ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, ETOFENPROX, PYRIPROXYFEN etj.

Disa lënde aktive për luftimin minuesen, ABAMECTIN, SPINOSAD, AZADIRACTIN, LUFENURON etj.
Disa lënde aktive për luftimin e këpushave (merimangat) ABAMECTINE CLOFENTEZINE, HEXITIAZOX, TEBUFENPIRAD etj.
Disa lënde aktive për luftimin e vrugut BENALAXYL, MANCOZEB, FOLPET, FOSETYL-AL, CIMOXAMYL, etj.
Disa lënde aktive për luftimin e hirit SQUFURI, CYPROCONAZOLO, BUPIRIMATE, PENCONAZOLO, MICLOBUTANIL, TRIADIMENOL etj.

Për Bimën e Domates Në Fushë.
Problemet kryesore në muajin Prill për domaten në fushë janë doseza, afidet dhe barërat e egra.

Disa lëndë aktive për luftimin e afideve (morrat) dhe dosezez, ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, BACILLUS THURINGIENSIS ( Janë Produkte Biologjike), THIAMETOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, DELTAMETRINE etj.

Disa lende aktive për luftimin e barërave konkorues të domates janë me bazë RIMSULFURON, SOLFONILUREA etj

Për Bimën e Trangullit.
Ashtu si për domaten në sera edhe për tangullin vëmendja kryesore duhe të përqëndrohet të vrugu, këpushat, afidet dhe  minatricja, kjo e fundit shkakton dëme më të madh tek trangulli se sa domatja pasi trangulli është bima më pak e qëndrushme nga kto insekte.

Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) ACETAMIPRID, BACILLUS THURINGIENSIS ( Eshte Produkte biologjike), AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, , SPINOSAD (Eshte Produkte Biologjik), DELTAMETRINE etj.
Disa lënde aktive për luftimin e krahbardhes ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, ETOFENPROX, PYRIPROXYFEN etj.

Disa lënde aktive për luftimin minuesen ABAMECTIN, SPINOSAD, AZADIRACTIN, LUFENURON etj.
Disa lënde aktive për luftimin e kepushave (merimangat) ABAMECTIN CLOFENTEZIN, HEXITIAZOX, TEBUFENPIRAD etj.

Disa lënde aktive për luftimin e vrugut, BENALAXYL, MANCOZEB, FOLPET, FOSETYL-AL, CIMOXAMYL, etj.

Për Bimën e Hardhisë.

Në vreshtat nga viti i parë.
Në vreshtat e rinj gjatë këtij muaji duhet të bëhen këto procese pune:
• Ku bimët kanë rritur lastaret e tyre në 3 – 4 gjethe të bëhet pastrimi i gjithë filizave të dal nga nënshartesa.
• Të bëhet zverdhja e parë , kjo bëhet kështu në një ditë të vranët rreth trungut hapet dheu 20 cm thellë dhe pastrohen të gjitha rrenjët që kanë dalë si nga nënshartesa ashtu dhe nga mbishartesa.
• Toka të mbahet e pastër nga barërat e egra.
• Në vendet ku nuk janë vendosur kallamat mbeshtetës të vendosen.
• Gjatë kohës në vazhdim duhet të lihen vetëm dy lastarë më të fuqishëm, lastarët e tjerë që
mund të dalin duhet te hiqen.
• Me rritjen e lastarve do të dalin edhe sqetullorët keto në momentet e para duhet të hiqen
vazhdimisht .
• Ne ditet e fundit te ketij muaji të bëhen edhe plehërimet plotesuse me :20 gram / Nitrat Amoni .60 gram Superfosfat per çdo rrenje.

Hedhja e plehut bëhet në këtë mënyrë :

Në largësinë 25 cm larg bimës dhe rreth 25 -30 cm në thellësi hapet një vrimë me qyski dhe hidhet sasia e mësiperme e plehut.
Në vreshtat nga viti i dytë.
Ne 10 ditorin e muajit prill hardhitë kanë çelur dhe lastaret fillojnë të rriten me shpejtësi. Njeri nga dy llastaret që është më I dobti hiqet dhe lihet vetëm njëri , sqetulloret qe dalin lihen por këto pincohen ne 2-3 gjethe. Bimët lidhen ne kallamin mbështetes që të rriten sa më drejtë.

Në vreshtat e vitit të tretë.
Në vreshtat e vitit të tretë e në prodhim duhet të kemi parasysh këto proçese : me rritjen e temperaturave në 8 gradë sëmundja e hirit eshte prezente qe ne momentin e daljes se gjethe prandaj ne duhet te fillojme trajtimet me baze squfuri pasi jo vetem luftojme hirin, por edhe nekrozen dhe kepushat. Rreth dates 20 fillon fluturimi i tejes se rrushit dhe arrine max ne fund te muajit, dhe trajtimet duhet te jene presente.
Disa lënde aktive për luftimin e kepushave (merimangat) ABAMECTINE CLOFENTEZIN, HEXITIAZOX, TEBUFENPIRAD etj.
Disa lënde aktive për luftimin e tejës , SPINOSAD (Eshte Produkte Biologjike), BACILLUS THURINGIENSIS ( Eshte Produkte Biologjik).
Disa lënde aktive për luftimin e vrugut me baze BAKRI. BENALAXYL, MANCOZEB, FOLPET, FOSETYL-AL, CIMOXAMYL, etj.
Disa lënde aktive për luftimin e hirit SQUFURI, CYPROCONAZOLO, BUPIRIMATE, PENCONAZOLO, MICLOBUTANIL, TRIADIMENOL etj.

Për Bimën e Mollës.
Në fillim të këtij muaji gjethët e molles kanë celur dhe duhet të bëjme kujdes për demtuesit që janë kepusha e kuqe, afidet, flutura dimerore ndërsa semundjet janë kroma. hiri.

Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) BACILLUS THURINGIENSIS ( ështe Produkte Biologjike), SPINOSAD (ështe Produkte Biologjike), ACETAMIPRID, AZADIRACTIN, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, DELTAMETRIN etj.
Disa lënde aktive për luftimin e kepushave (merimangat) ABAMECTINE CLOFENTEZIN, HEXITIAZOX, TEBUFENPIRAD etj.
Disa lënde aktive për luftimin e kromes dhe të hirit SQUFURI, CYPROCONAZOLO, BUPIRIMATE, PENCONAZOLO, MICLOBUTANIL, TRIADIMENOL, CAPTAN etj.

Për Bimën e Dardhës.
Në fillim të këtij muaji kanë rënë petalet dje në kohën kur petalet kanë rënë 85 % duhet të bëjmë trajtime kundër grerëzës së dardhës në qoftë se nuk trajtohet në këtë moment kur fruti i dardhës arrin madhësinë e bizeles ,dëmi është shkaktuar prandaj nuk duhet të nënvlersohet që trajtimi të kryhet pa përfunduar rënia e petaleve. Disa nga insektet e dëmshem janë si këpusha e kuqe, afidet, flutura dimërore ndërsa sëmundjet janë kroma,hiri.

Disa lëndë aktive për luftimin e afideve (morrat) ACETAMIPRID, AZADIRACTIN, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRINA, BACILLUS THURINGIENSIS ( Eshte Produkte Biologjike), , SPINOSAD (Janë Produkte Biologjike), DELTAMETRINE etj.
Disa lëndë aktive për luftimin e këpushave (merimangat) ABAMECTINE CLOFENTEZINE, HEXITIAZOX, TEBUFENPIRAD etj.
Disa lëndë aktive për luftimin e kromës dhe te hirit SQUFURI, CYPROCONAZOLO, BUPIRIMATE, PENCONAZOLO, MICLOBUTANIL, TRIADIMENOL, CAPTAN etj.

Për Bimën Pjeshkës.
Gjatë ketij muaji pjeshka është në gjelberim të plotë, një nga sëmundjet më kryesore është gjethëpërdredhësja e cila bimët që nuk janë të trajtuara me lëng bordolez, janë të prekuara nga kjo sëmundje edhe Hiri është prezent, ndërsa për insektet janë afidet.
Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, DELTAMETRINE BACILLUS THURINGIENSIS ( ështe Produkte Biologjike), , SPINOSAD (ështe Produkte Biologjike), etj.
Disa lënde aktive për luftimin e gjethëpërdredhëses janë me bazë BAKRI, ZIRAM, TIRAM etj.
Disa lënde aktive për luftimin e hirit SQUFURI, CYPROCONAZOLO, BUPIRIMATE, PENCONAZOLO, MICLOBUTANIL, TRIADIMENOL, etj.

Për Bimën e Qershisë.
Në bimën e qershisë duhet të kemi parasysh afide të cilat kur mblidhen në popullata janë shumë të rrezikshme deri në tharje të lastareve të rinjë dhe buqetave të luleve.

Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) LAMBDA-CIALOTRINA, ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, BACILLUS THURINGIENSIS ( Janë Produkte Biologjike), IMIDACLOPRID, THIAMETOXAN, DELTAMETRINE etj.

Për Bimën e Ullirit.
Duhet të kemi nën mbikqyrje të vazhdueshme sëmundjen e syrit të palloi pasi janë kushtet shumë të favorshme për zhvillimin e tij.
Disa lënde aktive për luftimin e syrit të palloit janë preparatet me baze BAKRI, FOLPET etj.

 

Në Bletari
• Të kryhet kontrolli në detaje i shoqerive të bletëve , nëse nuk është bërë në 10 ditorin e fundit të muajit të kaluar.
• Të shikohet zhvillimi i bletëve dhë të zgjerohet foleja si edhe duke vendosur fletë dylli të reja, fletët e reja vendosen ne 2 copë një në radhën e dytë dhe tjetra në rradhen e 9.
• Të hiqen kornizat me mjalte të vjeter , më qellim të zgjerimit të hapsirës për t’ja mundësuar sa më shumë pjelljen e mames.
• Të hiqen kornizat me polen në kohen e lulzimit të bimeve dhë të ruhen si rezerva.
• Të mblidhet poleni i luleve me kapse.për ta ruajtur për periudha që nuk ka polen.
• Të merren masa për ruajtjen e atmosferës së punës dhe të pengohet roitia e hershme e bletës. Në rastet kur nuk ka kullotë të bollshme për shkak të kushteve klimatike, të vazhdohet me ushqim stimulues.
• Të bëhet bashkimi i shoqërive të dobta me të fortat, asnjeherë 2 bletë të dobta nuk mund të bashkohen.                                    • Të behet kontrolli I vazhdueshëm për gjendjen shëndetësore të bletëve dhe larave.

• Të aplikohet lufta biologjike kundër Varoes.( kjo bëhet duke vendosur korniza pa flete dylli që bletet ti bëjne qelizat mashkullore që kjo eshte streh per varroen, pastaj kjo korrnize hiqet dhe grumbullohen ne një vend dhe shkrihen. Enet që sherbejne për uje për të pirë bletet , të mbahet gjithmon të pastra.