Përtej debateve për rimbursim dhe mungesave në subvencionime, sipërmarrja shqiptare sërish tenton të zgjerohet, edhe pse në rajon është më pak e mbështetura, ose aspak e mbështetur. Në këtë kuadër dhjetëra biznese shqiptare dhe të huaja kanë pasur mundësinë të prezantohen dhe të zhvillojnë takime dypalëshe në Tiranë. Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë ka filluar më herët projektin për ngritjen e networkut dhe zgjerimin e tregjeve. Alida Kondi, Drejtuese e kësaj qendre, tha se, kompani të sektorëve të ndryshëm, agropërpunim, teknologji, bujqësi, hoteleri e turizëm, nga 5 vende të Ballkanit Perëndimor kanë shprehur interes për bashkëpunim. Ky është takimi i dytë i bizneseve në formën B2B, sipas Kondit, ndërsa tashmë janë mbi 1000 profile biznesi online në platformën ëëë.bmbpages.biz. Mbi 280 prej kompanive dhe shoqatave të biznesit janë shqiptare.
Fuqizimi i kompanive rajonale dhe rritja e mundësisë për tregti, po zbatohet nga Projekti BalkanMed E-Business Pages, si pjesë e një Konsorciumi, të përbërë nga 4 organizata të tjera në Bullgari,Greqi, Qipro dhe Maqedoni e Veriut.
Objektiv është rritja e konkurrueshmërisë së kompanive, veçanërisht atyre eksportuese në rajonin e Ballkanit dhe Qipros përmes zhvillimit të kushteve për zgjerimin e bashkëpunimit ndër-rajonal. Krahas rritjes së tregtisë objektiv i këtij bashkëpunimi është formimin e klasterave dhe transferimi i teknologjisë mes bizneseve të këtyre vendeve.
Në platformë, informacioni për secilën kompani jepet i plotë për produktet, shërbimet, të klasifikuara sipas kodit NACE, si dhe për interesat e kompanive për bashkëpunim.
Platforma është e hapur, që kompantë të regjistrohen, por edhe të vizitohen nga partnerët e interesuar për të parë produktet, shërbimet, por edhe interesat e shprehura të kompanive për bashkëpunim, eksportet apo dhe investimet midis vendeve respektive.Sot, Shqipëria realizon rreth 8% të volumit të eksporteve në vendet si Greqi, Bullgari dheMaqedoni e Veriut dhe 11% të totalit të importeve.Projekt po zbatohet është në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Transnacional, INTERREG VB, si pjesë e Programit Balkan-Mediteran 2014-2020.