Reklame:

Kultivimi dhe kujdesi per kulturen e shalqinit

Shalqini është ndër perimet më të vjetra që e ka kultivuar njeriu, ndërsa llojet tjera si domatja, speci patatja etj., kanë filluar te kultivohen shumë më vonë.

Shalqini ka rëndësi shumë të madhe në ushqimin e njeriut. Për ushqim përdoren frutat e pjekur të cilët janë shumë të ëmbël dhe me shije te këndshme e mjaft freskues. Nga lëngu i shalqinit mund të prodhohet lëng, ndërsa nga lëvorja mund të prodhohet ëmbëlsira. Nga farat e shalqinit mund te prodhohet vaj për të ngrënë.

Si vend origjine konsiderohet Afrika qendrore dhe Jugore. Në të dy anët e ekuatorit edhe sot gjinden forma të egra, nga të cilat rrjedh shalqiri i kultivar. Shalqini është kulture shumë e vjetër dhe sipas disa autorëve shalqiri është kultivuar që në shekullin e X para erës sonë. Shalqini është kultivuar edhe në Greqi, Egjipt dhe në Romë. Në Amerikë shalqini është përhapur nga Evropiane pas zbulimit te saje. Në vendin tonë shalqini kultivohet pothuaj në gjithë vendin.

Vlera ushqyese shalqinit është shumë e madhe dhe ka rëndësi dietike dhe profilaktike për një numër të madh të sëmundjeve. Pjesa e ngrënshme të kësaj kulture e përbejnë 44 deri në 60 për qind të frytit.

Kjo pjesë e shalqinit ka 8 deri në 15 për qind materie të thata. Tuli ka këtë përbërje kimike: Proteine 0,75 për qind, celuloze 0,4për qind yndyre 0,6 për qind, kripëra minerale 0,36 për qind dhe sheqerna 9 për qind.

Shalqini përmban edhe një numër te madh te vitaminave si C-5- 10 mg në 100 gr. Prodhim të freskët, A, 1.1 mg me 100 gr fruta të freskëta B1 0.04 mgr në 100 gr fruta.

Shalqini përmban sasi të konsiderueshëm të acidit folik 0,15 mgr, pH në lëng te shalqiri është 5-5.5. Një kg shalqi ka 400 kalori dhe pjesa e konsumueshme e tij është 52 për qind.

Përshkrimi botanik

Shalqini është kultura me e rëndësishme dhe me e përhapur e familjes Cucurbitaceae.

Sistemi rrënjor është i zhvilluar shumë mirë dhe pjesa më e madhe e sajë është e shtrire ne gjatësi 40-50 cm.. rrënja kryesore e saje arrin thellësi deri mbi 2 m.

Kërcelli është zvarrite dhe arrin 3-4 m gjatësi është 5 brinjësh dhe i mbuluar tërësisht me qimëza. Ai formon një rrjete të gjerë degëzimesh. Në kushte të përshtatshme lagështie dhe temperaturë çdo pjesë e kërcellit formon rrënjë adventive. Kjo e fuqizon sistemin rrënjor.

Gjethet janë të vendosura në kërcell me bishta të gjatë deri 10 cm dhe nuk kanë gjethëza. Në sqetullat e gjetheve formohen loze të cilat paraqesin kërcej të transformuar. Gjethja është e ndare në pesë pjesë. Madhësi dhe forma e saj është karakteristike e kultivarit.

Lulet e shalqinit janë monoike me lule një seksuale dhe zakonisht në të njëjtën bimë formohen lule mashkullore dhe femërore. Një numër i madh i kultivarëve formon lule mashkullore dhe hermafrodit gjegjësisht dy sektorë. Grupi i trete i kultivarëve formojnë lule mashkullore, femërore dhe hermafrodit. Në një bimë formohen 15 deri në 60 lule femërore ose hermafroditë dhe 400 deri në 600 lule mashkullore. Së pari lulëzon lulet mashkullore të cilat formohen në degëzimet e kërcellit kryesor. Lulëzimi i shalqirit fillon 40 deri në 50 ditë pas mbirjes së farës.

Kërkesat ndaj faktorëve të jashtëm

Sikur çdo kulturë tjetër perimore edhe shalqiri ka kërkesa për faktorët e mjedisit të jashtëm. Shalqini posaçërisht ndikon ndaj temperaturave të ulëta dhe kur nuk ka dritë të mjaftueshme.

Shalqini ka nevojë për temperatura në të gjitha fazat e rritjes. Farat fillojnë të mbijnë ne temperaturë 14 deri në 16oC ndërsa temperatura optimale për mbirje te farave është 30oC.

Nëse dominion temperaturat optimale prej 20oC për 5 deri në 6 ditë dalin bimët e para. Nëse temperaturat variojnë bimët vonohen për mbirje 10 deri në 12 ditë. Temperatura me e përshtatshme për rritjen dhe zhvillimin e shalqinit është 28 deri në 30oC.

Sa i përket dritës shalqini ka kërkesa për dritë, por ajo është bime e cila kërkon drite 12 orë në dite apo edhe me shumë. Kërkesat me të mëdha për drite i ka në kohën kur është duke u rritur, por edhe në kohen e pjekjes se frutave. Nëse gjatë ditës intensiteti i dritës është me i shkurtër vërehen paraqitje së luleve femërore. Nëse drita shkurtohet në 8 orë gjatë ditës atëherë vrehet vonim i rritjes dhe zhvillim i bimës.

Toka: sa i përket tokës shalqini kërkon toka të pasura të shkriftë dhe me materie ushqyese. Me se miri zhvillohet në toka aluviale të cilat janë të thella dhe raportin në mes të rërës dhe argjilës e kanë mirë të rregulluar. Në toka të lehta ranore jep rendimente të ulëta. Po ashtu edhe tokat e rënda të cilat nuk e lëshojnë ujin janë të pa përshtatshme për kultivimin e shalqirit.

Tokat më të mira për kultivimin e shalqinit janë tokat me vlerë të pH neutrale ose toka e dobët acidike.

Parakulturë e mirë për shalqirin janë kulturat lavërtare që e lënë tokën të shkriftë. Parakultura më e mirë për shalqirin janë jonxhishtet pasi ato e pasurojnë tokën me materie ushqyese dhe humusore. Ajo zhvillohet mirë edhe nëse mbjellët pas qepës, karotës etj.

Shalqini është parakulturë e mirë për të gjitha bimët me përjashtim të bimëve të familjes bostanore. Sa i përket plehërimit shalqini shumë mirë reagon në plehërim e sidomos në plehërimin organik dhe mineral. Plehu i stallës hidhet para lëvrimit themelor ndërsa me vonë prapë duhet hedhur plehu organik në gropa për mbjellje të fidanit. Në toka të pasura mjafton të hidhen 30 t/ha pleh të djegur mirë organik, ndërsa 2 deri në 3 kg në çdo gropë.

Sa i përket plehut mineral duhet të hedhen 50 deri në 60 kg N, 80-100 kg P2O5 dhe 80-100 kg K2O për ha. Gjysma e sasisë duhet të hedhet para përgatitjes së tokës ndërsa gjysma tjetër hedhet për riplehrim.

Kultivimi i shalqinit, sikurse edhe kungulloreve tjera bëhet në disa mënyra:

Kultivimi me farë

Kultivimi me fidan

Kultivimi me fidan të shartuar

Ndërrimi i fidanëve bëhet në distance të ndryshme. Dendësia e mbjelljes së bimëve është relativisht e vogël 3000 deri në 4000 bimë/ha, në varësi nga fuqia vegjetative e nënshartesës dhe e vetë kultivarit të përzgjedhur. Fidani vendoset në mënyrë të atillë që Menjëherë pas ndërrimit duhet të bëhet ujitja për të siguruar 2-3 litra ujë për çdo bimë të mbjellë.

Kryesisht rendet mbulohen me polietileni transparent mbi harqet e vendosura dhe fiksohet mirë duke e mbuluar me dhé të freskët në të gjitha anët e tij. Përgjatë gjatësisë së tunelit, në anën më të mbrojtur nga erërat, hapen disa dritare të vogla, për të kontrolluar zhvillimin e bimëve dhe përmirësuar ajrimin e tyre.

Gjatë kohës së qëndrimit të bimëve në tunel tregohet kujdes i veçantë për parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme kërpudhorë në gjethe. Për këtë qëllim, sa herë që e lejojnë kushtet e motit, bëhet ajrimi i tuneleve, nëpërmjet hapjes për disa kohë të fundeve të tyre. Ndërkaq, fidanët e shartuar garantojnë mbrojtjen e bimëve nga sëmundjet kërpudhore që jetojnë në tokë.