Reklame:

Kultivimi i kerpudhave

Kultivimi i kërpudhave, është mjaft i rëndësishëm si për nga aspekti ekonomik po ashtu edhe nga aspekti i përdorimit të tyre në ushqim. Përndryshe kultivimi i tyre ka traditë mjaft të gjatë. Llogaritet se kërpudhat i kanë kultivuar edhe grekët dhe romakët e vjetër. Në të ushqyerit e njeriut kërpudhat përdoren në forma të ndryshme. Përmbajnë lëndë të thatë 10 – 15 për qind . Kërkesat ndaj kushteve të mjedisit Në kultivimin e kërpudhave dallohen tri faza:

Inkubimi, nga mbjellja deri në mbulimin e substratit nga micelet.

Rritja e kërpudhave

Formimi i pjesëve konsumuese (që përdoren për ushqim) Temperatura optimale për rritjen e miceleve është rreth 250 C. Rritja zvogëlohet (madje edhe mund të ndërpritet në temperatura të ulëta apo edhe shume të larta (nën 7 – 8 dhe mbi 350 C). Për rritjen e kërpudhave (shampinjon), më së miri është ambienti në errësirë. Prezenca e dritës mund të ndikoj që të fitohen produkte të cilësisë me të dobët

Ajrosja e mjediseve ku prodhohen kërpudhat, është e domosdoshme. Në fazën e parë kërkesat për ajrosje janë të vogla, por më vonë këto kërkesa janë më të theksuara dhe sidomos në fazën e tretë ajrosjes duhet kushtuar kujdes shumë i madh. Gjatë procesit të prodhimit të kërpudhave në mjedise të errëta (si rezultat i zbërthimit të substratit që përdoret), lirohet sasi e madhe e CO2. Kjo Sasi duhet të largohet rregullisht. Përqendrimi i CO2, mbi 0,5 për qind, është i dëmshëm për rritjen e kërpudhave.

Kultivimi i kërpudhave

Kërpudhat formohen prej micelit i cili zhvillohet në kushte të caktuara.

Përgatitja e substratit

Në Praktikën e gjerë përdoren substrate mjaft të ndryshme. Llogaritet se plehu i kuajve është më i përshtatshmi. Në prodhimin bashkëkohor të kërpudhave sot përdoren substrate (komposto) sintetike, që prodhohen nga kombinimet e ndryshme në mes kashtës, mbeturinave të ndryshme të kërcejve të misrit, sanës me pleh të kafshëve dha materieve të ndryshme minerale. Në praktikën e gjerë përdoret shpesh përzierja e plehut të freskët kuajve me kashtën e drithërave, zakonisht në raport 70 / 30.

Formimi i kompostove ka për tri qëllime kryesore: Transformimi i materieve ushqyese në gjendje që kërpudhat të mund ta përdorin për ushqimin e tyre Shkatërrimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve të ndryshëm që ndodhen në substrat.

Formimin e strukturës homogjene të kompostit me qëllim të krijimit në te të një regjimi të mirë ujore ajror Kompostimi fillon me fermentimin e kashtës dhe plehut. Gjatë fermentimit plehu përzihet dy – tri herë me qëllim që të sigurohet një masë sa më homogjene. Pas kryerjes së fermentimit nga substratet formohen “figura” apo blloqe të cilat mund të bëhen me dorë apo në mënyrë të mekanizuar. Në 1000 kg substrat (komposto), jepen 7 kg ure, 17 kg NH4SO4, 15 kg superfosfat, dhe karbonat kalciumi dhe 40 kg shkumës (Lazic et al, 2001).

Kompostimi zgjatë rreth dy javë dhe vazhdon faza e fermentimit e cila zgjatë 9 – 10 ditë. Komposti cilësor duhet të ketë lagështi rreth 65 për qind dhe pH 7,2 Pas fermentimit kalohet në fazën e pasterizimit e cila kryhet në temperaturë 50 – 600 C, për një kohë rreth një javë. Pasi që substrati të renditet në thasë apo blloqe, bëhet inokulimi. Në 1 kg substrat jepen 4 – 5 gr micele ose 5 – 6 l/t substrat.

Mbjellja e miceleve bëhet me donator të posaçëm gjatë mbushjes së thasëve apo gjatë transportit të substratit në rafte apo arka. Pas inokulimit zhvillohet faza e intubacioneve të kërpudhës. Kjo arrihet duke e mbuluar substratin me foli plastike (najloni) me qëllim që të sigurohet temperaturë rreth 25 0 C për 10 – 12 ditë. Inkubacioni zgjatë 20 – 25 dit. Gjatë rritjes (kultivimit), temperatura nuk duhet të bjerë nën 18 0 C dhe lagështia relative duhet të jetë rreth 90 për qind. Cikli i prodhimit të kërpudhave mund të zgjatë 100 – 120 ditë dhe mund të përsëritët 2 – 3 herë në vit. Preferohet që kërpudhat të vjelën kur arrijnë diametër 2,5 – 4,5 cm. Kërpudha mund të ruhet për 5 – 6 ditë në temperaturë 0 – 1 0 C dhe lagështi relative 95 për qind. Në këto kushte mund të ruhet për rreth një javë.