Raca e lopëve Busha me origjinë autoktone ilire e cila rritet edhe në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Maqedoni, Mal të Zi, e cila i përket grupit të kafshëve primitive dhe është e shkurtër. Disa burime thonë se kjo racë ka ekzistuar rreth Gadishullit Ballkanik që nga kohët neolitike.
Gjatë periudhave të ndryshme kohore Busha ka pësuar ndryshime si në pikëpamje të jashtme ashtu edhe në aspektin prodhues, pasi që ka ndodhur kryqëzimi, kryesisht i pa kontrolluar, me raca të ndryshme, si me Oberientalin, Montafonin, Simentalin, Gjedhin laraman të vendit etj.
Sot raca e pastër lopëve Busha është shumë e rrallë dhe përgjithësisht gjendet në zonat kodrinoro-malore.
Karakteristikat e racës së lopëve Busha
Ngjyra e kësaj race ndryshon sipas tendosjes rajonale. Në Kosovë dhe Shqiperi janë tri lloje të ngjyrave të kësaj race si e kuqe, e zezë dhe ngjyrë hiri. Në Maqedoni kjo racë ka ngjyrë të kaltër hiri. Në Serbi ekzistojnë tre lloje e zeza (të konsideruara më e vjetra), e kuqe dhe hiri.
Raca Busha ka peshë trupore mjaft të ultë, që sillet ndërmjet 150 deri 300 kilogramë, kurse demat kanë masë trupore mesatare deri në 450 kilogramë.
Kjo racë e lopëve është rezistente ndaj sëmundjeve, parazitëve të brendshëm dhe të jashtëm, dhe mbijetojnë mirë me një menaxhim minimal të ushqimit dhe kullotjes natyrore.
Është thënë gjithashtu se kjo racë është shumë e pastër pasi ato e kryejnë nevojën (jashtëqitjen) vetëm në një vend në krahasim me bagëtitë e tjera që e kryejnë kudo.
Prodhimi i qumështit është shumë efikas në krahasim me madhësinë e tyre të vogël, mesatarisht jep 1.000 litër qumësht gjatë një laktacioni, e në kushte diç më të mira edhe deri 2.000 litër, me rreth 4 për qind yndyrë. Aftësitë për majmëri nuk janë të shprehura për shkak të ushqimit të dobët dhe prekocitetit të vonshëm. Viçat i lindin rreth 15 deri në 22 kilogramë.
Lopet Busha ka jetuar dhe jeton edhe sot në kushte të tilla, në të cilat nuk do të jetonte asnjë racë tjetër.
Ajo hynë në riprodhim në moshën 2 vjeçare, kurse rritjen e plotë e arrin në moshën 2,5 deri 4 vjeçare.