Vijon aksioni i i mbylljes aktivitetit të guroreve në zonat e shpallura të mbrojtura. Në Malin e Krujës, këtë të martë, janë mbyllur 12 gurore dhe 26 furra gëlqerorë, gjatë aksionit ishte i pranishëm edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili u ka bërë të qartë pronarëve ndalimin e aktiviteteve të tilla në zonat turistike.
Në këtë aksion nuk kanë munguar dhe përplasjet.
Ministri Klosi i kërkoi pronarëve të guroreve të aplikojnë për leje në ministrinë e Energjetikës për tu vendosur në një vend tjetër.