Një tjetër investim i rëndësishëm do ti shërbejë zhvillimit të zonës së Divjakës.
Ka filluar të marë formë investimi prej 693.700 euro i mundësuar nga Agjensia e kooperimit Italian per zhvillim (AICS), “Urban Lab” Laboratori Urban për zhvillimin territorial në Bashkinë Divjakë do të jetë një objekt multifunksional i cili do të menaxhohet nga të rinj e të reja të Bashkisë Divjakë.
Urban Lab do të ofrojë një larmishmëri shërbimesh duke filluar nga projekte urbane të studiuesve vendas dhe të huaj.
Do të kryhen studime dhe shërbime në mbështetje të turizmit familjar, ekoturizmit, agrobizneseve etj.
Natyrisht fokusi kryesor do të jetë mbështetja në profilin bujqësor e cila konsiston në analizat e tokës, ujit, produkteve të ndryshme bujqësore si dhe identifikimi dhe certifikimi i prodhimeve të zonës dhe pregatitja e tyre për tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.
Territori i Divjakës ka më shumë se 35,000 banorë dhe është kryesisht laguna, një aset i çmuar në aspektin e biodiversitetit.
Analiza tregon, megjithatë, se mungon investimi, koordinimi i strategjive dhe menaxhimi i burimeve dhe furnizimi joadekuat i shërbimeve për popullatën, duke i bërë të qarta rreziqet që lidhen me vështirësinë e menaxhimit të transformimit të thellë që po përjeton territori.
Duket se mundësia e zbatimit të strukturave dhe shërbimeve që lehtësojnë zhvillimin urban dhe arkitektonik, si dhe rritjen e sektorit turistik, të lidhura me shfrytëzimin e burimeve natyrore të lagunës, paraqesin përparësi zhvillimore.
Projekti, përmes realizimit të një laboratori urban dhe studimeve sektoriale për zhvillimin territorial dhe turistik të zonës, lëviz në këtë drejtim dhe synon të zhvillojë një sistem që mund të përfshijë aktivisht të rinjtë dhe aktorët vendorë, si institucionalë ashtu edhe joqeveritarë, duke ofruar shërbime të synuara dhe aktivizimin e burimeve të komunitetit që mund të mbështesin një zhvillim të integruar të zonës.
Gjatë vitit të parë, projekti ka qenë në gjendje që:
I. Të kryejë një studim mbi potencialin e zhvillimit dhe përfshirjen e të rinjve në zonën e Divjakës;
II. Filloi ndërtimin e një Qendre multifunksionale në Divjake.
Projekti po zbaton aktivitetet sipas Planit Operacional të vitit të dytë. duke ofruar shërbime të synuara dhe aktivizimin e burimeve të komunitetit që mund të mbështesin një zhvillim të integruar të zonës.