Fermerët, grumbulluesit dhe perpunuesit e Lushnjes dhe nga gjithe shqiperia janë rikthyer sërish në protestë pas përgjigjes negative të dhënë nga Ministria e Financave se skema e TVSH-së nuk do ndryshojë.
Protestuesit hodhen parulla kunder qeverise dhe skemes se tvsh qe po penalizon fermeret dhe prodhimin vendas.
Me pankarta në duar “Mos taksoni por ndihmoni fermerët”, “Gjaku i fëmijëve tanë, mos u tallni” ata derdhën sërish në rrugë qumësht dhe perime.
Fermerët dhe grumbulluesit kërkojnë që qeveria të reagojë per çmimin e naftes si dhe të rregulloje skemen e TVSH-së.
Skema e re e TVSH-së ka hyrë në fuqi që prej 1 janarit me paketën e re fiskale duke sjellë kosto shtesë për grumbulluesit dhe perpunuesit, të cilët paralajmërojnë që të ulin çmimet ndaj fermerëve.