Reklame:

Rendesia e testimit te farerave para kultivimit

Testimi i farës ka një  rëndësi  të  madhe ekonomike, përmes testimit të farës bëhet i mundur evitimi i kostove të panevojshme për shumëzimin e farës, arsyeja është se testimi i farërave në mënyrë direkt me anë të mostrave të analizuara (testuar) arrihet ti shmang mashtrimit që mund të ndodhin në përpunimin e farës.

Arsyeja është se për  të shumëzuar një farë duhet të jetë standardë dhe e përcaktuar nga institucioni i autorizuar për certifikim.

Testet për certifikim bazohen në ato laboratorike dhe fushore. Në ato laboratorike testimi bazohet në analizat e farërave që janë zyrtarë për certifikim dhe zyrtare  ( vetëm testim )

 

Si rezultat i analizave zyrtarë përfshihen :

Testi i pastërtisë së farës (analitike)

Testi i lagështisë

Testi i peshës hektolitare

Testi i peshës absolute (1000 farave)

Testi i numërimit të llojeve tjera

Testi i mbishmërisë

Testi i gjendjes shëndetësore.

Duhet të  kuptohet se testimi i farërave nuk e bënë farën më të mire se sa është, por bazuar në rezultatet e testeve mund të sugjerohet se si mund të përmirësohet cilësia e saj. Laboratori ku kryhet testimi duhet të garantojë një saktësi të madhe dhe besueshmëri të rezultateve të testeve.

Rezultatet e testeve, krahasohen me standardet për tregues të veçantë të cilësisë së farës, të cilët janë të ndryshueshëm, jo vetëm në mes të bimëve, por edhe në mes të vendeve.

Testet duhet të bëhen me standarde të cilët japin në mënyrë universale rezultat të njëjtë brenda një kufiri të pranueshëm.

Faktorët kryesorë që mbahen parasysh në përcaktimin e normës së farës janë: numri i bimëve të planifikuara për hektar, pesha absolute (1000), aftësia mbirëse, pastërtia e farës  dhe fushore (gjendja e përgatitjes së tokës, afati i mbjelljes etj.)

Duke njohur këta faktorë: norma e farës për kushtet normale llogaritet sipas formulës:

D x  Pap                  

       N=   —————–   x 100

Amb .x  P an

N-Norma e farës në kg / ha

D-Dendësia e llogaritur e bimëve për m2

Pap-Pesha absolute (1000 farëra)

Amb.-Aftësia mbirëse

P.an-Pastërtia analitike.

 500 x  49

N  =   —————– x 100  = 265 kg/ha

94 x  98

Nga zbatimi i kësaj formule del se kultivari Evropa për të siguruar 500 bimë/m2 kur aftësia mbirëse  94 % pastërtia analitike  98% dhe pesha e 1000 farërave ( pesha absolute ) 49gr  norma e farës duhet të jetë 265 kg/ha.

Standardet ndërkombëtare për testimin e farërave përcaktojnë parametrat e temperaturës, dritës, zgjatjes dhe metodave të ndërprerjes së gjumit për farat e bimëve të ndryshme, në detaje këto jepen në librat mbi procedurat e testimit të farërave të ISTA ku janë përcaktuar temperaturat e mbirjes për çdo bimë dhe trajtimet për ndërprerjen e gjumit nëse është e nevojshme.