Reklame:

Programi “Askush te mos mbetet pas”, Ambasadori Zviceran vizite ne Lushnje dhe Fier

Një ditë vizitash dhe takimesh me Ambasadorin Zviceran në Shqipëri, Z. Adrian Maître, përfaqësues të OKB-se dhe UNDP-së në vend, si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisjes qendrore e asaj lokale në bashkitë e Lushnjes dhe Fierit, në kuadër të zbatimit të programit ‘Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind (LNB)’, për të mësuar rreth eksperiencave pozitive, arritjeve dhe sfidave të hasura gjatë zbatimit te programit LNB-ë, parë nga perspektiva e aktorëve lokalë dhe përfituesve direkt të programit.

Vizita e parë ishte ajo në Qendrën e Zhvillimit për fëmijë me aftësi të kufizuara në Bashkinë e Lushnjes. Bashkëpunimi me këtë bashki për ngritjen e kësaj qendre, është pjesë e mbështetjes që UNDP-së ndaj një sërë bashkish në vend për të ideuar modele të reja të shërbimeve sociale me bazë komunitare për personat me aftësi të kufizuara dhe grupet e tjera vulnerabël. Aktualisht kjo qendër ofron shërbime të specializuara për 18 vajza dhe 36 djem të moshës nga 2 deri në 16 vjeç, të diagnostikuar me aftësi të kufizuara intelektuale, fizike, apo shqisore. Ky model është ndarë dhe po replikohet në 11 bashki të tjera me qëllimin final për të avancuar përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuara.

Ne Fier vizitat dhe takimet me përfaqësues të pushtetit vendor dhe përfitues direktë u fokusuan rreth përfitimeve dhe rezultateve të arritura përmes programit LNB në zhvillimin e një modeli të ri të Shërbimeve Sociale të Integruara që synon të sigurojë mirëqenien, pavarësinë dhe integrimin social të individëve dhe familjeve që kanë nevojë për shërbime sociale. Me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane, UNDP mbështet dhe fuqizon individët, përfshirë fëmijët dhe familjet, për të aksesuar arsim cilësor, formim profesional dhe punësim, mundësi më të mira ekonomike, si dhe për t’i bërë qytetarët më të vetëdijshëm për të drejtat e tyre, në mënyrë që ata të mund të kërkojnë shërbime që iu takojnë me të drejtë.

Këto aktivitete u realizuan në kuadër të Programit të Përbashkët te Kombeve të Bashkuara “Askush Të Mos Mbetet Pas/Leave No One Behind” (LNB), të financuar nga Qeveria Zvicerane dhe të zbatuar nga UNDP, në bashkëpunim me UNFPA, UNICEF dhe UN Women.