Reklame:

Aplikim online per te ushtruar aktivitetin e peshkimit – Dokumentacioni qe ju nevojitet

Të gjithë personat që duan të fitojnë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të peshkimit/akuakulturës në ujërat e brendshme tashmë mund të aplikojnë online. Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural aplikimi mund të kryhet lehtësisht në portalin qeveritar e-Albania.

“Aplikimi për të fituar të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të   peshkimit/akuakulturës në ujërat e brendshme tashmë mund të bëhet online. Pa burokraci, pa vonesa dhe me transparencë të plotë. Mund ta provoni edhe përmes celularit tuaj. Hyni në portalin e shërbimeve qeveritare e-albania.??”, thuhet në njoftimin e MBZHR-së.

Të drejtën e peshkimin e gëzojnë subjektet, që duhet të jenë persona fizikë ose juridikë të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe që shpallen fitues përmes procedurës së konkurrimit publik.

Sa i takon dokumentacionit të nevojshëm për të kryer aplikimin, ai përfshin numrin unik të identifikimit të subjektit (NUIS) si dhe planin e biznesit për zhvillimin e veprimtarisë së synuar. Njoftimi për shpalljen fitues vendoset në këndin e njoftimeve të ministrisë së Bujqësisë si dhe njëkohësisht dërgohet për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike.

Ndërsa, lidhur me afatit të vlefshmërisë, është përcaktuar 20 vjet për akuakulturën si dhe 10 vjet për peshkimin artizanal. (SCAN)