Ka hyrë në fuqi vendimi për shpërndarjen e dhe detajimin e fondit prej 1 miliardë lekë për projektet e ujitjes, kullimit si dhe sigurinë e digave sipas bashkive dhe drejtorive të ujitjes dhe të kullimit.
Referuar vendimit të botuar në ‘Fletoren Zyrtare’, projektet për rehabilitimin e digave, para nisjes së procedurës së prokurimit, duhet të jenë të miratuara në Komitetin Kombëtar të Digave të Mëdha.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë si dhe bashkitë e vendit janë edhe institucionet përkatëse që do të ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi.(SCAN)
Lista e projekteve sipas bashkive: