Reklame:

Receta e hudhres me limon qe pastron enet e gjakut ne kohe rekord

Bashkimi ben fuqine! Kjo eshte nje shprehje qe gjen vend edhe ne kuzhine, sidomos ne rastin e hudhres me limonin.

Kura e meposhtme me limon dhe hudher mund te pastroje organizmin dhe te parandaloje semundjet.

Vlerat e Kures me Hudher dhe Limon
Kura me limon dhe hudher eshte efikase ne eliminimin e depozitave te yndyres ne organizem.

Keto perberes ulin kolesterolin e keq dhe pakesojne numrin e triglicerideve ne gjak.

Limoni dhe hudhra parandalojne trombozen dhe ulin tensionin e gjakut.

Se bashku ato permiresojne funksionet e melçise dhe aftesine e saj per te pastruar gjakun.

Per me teper, limoni me hudhren permiresojne funksionin e veshkave dhe qarkullimin e gjakut.

Sistemi imunitar eshte me i forte nderkohe qe hudhra dhe limoni parandalojne radikalet e lira.

Qelizat jane me te mbrojtura dhe plot gjalleri fale antioksidanteve qe gjenden tek limoni dhe hudhra.

Kura me hudher me limon duhet derdorur ne keto raste:
Kura pastruese rekomandohet per te parandaluar semundjet ose per te pastruar organizmin.

Ajo duhet shfrytezuar nje here ne vit.

Kjo kure eshte shume e dobishme nese vuani nga problemet e meposhtme:

Mbipesha

Ishemia

Sinoziti

Semundjet e rrugeve te frymemarrjes

Dhimbjet e kokes

Artriti

Reumatizma

Gastriti

Hemorroidet

Problemet me shikimin dhe degjimin

Anemia

Perberesit:

Per kuren me limon dhe hudher ju nevojiten:

4 limone

4 thelpinj hudher

3 litra uje te zier te ngrohte

Zgjidhni limone organike qe te perdorni agrumen me gjithe lekure te paster dhe te paprekur nga pesticidet.

Pergatitja:
Qeroni hudhrat, merrni 4 thelpinj dhe ndajini thelbinjte ne gjysma.

Lajini limonet me uje te bollshem dhe prijini ne copa te vogla

Hidhini ne nje ene me uje te ngrohte te zier paraprakisht, dhe te gjithe masen ndajeni ne kavanoze qelqi.

Mbyllini kapaket dhe futini ne frigorifer per tre dite.

Me pas kullojeni lengun dhe futeni serish neper kavanoze ne frigorifer.

Si ta konsumoni
Ne ditet e para duhet te merrni nga nje luge gjelle, gjysem ore perpara çdo vakti.

Nese nuk vini re ndonje efekt anesor atehere duhet ta rrisni dozen ne dy luge e me shume deri sa te arrini te konsumoni 50 ml tre here ne dite.

Kjo kure duhet te zgjase per 40 dite.

Kjo kure eshte pastruese dhe ne ditet e para mund te perballeni me simptoma si sekrecione ose dhimbje koke.

Keto simptoma jane normale sepse tregojne se trupi po largon toksinat.

AgroWeb.org ju sugjeron qe çdo kure ose trajtim, natyral ose jo te ndermerret duke u shoqeruar me mbikqyrjen e mjekut.

Ky sugjerim eshte thelbesor nese vuani nga semundjet e mesiperme apo jeni duke marre medikamente specifike.