Reklame:

Metodat e rritjes se bletes dhe armiqte e zgjoit qe duhen luftuar

Kalimi progresiv nga bletaria primitive në atë moderne ka bërë të mundur që të pregatiten tipa zgjojsh artificialë gjithnjë e më të përshtatshëm për të zëvendësuar zgjojtë natyralë të bletës.

Zgavrat në trungjet e pemëve, për të mbledhur mjaltin e të cilave duhet të shkatërrohet zgjoi -kolonia. Keto ja lanë vendin shportave të mëdha të thurura, prodhuar me lëndë të ndryshme (zhukë, shelgjishte, kashtë).

Shportat me kohë u zëvendësuan nga zgjojtë prej druri, në fillim me pite të fiksuara, pastaj me pite të lëvizshme.

Sot përdoren vetëm këta tipat e fundit. Zgjoi me pite të lëvizshme përbëhet nga një arkë (kasë) e fortë prej druri me një fund mbi të cilin mbështetet trupi i zgjoit, ose më saktë dhoma e klloçitjes. Zgjoi ka formën e një paralelopipedi.

Kur instalojmë një park bletësh, së pari zgjedhim vendin e përshtatshëm, duke u mbështetur edhe në burimet e nektarit që ka zona, pastaj vendosen bletët në park. Ky vepirim kryhet duke futur një roj (natyral ose artificial) në një zgjua me qëllim që ta popullojmë.

Veprimi del mirë kur zbatohet në mbarim të pasdrekes, duke i drejtuar bletët me anë të shtëllungave prej tymi dhe duke e furnizuar koloninë e re me një ushqim që ta mbajë (shurup me mjaltë ose përzjerie sheqeri me ujë).

Gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës bëhen kontrolle të shkurtra të rastit. Sepse kontrollet më të shpeshta i acarojnë bletët, bëjnë që ato të humbasin vemendjen për aktivitetin e tyre biologjik. Si pasoje ftohet kështu vendin i kllocitjes, i cili duhet të mbahet në temperaturë optimale nga 35 gjer në 36C.

Mirëpo edhe po të lëmë zgjoin fare pa kontroll nuk mund të ndiqet zhvillimi dhe as nuk mund të mësojmë gjendjen e rezervave të ushqimeve, të pjellshmërisë së matkës ose shfaqjet e sëmundjeve ose të parasitëve.

Dy kontrolle janë absolutisht të domosdoshëm, një në pranverë, në mbarim të dimërit dhe tjetri në vjeshtë, kur afrohet stina e dimrit.

Kontrolli i zgjoit duhet te behet sipas rregullave te apikultures

I pari ka për qëllim që të kontrollohen kushtet e dimërimit të bletëve. Për të siguruar një rifillim të rregullt të pjelljes së vezëve nga matka, si edhe për të furnizuar, po të jetë nevoja, një ushqim plotësues.

Kontrolli i dytë, që kryhet në vjeshtë, në të njëjtën kohë që bëhet edhe mbledhja e fundit e mjaltit. Kjo e ve në dijeni bletarin mbi gjendjen e bletëve. Të cilat duhet të jenë në kushtet më të mira, që të mund t’i bëjnë ballë të ftohtit të dimrit.

Mjalti mblidhet në fund të lulëzimit të kulturave më të rëndësishme që janë përreth. Gjë që ndodh në përgjithësi gjatë muajit qershor. Nxjerrim mjaltin nga pitet që janë të ngarkuara. Të cilat pastaj i vënë përsëri në vend. Ne menyre për t’u krijuar bletëve kushtet që t’i pastrojnë rrënjësisht dhe që të rifillojnë grumbullimin e mjaltit.

Me afrimin e stinës së ftohtë, vendosim zgjoin për dimërim. Për këtë qëllim nxjerrim mbishtesat dhe të gjitha pitet e tyre të mjaltit zvogëlojmë vendin që ka kolonia brënda zgjoit, zëmë me letër ose me lecka vrimat (të çarat) që mund të ketë arka duke zvogëluar kështu përmasat e daljeve për fluturim.

Bletët i kërcënojnë shumë sëmundje dhe shumë armiq. Përhapja e disa infeksioneve me karakter epidemik është favorizuar nga disa metoda bletarie intensive. Siç është nomadizmi, që konsiston në transportimin e zgjoit me kamiona nga njëra zonë në tjetrën. Me qëllim që të ndiqet shkallëzimi i lulëzimeve dhe të zgjatet kështu pea riudha e mbledhjes së mjaltit.

Megjithatë njohuritë e sotme mbi bletarinë na japin mundësi të bëjmë me kohë diagnostikimin e dobishëm dhe të marrim masat e duhura.

Semundjet kryeseore te bletes

Ndërmjet sëmundjeve kryesore të bletëve përmendim: zhelen amerikane. Kjo sëmundje epidemike e shkaktuar nga Bacillus larvae, që sulmon larvat e moshuara dhe nimfat e i ngordh me shumicë.

Zhelen evropiane që godet vendin e ri të klloçitjes. Semundja shkaktohet nga mikroorganizma të ndryshme, ndërmjet të cilëve së pari nga Streptococus pluton.

Fjala «zhele» që përmban emërtimi i kësaj sëmundje. Vjen nga që pitet e dyllit kur preken nga tenja e dyllit, atje ku vendi i klloçitjes është shkatërruar nga agjentet patogjene, bëhet copë-copë.

Vendi i klloçitjes në formë traste infektohet nga një virus që prek larvat e mbuluara. Akarioza shkaktohet nga prania në trakenë e toraksit të akarientit, Acaraois woodi. Ky infektim bën që bletët «punëtore» të mos kenë fuqi të fluturojnë.

Protozoari Nosema apis është shkaktari i nosemiazës (ose e shpopullimit gjatë pranverës). Kjo sëmundje shoqërohet shpesh me një ambiazë të shkaktuar nga Malpighiella mellificae.

Le të përmendim edhe paralizën ose sëmundjen e majit, dizanterinë paratifon dhe mikoza të ndryshme. Zgjojtë me popullatë të madhe dhe që mbahen mirë nuk ka pse të rrezikohen nga armiqtë. Veç kësaj edhe vetë kolonia prodhon substanca antibiotike.

Bletët sulmohen jashtë (nga zogjtë, reptilet, arakrnidet dhe insektet) ose edhe brenda në vetë zgjoin nga gjitarët dhe nga insektet. Midis të cilëve përmendim dy dëmtuesit e hojeve të dyllit (fluturat Galleria mellonella dhe Achroia grisella).