Reklame:

Si do te ndahen parate per qumeshtin? Çuçi: Aplikimet nga 22 Prilli, formalizim i sektorit

Fermerët mund të nisin aplikimet për të marrë kompensimin prej 10 lekësh për 1 litër qumësht të shitur nga data 22 prill, në të gjithë agropikat dhe zyrat e bujqësisë në qarqe.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi vizitoi një kompleks blegtoral gjedhësh në Kashar,  ku theksoi se kjo skemë kjo skemë e re është shumë e rëndësishme sidomos për fermerët e vegjël dhe se synon gjithashtu rritjen e formalizimit dhe stabilitetin e këtij sektori.

Fermerët nuk do të kenë kufizim për numrin e krerëve dhe as kosto për aplikim. Paratë do të derdhen në llogaritë e tyre bankare pasi të kenë dorëzuar faturën tatimore që marrin nga pikat e përpunimit. Ky vendim u mor në përgjigje të protestave dhe pakënaqësisë së shkaktuar për shkak të uljes së rimbursimit të TVSH-së për fermerët nga 20 në 6 për qind. (scan)