Reklame:

Zhvillimi i biznesit rural, Diversifikimi i fermes

Shumëllojësia e fermës është një mënyrë e degëzimit nga aktivitetet tradicionale bujqësore dhe fillim me ndërmarrjet e reja gjeneruese të te ardhurave. Lloji i ndërmarrjes mund të ndryshojë gjerësisht dhe janë hapur biznese të reja në agro-turizëm, në prodhime të veçanta apo blegtori, në shërbime apo sektorë përpunues sikurse edhe në ndërmarrjet vlerë-shtuese. Fermerët, anëtarët e familjes fermerë apo fuqia punëtore e punësuar munden të gjithë të përfshihen në projektet e shumëllojësisë/diversifikimit rural. Zhvillimi i biznesit rural dhe aktivitete alternative në zonat rurale është i ngadalshëm dhe ka shumë të bëjë me sjelljen e banorëve rural. Aktivitete e fshatrave konsiderohen ende më shumë si mënyrë e jetës se sa si biznes. Gjithashtu, pasi fermerët shpesh kanë mungesë të shkathtësive bazë për menaxhimin e fermës, biznesit dhe marketingut, kjo e kufizon potencialin e tyre për diversifikim (shumëllojësi). Megjithatë, në zonat e caktuara të Kosovës, ku kushtet natyrore i imponojnë kufizime bujqësisë natyrore, janë avancuar aktivitete alternative të biznesit rural, dhe duhet të inkurajohet një trend i tillë pozitiv.

Kush është duke ndërruar kulturat?

Fermerët e vegjël që përballen me rënien konstante të te ardhurave dhe presionet në rritje në sektorin bujqësor. Ju mund të njihni dikë i cili ka provuar rrugën e ndërrimit të kulturave, suksesshëm apo pasuksesshëm. Çfarë mund të mësoni ju nga përvoja e tyre? Mbajeni mend, megjithatë, dy situata kurrë nuk janë identike. Prandaj, pavarësisht nga kushdo që mund të ketë ndërruar kulturën deri në çfarëdo shkalle të suksesit, është me rëndësi që ju të merrni vendimin tuaj.

• Kurrë mos u ngut në ndërrim kulturash;
• Kurrë mos bëj tepër presion në vetveten, familjen tuaj apo burimet tuaja financiare;
• Kurrë mos krijo një ndërmarrje shumëllojëse vetëm pse ka një ndihmë në ofertë;
• Thjeshtë kurrë mos e kopjo një ide që i ka bërë punë dikujt tjetër;
• Gjithmonë sigurohu se ka treg;
• Gjithmonë vlerësoje konkurrencën;
• Gjithmonë të dish rreziqet e përfshira

Pse ndërrimi i kulturave? 

Është esenciale t’ia bësh këtë pyetje vetes seriozisht. Por vetëm ju e keni përgjigjen. Marrja e vendimit për të ndërruar kulturën është një zgjedhje shumë individuale. Ka përfitime, dhe ato radhiten nga suksesi i ngritur personal dhe familjar në
fermë, deri te financat e përmirësuara, dhe efikasiteti më i mirë në oborret e fermës, për të bërë të përdorshme ndërtesat e tepërta të fermës. Ka gjithashtu arsye të përgjithshme për të shprehur dëshirën të ndërrosh kulturën. Fermerët kanë ndërruar kulturën sepse ata duan:

• Ngritje të te ardhurave të fermës
• Përballojnë rrethanat e ndryshueshme – zvogëlojnë rreziqet
• Shfrytëzojnë një mundësi apo vrimë në treg
• Krijojnë punësim shtesë në fermë
Ka çdo arsye për të besuar se të ardhurat mund të ngritën dhe sfidat të përballohen derisa projektet e ndërrimit të kulturave kanë një bazë të qëndrueshme tregu dhe janë hulumtuar dhe planifikuar si duhet.

Megjithatë, ka gjithashtu arsye për të mos ndërruar kulturat. Arsyet më të përgjithshme që e mbajnë prapa ndërrimin e kulturave në ferma janë:

• Një mungesë e ideve
• Burime të pamjaftueshme financiare
• Mungesa e besimit
• Planifikim i dobët
• Pamjaftueshmëria e kohës apo punës

Si të ndërrohet kultura?

Çdo projekt i ndërrimit të kulturave duhet të fillojë me një ide biznesi dhe motivim për ta parë atë të përfunduar. Nëse jeni i sigurt në këto, hapat e ardhshëm do të përkrahin idenë tuaj.

Hulumtimi i tregut

Ju e bëni këtë duke ndërmarrë hulumtim të plotë të tregut. Produkti apo shërbimi më i mirë në botë nuk do të sjell para nëse nuk ka treg për të. Pasi ti keni identifikuar një apo më shumë ide të ndërrimit të kulturave që ju interesojnë, ju duhet të vendosni nëse ka treg për produktin apo shërbimin tuaj.

Çka duhet unë të di?

Hulumtimi i tregut përfshin:
• Zbulimin nëse një produkt apo shërbim i ngjashëm tanimë ekziston dhe është në dispozicion lokalitetin tuaj.

Nëse produkti apo shërbimi i ngjashëm tanimë ekziston kush e siguron atë?

Çfarë janë fuqitë dhe dobësitë e konkurruesve tuaj?

Nëse një produkt i ngjashëm nuk ekziston, a ka kërkesë për të, dhe a është kërkesë për tërë vitin apo kërkesë sezonale?

• Vlerësimin nëse kërkesa është e mjaftueshme për ta bërë projektin të vlefshëm. Nëse individët janë konsumatorët tuaj potencial, merrni parasysh aspektet sikur janë mosha, gjinia, gjendja martesore, klasa shoqërore, stili i jetës, profesioni dhe ku jetojnë ata.

Nëse bizneset janë konsumatorët tuaj potencial, çfarë madhësie kanë ato?

Në çfarë industrie janë të përfshirë ato?

Çfarë karakteristika të përgjithshme kanë?

Kush i merr vendimet e blerjes dhe kush i influencon ato?

• Zbulimin se sa njerëz do të jenë të gatshëm të paguajnë për produktin apo shërbimin.

Për shembull a do të paguajnë shtesë për kualitet, për kohë më të shpejtë të shpërndarjes apo prodhim të freskët?
• Gjetjen se ku është tregu.

A është rrethina juaj lokale, krejt vendi i juaj apo një treg eksporti?

• Gjetjen se sa konsumatorë potencial ka në zonën tuaj lokale që e keni për objektiv.

Çfarë ka të ngjarë të blejnë ata dhe në çfarë sasie?

Sa shpesh blejnë ata?

A ka të ngjarë të ndryshojë frekuentimi?

Ku mund ta gjej këtë informatë?

Ju mund të gjeni informata mbi tregun në gazetë apo nga njerëzit. Informata është zakonisht në dispozicion në disa forma, por duhet të jeni gjithashtu të përgatitur ta ngreheni telefonin apo bisedoni me konsumatorët potencial dhe të përpiqeni
të merrni ata.

Ju mund të keni nevojë gjithashtu të jeni i mprehtë kur provoni të zbuloni informata rreth konkurrentëve.
Ka dy lloje kryesore të hulumtimit të tregut.

I pari përfshin bisedën me:
1. Konsumatorët potencial – nëse ju i njihni disa konsumatorë potencial specifik ngriheni telefonin dhe pyetini ata çfarë dëshiron të dish.

2. Konkurrentët – mund të jetë e vështirë të marrësh informata nga konkurrentët por nëse mund të gjeni ndonjë ndërmarrje të ngjashme që synon një treg tjetër gjeografik ju mund të merrni shumë informata nga ajo. Ju gjithashtu mund të provoni të shtireni si konsumator apo në të vërtetë të bëheni përkohësisht konsumator për të gjetur informata mbi konkurrentin.

3. Furnizuesit dhe agjentët. Çfarë mund të ofrojnë ata për të blerë në sasi?A mund të mblidhni ndonjë informatë për konkurrentin nga ata?

4. Përfaqësuesit e qeverisë dhe organizatave siç është agjencia e juaj lokale e ndërmarrjes, gjithashtu bibliotekat, oda ekonomike, zyra turistike apo tjerat që mund të kenë informata lidhur me llojin e biznesit që ju mendoni ta krijoni.

5. Secilin që din diçka rreth idesë tuaj të propozuar të biznesit duke përfshirë familjen, miqtë dhe rrjetin tuaj të  bashkëpunëtorëve.

Hulumtimi i tregut gjithashtu përfshin mbledhjen e informatave nga burimet e publikuara:

• Hulumtoje tregun më të gjerë përmes raporteve të hulumtimit të tregut, analizave dhe librave të adresave.
• Statistikat e përgjithshme

Gabimet e zakonshme kur kryhet hulumtimi i tregut
• Analizimi i informatave në mënyrë tepër optimiste, për të përkrahur paragjykimet tuaja

• Kryerja e hulumtimit të tregut vetëm para fillimit, dështimi për të zbuluar një pamje më të gjerë gjatë një kohe

• Të jesh i paqartë rreth asaj çfarë je duke provuar të gjesh, bërja e pyetjeve gabimisht

• Të pyesësh njerëzit e gabuar, të pyesësh vetëm miqtë mund të prodhojë rezultate çorientuese

Si të ndërrosh kulturat?

Çdo projekt për të ndërruar kulturat duhet të fillojë me një ide biznesi dhe motivim për ta parë atë të përfunduar. Nëse jeni i sigurt për këto, hapi tjetër është të shqyrtosh potencialin e idesë tuaj.

Si e zbuloj unë tregun?

Ju mund ta bëni këtë duke planifikuar në detaje proceset që ju do ti përdorni për ta bërë produktin apo dhënë shërbimin. Meqë keni vendosur që ka një treg për produktin apo shërbimin tuaj, planifikimi do të ju mundësojë të filloni të përktheni
idenë për një biznes të ri në një brengë kaluese.

Produktet
Nëse ideja juaj e biznesit të ri në fermë është për prodhimin e një produkti ju duhet të planifikoni procesin prodhues.

Pyete veten:

Çfarë lëndësh të para do të më nevojiten të blej dhe sa do të kushtojnë ato?
Ju duhet të gjeni çmimin e lëndëve të para që do të përdoren në procesin prodhues, duke përfshirë materialet paketuese dhe artikujt e ndryshëm. Kur vlerësoni sasitë ju duhet të merrni parasysh humbjet.

Kush do të furnizojë me lëndë të para?
Ju duhet të provoni blerjen e drejtpërdrejtë prej prodhuesit, meqë ky do të jetë opsioni më i lirë. Bëj pazar për çmimin më të mire por balancoje këtë me rrethanat praktike sikur lokacioni dhe shmange varësinë nga një furnizues i vetëm.

Ku do të depozitohen lëndët, dhe a ka kërkesa speciale të depozitimit?
Blerja në sasi të mëdha është më ekonomike por mund të mos jetë praktike nëse artikujt në çfarëdo mënyre prishen dhe ju nuk keni objekte të përshtatshme të depozitimit. Megjithatë, grumbullimi i lëndëve të para vetëm për hir të saj është punë jo e mençur.

Çfarë pajisje më nevojitet për të përpunuar lëndët e para?
Nëse ju mund të bleni pajisje të mirë të dorës së dytë apo të riparuar do të reduktohen shpenzimet e fillimit, megjithatë disa programe financimi mund të sigurojnë grande për pajisjen vetëm nëse është e re.

Ku do të zhvillohet procesi i prodhimit?
Nëse keni vendosur të përdorni një nga ndërtesat e fermës si lokal prodhimi, ju duhet të merrni parasysh gjërat sikur leja e planifikimit, qasja, zhurma dhe asgjësimi i mbeturinave. Posedimi i lokaleve të duhura të biznesit është vitale veçanërisht për diçka sikur ndërmarrja që ka të bëjë me ushqim. Kjo nuk është vetëm për prodhim efektiv por gjithashtu për imazhin e përgjithshëm të biznesit, posaçërisht nëse konsumatorët e ardhshëm do të vizitojnë lokalet.

Çfarë lloji të kontrollit të cilësisë do të bëj unë?
Është me rëndësi për të pasur një lloj kontrolli mbi kualitetin. Varësisht nga produkti mund të jetë e mjaftueshme për të bërë një kontroll model, për shembull një në çdo 10 tase të prodhuara. Shumëçka do të varet nga natyra e produktit. Çka do që mund të jetë e rrezikshme, nëse është e gabuar, duhet ti nënshtrohet testeve rigoroze të cilësisë. Gjeje nëse ka standarde dizajni të specifikuara për prodhimin tënd dhe nëse zbatohet ndonjë nga standardet ISO.

Si do ti shpërndaj mallrat e përfunduara?
A synoni të shpërndani mallrat tuaja vetë, ti shisni përmes një agjenti apo ti bëni njerëzit të vijnë tek ju? Shqyrtoni opsionet dhe vendosni cila është rruga më e leverdishme për ju dhe produktin tuaj të ri.

Shërbimet

Nëse ideja juaj e biznesit të ri në fermë është për sigurimin e një shërbimi ju duhet të planifikoni sistemet e përfshira në dhënien e shërbimit.

Pyete veten:
A do të jepet shërbimi në objektet e mia apo të konsumatorit?
Nëse jepni një shërbim në shtëpinë e konsumatorit apo adresën e biznesit shumë nga koha e juaj do të jetë e lidhur me udhëtimin. Kjo do të ketë ndikim në shpenzime dhe çmime. Nëse është e mundshme, planifiko të mbulosh zonat specifike
gjatë ditëve specifike për të zvogëluar kohën e udhëtimit. Nëse shërbimi jepet në objektet tuaja, sigurohu që ka qasje  dekuate për konsumatorin.

Çfarë pajisje më nevojitet për të dhënë shërbimin dhe sa do të kushtojë?
Nëse mund të blini pajisje të mirë të dorës së dytë do të zvogëlohen shpenzimet e fillimit por duhet të siguroheni që çdo pajisje që e sheh konsumatori jep imazhin e duhur.

Çfarë materialesh më nevojiten për këtë shërbim?
Gjej shpenzimet e të gjitha materialeve që përdoren për dhënien e shërbimit, gjithçka prej kompjuterëve deri te pullat postare. Kur vlerëson sasitë merri parasysh humbjet. Provo të blesh drejtpërdrejtë prej prodhuesit, pasi ky është zakonisht opsioni më i lirë.

Çfarë lloji të kontrollit të kualitetit apo standardeve do të vendos unë?
Kënaqësia e konsumatorit është masë e mirë e kualitetit të shërbimit por gjithashtu është e vlefshme të dihet nëse ka industri specifike apo standarde profesionale për shërbimin tuaj. Arritja e tyre është ndërtues i madh i besimit për veten dhe klientët tuaj.

Si do të tregtojë dhe shes unë?
Si e bëni këtë varet nga lloji i biznesit të zgjedhur. Por pikë kryesore e marketingut dhe shitjes është të dish pikën tuaj unike të shitjes. Pasi e keni bërë hulumtimin tuaj të tregut ju dini shumë rreth tregut tuaj të shënjuar. Ju gjithashtu duhet të dini pikën shitëse unike të produktit apo shërbimit tuaj.

Ky është një tipar i veçantë që e venë atë mënjanë nga çfarë është duke u ofruar nga konkurrentët tuaj. Sigurohu tu theksosh këtë konsumatorëve potencial kur bën marketing apo shet. Marketingu është proces i bërjes së produktit apo shërbimit tuaj të njohur për konsumatorët potencial; shitja ka të bëjë me këmbimin e interesit nga konsumatorët te shitja aktuale.

Si do të financoj projektin tim?
Si e bëni këtë varet nga shumë faktorë siç është struktura e bizneseve të reja, burimet financiare në dispozicionin tuaj dhe shuma që do të nevojitet për të nisur biznesin.

Shiko të gjitha opsionet tuaja; ka zakonisht më shumë se një mënyrë për të financuar një biznes.
Hapat për tu ndjekur janë:
• Vlerëso kërkesat e kapitalit
• Vlerëso shpenzimet rrjedhëse
• Strategjitë e çmimeve
• Identifiko burimet e financimit