Reklame:

Kanalet vadites, buxhet e vemendje e diferencuar!

Vaditja eshte nje nga pikat me te nxehta per sektorin e bujqesise dhe kjo situate ende nuk ka nje strategji. Fermeret mbeten ende me syte nga qielli per shkak te mungeses se vemendjes ndaj siperfaqeve te medha te cilat nuk perfshihen nga skemat e vaditjes.

Terbufi apo tokat qe ai mbulon qe nga linja hekurudhore e deri ne hidrovorin me te njejtin emer Terbuf, nuk kane asnje pike uje qe ju vjen nga kanalet vadites. Prej shume vitesh, ndertimet informale mbi kanalin me te madh vadites ate Thane – Çerme nuk kane mare vemendjen e asnje qeverie per zgjidhje.

Kostot e larta te prishjes se objekteve te ndertuara mbi to nga njera ane, si dhe zgjedhjet e shpeshta politike lokale apo qendrore (pasi qefmbetejet nga prishjet e objekteve te cilat jane te domozdoshme perdoren si argument te humbjes se votes) nuk kane zgjidhur problemin me te madh per fermeret, vecanerisht ne zonen e Myzeqese, aty ku 70 – 80 % e familjeve ushqehen nga bujqesia.

Si te mos mjaftojne problemet e shumta qe kane me klimen, fidanet e serave sic ndodhi kete vit ku 60 % e tyre deshtuan dhe u detyruan ti rimbjellin duke humbur ne kohe dhe krahe pune,  çka do te sjelle cmime me te uleta per shkak te daljes ne prodhim te fermereve te rajonit si Greqia, Maqedonia etj, fermereve qe meren me bujqesine e hapur ne fushe ju mungon edhe shiu.

Thatesira e madhe kerkon qe kanalet te jene active dhe me uje pasi edhe pse jemi ne prill, toka ka nevoje per vaditje. Fermeret kete vit do te kene mbi shpine edhe nje barre te re fiskale qe do te ndikoje ne cmimet e produkteve te tyre, ndryshimin e skemes se tvsh-se, – shprehen specialistet e sektorit.

Nese per blegtorine impakti ishte me i shpejte per shkak te natyres se produktit dhe efektit ne treg si ushqim baze per çdo familje, per sektorin e bimeve ne sera apo fushe kjo do ta jape efektin pak me vone apo me daljen e prodhimit dhe fillimit te shitjes se tij.

Kanalet vadites çuditerisht nisin te rikonstruktohen atehere kur ato duhet te jene ne perdorim dhe plot me uje per ti ardhur ne ndihme fermerit.

Keto dite u botua ne fletoren zyrtare lista e kanaleve vadites dhe perrenjve qe do ti nenshtrohen rikonstruksionit ne nivel kombetar. Bie ne sy se bashkia Lushnje ka nje buxhet modest dhe per nje segment te shkurter ne Njesine Administrative Krutje, ku ne Fier te Ri do te reabilitohen tre segmente me vlere 18, 566,441 leke te reja e ndare ne dy vite. 10,000,000 leke do te levrohen per vitin 2019 dhe pjesa tjeter 8,566,441 ne vitin 2020.

Bie ne sy fakti qe bashkia Divjake, edhe pse vepra ujitese Sektor i ri Xeng mbulon nje siperfaqe me te vogel toke, ka nje investim disa here me te madh se bashkia Lushnje. 70,536,158 leke te reja eshte buxheti i akorduar nga qeveria per kete veper ujitese ose gati 4 here me shume.

 

I vetmi ndryshim ne kete buxhet eshte se afro 40 % e ketij buxheti 28,573,126 lek do te akordohen kete vit, ndersa pjesa tjeter afro 60 % ose 41,963,032 leke do te levrohen gjate vitit 2020.

Rendesia e venies ne eficence te veprave ujitese kerkon domozdoshmerisht edhe kontrollin e cilesise se punimeve nga te gjitha organizmat qeveritare, me qellim sigurimin e nje investimi cilesor dhe jetegjate si e vetmja menyre per te siguruar mbarevajtje te procesit dhe humbje sa me te vogel te ujit nga demtimet apo cilesia e dobet e punimeve.

Fermeret dhe banoret e zonave duhet te rrisin presionin ndaj firmave zbatuese, pasi ata do te vuajne cilesine e dobet te punimeve te ketyre kanaleve qe kane vetem nje pasoje, mungesen e ujit ne tokat e tyre. Per kete ju mjafton fakti qe parate e hedhura, jane taksat qe ata paguajne!