Reklame:

Kafja apo çaji: Cila eshte me e shendetshme?!

Nje kafe e nxehte mund t’ju rrise nivelet e energjise ne mengjes, ndersa nje tas çaj mund t’ju relaksoje pas nje dite me stres.

Hulumtimet e fundit thone se te dyja kane efekte te mira shendetesore, dhe nuk ka shume rendesi se cilen e konsumoni.

Organizata Boterore e Shendetesise e ka hequr kafene nga lista e produkteve te dyshuara si kanceroze, e gjithashtu disa hulumtime te reja kane treguar se kafja mund ta shmange rishfaqjen e kancerit te zorres se trashe.

Studime tjera sugjerojne se kafja mund ta parandaloje edhe Alzheimerin.

Sa i perket çajit, hulumtimet kane treguar se konsumuesit e çajit kane me pak mundesi te vuajne nga kanceri i lekures, gjirit dhe prostates

Çaji i gjelber, ne veçanti, eshte i pasur me antioksidante te cilet e limitojne demtimin e qelizave dhe e permiresojne sistemin e imunitetit.

Por, a eshte njera me e mire se tjetra?

Ekspertet thone se kjo eshte paksa e veshtire te vendoset. Kjo per shkak se eshte e veshtire te ndahen perberesit e tyre te ndryshem, rolin e tyre ne dieten tuaj dhe efektet qe i kane ne sistemin trupor.

Prandaj, sipas eksperteve, nuk eshte se njera eshte me e mire se tjetra, apo njera shkakton me shume deme se tjetra. Konsumimi i tyre ne sasi te duhura ndihmon qe te keni nje trup te shendetshem.