Reklame:

Rruga Agim – Babunje ka filluar te marre forme

Investimi i rëndesishëm i Qeverisë Shqiptare në Bashkinë Divjakë i cili po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka filluar të marrë formë.

Punimet në rrugën Babunjë-Agim vazhdojnë me ritme të shpejta qe gjithçka te kryhet brenta afateve te percaktuara.

Ndërkohë që vijon puna me zgjerimin e rrugës dhe pregatitjen për asfaltim po punohet me ndërtimin e trotuareve në qëndrat e banuara.

Rikonstruksioni e rrugës Agim – Babunjë, 4,35 km që lidh dy zona bujqësore të bashkive Divjakë dhe Fier pritet ti jape nje impakt të lartë zhvillimit dhe promovimit te turizmit dhe bujqesise ne kete zone.

Në këtë segment nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të thellë per rikonstruksion te plote por është trajtuar vetëm me çakëll. Rruga aktuale ishte tepër e ngushtë dhe kalohej vetëm me mjete të vogla, shkëmbimi i të cilave ishte thuajse i pamundur.

FSHZH sqaron se projekti parashikon zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e dy korsive lëvizëse me gjerësi 2,75 metra, si dhe bankina në të dy anët, pajisjen me sinjalistikë vertikale dhe horizontale.

Rruga është projektuar të ndërtohet sipas parametrave më të mirë të lëvizshmërisë dhe sigurisë rrugore.

Parashikohet qe investimi do të ndihmoje fermerët e fshatit Agim, të kenë akses në tregun e Divjakës, që është edhe më i afërti për ta.