Reklame:

Bioteknologjite e aplikuara ne luften kunder demtuesve te bimeve

Bioteknologjia, ne sensin me te gjere te fjalës, mund te jete si shfrytëzim i mikroorganizmave-animal ose vegjetal për mire dhe shërbime. Ne se e konsiderojmë te tille kuptimin, atëherë bioteknologjite janë te vjetra sa njeriu dhe mund te shkojnë deri ne Neolitik, rreth dhjetëmijë vjet me pare.

Sot termi i teknologjisë jepet: përdorimi i integruar i biokimisë, mikrobiologjisë, e inxhinierisë për te realizuar aplikime teknologjike duke u nisur nga vetitë e mikroorganizmave, te kulturës qelizore dhe te agjenteve te tjerë biologjik.

“Zbulimi “i bioteknologjise, siç mund te dihet, nuk është e kohëve te fundit, por vetëm ne vitet e fundit bota shkencore ka bere te ditur potencialin e madh qe kjo mënyrë e re e kombinimit te disiplinave te ndryshme mund te jete e ardhmja për njerëzimin;aplikimet janë me te ndryshme dhe kane te bëjnë me një spektër qe shkon nga diagnostika klinike ne industrinë farmaceutike; nga energjia ne industrinë kimike; nga bujqësia ne mbrojtjen e mjedisit.

Ne bujqësi përdorimi i kësaj bioteknologjie mund gjeje aplikim ne sektorë te ndryshëm,qe mund te përmblidhen ne tre fusha te mëdha (prodhimi, krijimi i gjenotipeve te rinj dhe mbrojtja kundër dëmtueseve):

-Prodhimi: shume organizmave te tokës, duke jetuar ne simbioze me bimët, rrisin kapacitetin prodhues; shembull fondamental është simbioza ndërmjet leguminozeve dhe baktereve azotofikesuese.

-Krijimi i gjenotipeve te rinj: Ne disa specie vegjetale është e mundur modifikimi gjenetik, me anën e vektorëve ne gjendje te transferojnë gjenet, për te krijuar cilësi te ndryshme ne bime.

-Mbrojtja kundër dëmtueseve: ne luftën kundër insekteve fitofagë janë bere progres te shënuara edhe ne funksion te njohurive dhe teknikave propozuar nga bioteknologjia; te rendesise se madhe praktiken këtë sektor, janë ferromonet, te cilët përdoren ne luftën e drejtuar. Aktualisht kërkimi dhe eksperimentimi janë duke ndjekur linja te ndryshme operative qe synojnë te arrijnë.

-Bime rezistente ndaj viruseve, kërpudhave, baktereve dhe herbicideve, duke shfrytëzuar ne mënyrë te veçante mundësinë e transferimit te gjeneve, duke ndërtuar apo krijuar bime transgjenike. Janë arritur rezultate ne rezistencën ndaj viruseve (patate rezistente ndaj virusit”X”, domate rezistente ndaj virusit TMV; panxhar rezistent ndaj Rizomanise), kërpudhave (panxhar rezistent ndaj Cercospores, dhe domate rezistent ndaj Fusarium AP. dhe Phytophtora cactorum), ndërsa ndaj baktereve dhe insekteve duhet akoma kohe.

-Mikroorganizma qe me oportunitet teknik te inxhinierisë gjenetike mund te përmirësohen dhe shfrytëzohen ne luftën biologjike; kane treguar një fare interesi kërkimet mbi mikroorganizmat antagoniste te patogjeneve kërpudhore (Trichoderma harzianum dhe viride) dhe te insekteve fitofagë (bakterie, viruse etj.).

-Një mundësi e diagnozës individuale te sëmundjeve, sidomos te atyre viral dhe kërpudhore. Janë kryer eksperimente, psh,te antikorpeve monoklonal për virusin ToMV, për virusin “Y”te patates dhe te tjerë, me qellim për te mundur me individualizu (diagnostiku) eziologjine e sakte.

Ne sektorin specifik te mbrojtjes se bimëve bujqësorë dhe pyjore teknikat biologjike te përdorura aktualisht me sukses janë si me poshtë:

-Përdorimi i ferromoneve (kurthe seksual, çorientues).

-Përdorimi i teknikave te “meshkujve steril”(autocidio)

-përdorimi i rregullatorëve te rritjes.

Teknikat e përdorimit te ferromoneve

Ferromonet janë produkte te gjëndrave te veçanta esocrine te insekteve; ato bëjnë pjese ne  sistemin sekretore dhe dallohen nga gjëndrat e tjera për shkak te sekretit te tyre (feromone ose feromone) nuk shërbejnë direkt insektit qe e prodhon , por për te sinjalizuar praninë e tyre individëve te te njëjtës specie, është e qarte si ferromonet rezultojnë te dobishëm edhe ndaj insekteve qe prodhojnë, përveç vetive kospecifike.

Ferromonet funksionojnë nga “mesaxheri kimik” ne komunikimin kimik ndërmjet kafshëve individualizohen dy situata: -Emision i mesazhit kimik; një organizëm shtohet, me anën e një mjeti përhapje-ujë ose ajrit –një”pool” i substancës kimike me funksione për te transmetuar një sinjal. -Marrje e mesazheve kimike: një organizëmmerr “sinjalin”përmes mënyrave vendeve te ndjeshme kemioreceptore, ne shumicën e rasteve , mbi antena.

Normalisht ne marrjen e ngacmimit insekti merr përgjigje me një seri sjelljesh qe individualizojnë funksionet e kryera te ferromonit; këta mund te grupohen ne kategoritë e mëposhtme:

Mbledhja” Sinjalet kimike qe tërhiqen nga burimi qe ka produkti; bëjnë pjese ne këtë kategori ferromonet me gjurme,ferromonet e shënuar, ferromonet e gregarizuar.

Shpërndarje: sinjalet kimike largohen apo lëshohen nga burimi qe ka produkti; bëjnë pjese ne këtë kategori ferromonet e alarmit, ferromonet territorial. Agresiv dhe rinjohjes: sinjalet kimike qe gjenerojnë sjellje agresive ne speciet sociale, ose lejojnë rinjohjen e te qenurit ne te njëjtën specie.

Seksual: sinjalet kimike qe lejojnë afrimin, ledhatimin dhe çiftëzimin; ne ndonjë rast ferromoni nxit edhe maturimin seksual.

Përdorimi i këtyre substancave është teorizuar prej shume kohesh, dhe ne mënyrë te veçante janë marre ne konsiderate ferromonet seksual dhe ato mbledhës sepse kane treguar sukses aplikativ te mire.

Ferromonet seksual shpërndahen nga femra qe, arrin maturimin seksual, për te tërhequr meshkujt dhe për te kryer çiftëzimin riprodhues;

Gjëndrat produktive, te lokalizuara ne nivelin e gonottremes.

Çlirojnë hormone ne sasi mjaft te kufizuar, por te mjaftueshme për tu kapur nganjëherë edhe ne distanca te mëdha-nga antenat e meshkujve te species; këto, duke u orientuar, arrijnë sorgente? ( mbarimin) hormonal.

Ne te kaluarën përdorime te tilla ishin vetëm eksperimentale për koston e larte te ekstradimit te substancës ferromonike; aktualisht identifikimi i formulës kimike te disave prej tyre dhe mundësia për te arritur sintezën ka përdorim te gjere ku për disa insekte, është bere praktike e zakonshme; ne fakt aktualisht përdorimi i tyre është shtrire:

ne pyje kundër defoliuseve (procesionaries dhe limantries);

-ne magazina kundër tenjave (“mastrap”).

Ne peme frutore për lufte te drejtuar kundër tortricidev, carpocapsa etj.

Për përdorimin e tyre janë individualizuar dy objektiva:

-tërheqja dhe kapje: për te kryer kapje masive (“mastrap”) dhe kapje për monitorim (“traptest”) -çorientues ose konfuziv: për te anuluar ose ulur mundësinë e afrimit me qellim riprodhues. Tërheqja dhe kapja

Teknika e monitorimit

Parimet e luftës se drejtuar dhe integruar mbështeten ne njohjen e zhvillimit te popullatës se specieve te dëmshme dhe atyre te dobishëm, për me tepër mundësinë e te mbajturit “te regjistruar”te tille popullata është e një rëndësie fondamentale.

Ferromonet e tipit atraktiv (tërheqës), sidomos atyre seksual, lejojnë për te individualizuar speciet e dëmshme përmes kapjeve te individëve te kërkuar. Kjo teknike kryhet me instrumente difuzorte formave, dimensioneve dhe ngjyra te ndryshme, sipas insekteve qe do kapen, duke përmbajtur kapsula mbi te cilat absorbohen ferromone seksual qe duhet te shpërndahen; ferromoni tërheq meshkujt, te cilët mbeten ne kurth; mundet ne këtë mënyrë te behet një dinamike e pranisë, duke i kontrolluar kurthet ne momente te ndryshme, duke ndërtuar ne këtë mënyrë “kurben e fluturimit” qe tregon kufirin e ndërhyrjes.

Këta janë te rëndësishme për te riprodhuar situacione standard, duke mbajtur homogjen dhe te kontrollueshëm trajtimet. Këta planifikime lejojnë kufizime ne ndërhyrjet e përgjithshme, dhe jo me sipas një interpretimi.

Ne fakt defekti me i madh i këtij tipi luftimi konsiston ne gabimet e leximit te “kurbes se fluturimit”, duke përcaktuar ndërhyrje jo adekuate ose ne drejtimin e dëmshëm.

Ne determinimin e momentit te ndërhyrjes ndodh me mbajt prezent një seri ndryshimesh ne ciklin biologjik te një specie te veçante; insektet e kapur, shpesh adultet meshkuj, nuk janë direkt përgjegjës për demin (psh tek lepidopteret demi behet nga larvat ne zhvillim) dhe për me tepër vlerësimi i momentit te ndërhyrjes varet nga:

-fluturimi i femrave ne krahasim me meshkujt.

-periudha e çiftëzimit.

-ovodepozitimi dhe periudha e tyre e inkubacionit.

Ne konsiderate te këtyre ndryshimeve është e mundur te shënohet, me eksperimente adekuate, situacionet standarde qe miratohen për te përcaktuar një plan te pergjitheshem ne nivel territorial dhe, përmes një asistence teknike, mbahen te informuar fermerët, duke kërkuar arritjen e kombinacioneve me te mira ndërmjet precizioneve te ndërhyrjes dhe kostove te tyre.

Materialet dhe metodat e aplikimit te teknikes se kapjes për monitorim.

Aplikimi praktik i kurtheve te regjistrimit apo numërimit duhet te kryhet me një seri te kumtesave homogjene, për te miratuar një krahasim ndërmjet kurbes se fluturimit dhe atyre te arritura ne fushe dhe me realizuar kështu një lufte te drejtuar qe arrin qëllimet e caktuara.

Vendi i pare i krahasimit behet me kurthet dhe teknikat e vrojtimit homogjen me ato te përdorura ne kurbave standarde, për te mos pasur konfrontim te rezultateve.

Materiali Kurthet e kapjes për monitorim janë ndërtuar nga:
-një kapsule qe përmban feromonin për shpërndarje

-një mbajtëse, ku vihet kapsula me feromon

-një mbulese mbrojtëse e formave te ndryshme dhe e lehte për tu hapur për te  hyre insektet e kërkuar.

Forma e kurtheve është e ndryshme dhe përshtaten sipas karakteristikave te insektit.

Metodologjia e aplikimit te kurtheve është si me poshtë:

-Vendosja e kurtheve duhet bere para çfaqjes se adulteve, duke mbajtur parasysh ndryshimet ne fluturim.

-Dendësia e kurtheve varion nga 1 deri ne 4 për hektarë(ne disa raste mund te zgjidhet me vendos disa kurthe për ferme duke zgjedhur disa “zona kampione” si referim) dhe mbahet parasysh jo vetëm rreziku i prekjes, e pastaj e egzigjences se një individualizimi te parakohshëm, por dhe te “levizshmerise”se insekteve adult.

-Kurthet vendosen ne lartësinë e fluturimit dhe me rastësi.

-Nga fillimi i kapjeve duhet te jene kryer 2/3 kontrolle javor, ne çdo kontroll bëhen  numërimet e insekteve te kërkuar, qe duhet te regjistrohen ne një tabele te vrojtimeve.

Fundet e kurtheve pastrohen ne çdo vrojtim dhe mund te zëvendësohet ne se nuk është me efikase.

-me arritjen e kufirit te demit,qe do te thotë kur shuma e numërimeve arrin ne standard te kurbes se fluturimit qe parashikon rrezik te prekjes urdhërohet trajtimi;

Kufiri është shume i variushem dhe mund te shkoje. Psh. nga dy insekte për kurth për jave (C.pomonella) deri ne kalim te 100 kapjeve (Phyllonoricter blancardella);

-Kapsula e feromonit zëvendësohet çdo 2/4 jave ose sa here qe instruksioni këshillon zëvendësimin;konfeksioni i hapur (ose vetëm erogatori i ferromonit) ruhen, normalisht, ne frigorifer.

Teknika e monitorimit ambiental behet edhe nga atraktiv te tjerë,te natyrës ushqyese ose kimike, qe veprojnë si mesazher kimik (paraferromone) dhe qe mund te determinojnë tërheqjen si te femrave ashtu dhe meshkujve; këta substanca janë përdor për kapjet e Dipterëve e Tripseve (miza e frutave).

Kohet e fundit shoqërohen, ne te njëjtin kurth, si tërheqësi kimik ashtu dhe atë kromotropik, si ngjyrues fluoreshent i kurthit.

Tabela 1.1. Vlerat e kufijve për disa fitofagë;kufiri i ndërhyrjes është llogaritur ne baze te kapjeve për kurth e për jave Fitofagu koha e vendosjes se kurthit kufiri i ndërhyrjes

Fitofagu koha  e vendosjes se kurthit kufiri i ndërhyrjes
Anarsia li neatella gjysma e majit 7-10
Archips poda nus fillimi i majit 15-20
Cydia mole sta fillimi pri llit 10-20
Cydia pomone lla fundi i pri llit 2-3
Dacus ole ae fundi qe rshorit 10-15
Eupoe cilia ambigue lla mesi prillit 5-10
Lobesia botra na fillimi i pri llit 15-20
Pandemi s cera sa na fundi prillit 10-15
Phy llo nori cter bla ncardella fillim prillit me  shume se 100

Ne rastin e Lobesia botrana kontrollohet edhe numri i veshuleve te prekur: nganjëherë, një kapje e shumte nuk ndjek apo nuk korrespondon me prezencën e larvave.

Ne disa situata te veçanta te ambientit (magazina), ne prani te densitetit te ulet te popullatës,janë arritur suksese ne mbajtjen e nivelit te tolerueshëm te pranisë se insekteve te dëmshme, duke adaptuar tekniken e kapjes masive.

Kjo teknike bazohet mbi kapjet e meshkujve te një specie te dëmshme për te ulur ne minimum aktivitetin riprodhues; ne ambientet e hapura mund te këtë sukses ne se gjerësia e sipërfaqes se interesuar është e tille për mbajtja te pa rëndësishme migracionin eventual te insektit nga komprensore te tjerë.

Padyshim metoda mund te aplikohet vetëm ne specie jo partenogjenike.

Finalizimi është ai i shkatërrimit te meshkujve nga aktiviteti riprodhues, duke përdorur tërheqësit seksual (feromonet) qe hyjnë ne konkurrence me femra te njëjta para se shume prej tyre janë fekonduar.

Meshkujt tërhiqen ne kurth e pastaj eliminohen duke ulur mundësinë e çiftëzimit me një rezultat te një ulje progresive te popullatës.

Ne kohe metoda duhet te mbaj brenda nivelit te tolerancës popullatën e fitofagut, derisa kapjet nuk janë kurrë total dhe për pasoje mbeten meshkuj ne aktivitet riprodhues.

Suksesi i metodës është i lidhur ne aplikimin ne ambiente te veçanta, magazina, ne te cilat mund te tolerohet një far pranie e fitofagut dhe ku është mbrojtës drastik ne se jo ulja totale e trajtimeve kimike direkt. Ne këta ambiente suksesi është i garantuar nga kushte te veçanta te izolimit qe sigurojnë palevizshmerine atmosferike dhe pengojnë imigracionin.

Kjo teknike është e përdorshme edhe ne ekosisteme te veçanta dhe pyje ku nuk ka alternativa te lehta kryerje te sigurta nga Mbrojtja e Bimëve 17 pikëpamja ekologjike dhe siç u theksua ka komprensore te mëdhenj;suksese te mira janë arritur ne luftën kundër procesionaries se pishës. Po shihet mundësia e aplikimit kundër Cossus sossus L edhe ne ambiente bujqësorë.

Materiali dhe metoda e aplikimit te teknikes se kapjeve masive.

Aplikimi praktik i teknikes për kapje masive kryhet nga kurthe te ndërtuar nga:

-një erogator qe përmban ferromonin i varur ne te njëjtin kurth.

-një hinke me dritare dhe vrime e mjaftueshme për insektet qe do kapen mbyllur nga sipër nga një mbulese; ne hinke, brenda, shpërndahet një substance shume rrëshqitëse qe favorizon rënien e insektit brenda kurthit;

-një qeske për mbledhjen e insekteve te rena.

Format e kurtheve janë te ndryshme dhe adaptohen sipas karakteristikave te insektit qe do kapet.

Metodologjia e aplikimit te kurtheve ne magazina është si me poshtë:

-Magazina duhet te jete e izoluar nga ambienti i jashtëm me anën e mundësive me rrjete,qe lejon ajrosjen kur është e nevojshme:

-Numri i kurtheve kapës varion ne vartësi te dimensioneve te magazinës:

Kurthet duhet te vrojtuar ne mënyrë konstante dhe qeskat zëvendësohen kur janë plot:

-Kapsulat qe kane ferromonin zëvendëssohen çdo 2/4 jave ose sa here qe e këshillon instruksioni i përdorimit; konfeksionet e hapur ose vetëm erogatori ruhen ne ambiente frigoriferike. Metodologjia e aplikimit te kurtheve ne ambiente pyjore është si me poshtë:

-Vihen kurthet ne lartësinë e fluturimit te insekteve qe do kapen.

-Numri i kurtheve duhet te jete i larte ne raport me insektin dhe tipin e kurthit; psh. per procesionarien e pishës janë te nevojshme rreth 10 kurthe /ha.

-Kurthet duhen vrojtuar ne mënyrë konstante dhe ndërrohen qeskat kur mbushen;

-Kapsulat qe mbajnë ferromonin ndërrohen çdo 2/4 jave ose sa here qe këshillohet nga instruksioni i përdorimit; konfeksionet ruhen ne ambiente frigoriferike.

Çorientuesit dhe konfuzivet Teknika e konfuzionit

Metoda e çorientimit aplikon te njëjtin koncept te rënies ne mase; hutimin e meshkujve nga riprodhimi.

Ne kundërshtim nga metoda e mësipërme, ku suksesi është ne numrin e madh te rënieve, ne metodën e konfuzionit arrihet një rezultat analog ”duke mbuluar” emisionin natyral ferromonal te femrave me përhapjen e te njëjtit ferromon te kërkesës seksuale;kjo është padyshim sinteze dhe përhapet ne koncentracione shume te larta.

Meshkujt çorientohen dhe nuk arrijnë njohjen e femrës, duke ulur kështu numrin e çiftëzimeve e për pasoje, ne kohe numrin e popullatës ne përgjithësi.

Paaftësia ne njohjen e femrave është shkaktuar nga mekanizma te ndryshëm:

-ulja e funksionit te receptorëve te antenave te meshkujve, provokuar nga ferromonet e sintezës;

-Paaftësia e sistemit nervore te meshkujve ne njihen e emisionit natyral, për stërvitjen ne vazhdim dhe koncentracione te forta te sintezës.

-Paaftësia e njohjes emisionit natyral ne shkakun e ”kopertures”prej pjesës se difuzuar dhe koncentracione te larta te ferromoneve sintetik.

Padyshim edhe kjo metode mund te aplikohet ne speciet jo partogjenike.

Materiali dhe metoda e aplikimit te teknikes se konfuzionit seksual.

Difuzoret e ferromoneve seksual për metodën e konfuzionit seksual janë dy tipesh:

– difuzor dhe evaporues:mbështeten prej materialesh te ndryshme (gomë,plastik,dru) dhe te formave te ndryshme (tubi,piastreose ampule etj.), prej te cilëve difuzohet dhe evaporohet ferromoni;

– mikrokapsule: shërbejnë për shpërndarjen e koncentrimeve te mëdha te ferromoneve ne sipërfaqe te mëdha;dimensionet e tyre variojne nga 2-10 mikron te kapsulat poliurea (autoadesive) ne 50-250 mikron te kapsulat gel(jo autoadesive dhe ne te cilët futet një konformulant adesiv).

Mund te shpërndahen me mjete normale mekanike për shpërndarjen e trajtimeve antiparzitare.

Teknika e konfuzionit seksual konsiston,ne praktike,ne krijimin, ne atmosfere te kontzolluar(peme frutore) te një “reje”te ferromonit mbi kufirin e koncentrimit qe garanton çorientimin e meshkujve.

Kjo “re” krijohet nga difuzori qe ndajnë,ne mënyrë konstante, një sasi /hektarë/ore ferromone; ky duhet te qëndrojë homogjen ne ambientin qe kontrollohet.

-një koncentrim normal:ne këtë rast shume janë difuzore qe përbejnë vende te takimit reproduktiv, duke verifikuar kërkimin e femrave.

-koncentracion te larte ne këtë rast sasi te mëdha te ferromonit “mbulojnë”emisionin natyral te femrave qe nuk individualizohen dhe pastaj mbeten inproduktive (shembull cidia dhe anarsia).

Për një aplikacion korrekt te teknikave te konfuzionit seksual duhet te merren parasysh:

-instalimi i difusorit duhet bere para fluturimit te adulteve.

-shpërndarja e difusorit duhet te mbahet parasysh një egzigjence me e madhe ne zonenoeriferike, me shume te dhëna mbi variacionet atmosferike;

-lartësia e difusorit duhet te këtë parasysh lartësinë e bimëve.

-pemtoria duhet te jete kontrolluar ne mënyrë konstante për te verifikuar efikasitetin e mbrojtjes. Disa insekte për te cilat është i disponueshem ferromoni.