Reklame:

Trendafili i eger, mrekullia e natyres, qe kuron shume semundje

Kokrrat e Trëndafilit të Egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut.

Kokrrat e Trëndafilit të Egër thahen dhe janë të gatshme për të përcjellë të gjitha vlerat e tyre të pakrahasueshme tek njerëzit, kryesisht në formën e çajit.

Trëndafili i Egër ose Rosa Canina ka vendlindjen në Evropë dhe Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë.

Kjo shkurre e egër është me degë gjëmbore dhe arrin nga 2 në 4 metra lartësi. Ka një rrënjë të gjatë dhe fibroze.

Degët e saj çelin lule të bardha ose ngjyrë rozë me nga pesë deri në shtatë petale nga fillimi i pranverës deri në mes të verës. Kokrrat e trëndafilit të egër kanë një përdorim të gjërë medicinal.

Ato janë të pasura me vitamina, acide yndyrore, antioksidantë, madje përbëjnë një metodë domethënëse për përfitimin e vitaminës C.

Kokrrat e trëndafilit të egër mund të përdoren për çaj, mund të bëhen reçel ose marmaladë dhe mund të përfshihen në shumë ushqime të tjera. Varianti i tyre i thatë që përdoret në çaj është kryesisht më popullori.

Vlerat shëndetësore të Trëndafilit të Egër

1. Plot me antioksidantë. Këto kokrra që kanë përmasat e qershive janë thesari i vërtetë që trëndafilat e fundit të verës u dhurojnë njerëzve. Zakonisht i gjejmë në ngjyrë të portokalltë dhe të kuqe. Ato janë të pasura me vitaminë C që është një antioksidant i fortë. Ato përmbajnë karotenoidë dhe substance të tjera bioaktive.

2. Parandalon diabetin. Ekspertë të bimëve mjekësore në Turqi e kanë përdorur shpesh trëndafilin e egër për të trajtuar sëmundje të diabetit. Shkencëtarët në Universitetin Gazi kryen disa eksperiemente për të ekzaminuar rolin e trëndafilit të egër në parandalimin e këtyre simptomave dhe vunë re që ekstrakti i ethanolit tek trëndafili i egër shërbente si antioksidant, hipoglicemik dhe anti-diabetik. Rezultatet e eksperiementeve i bënë ekspertët më optimistë për përbërësit e trëndafilit të egër dhe vlerat e tyre kundër diabetit.

3. Parandalon melanomën e lëkurës. Kur lëkura e njeriut lëndohet nga rrezet e tepërta të diellit, krijohet terren për melanomën, që është një nga sëmundjet kancerogjene më të rrezikshme të lëkurës. Sipas shkencëtarëve japonezë përbërësit e trëndafilit të egër kanë një efekt pengues ndaj enzimës dhe ndaj procesit të prodhimit të qelizave kancerogjene.

4. Ndihmon punën e zemrës. Trëndafili i egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët obezë. Sipas të dhënave, trëndafili i egër ul nivelin e tensionit të gjakut dhe kolesterolin e keq. Si rrjedhojë trëndafili i egër ul shanset për sëmundjet vaskulare dhe vdekje si pasojë e këtyre sëmundjeve. Shumë studime janë bërë tek njerëzit mbi peshë që kishin nivele të larta të kolesterolit dhe të tensionit dhe zbuluan rolin pozitiv dhe superior të trëndafilit të egër në krahasim me ilaçet farmaceutike për këto dy simptoma.

5. Lufton të ftohtin. Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Si rrjedhojë mund të përdoret në kurat kundër të ftohtit. Për më tepër trëndafili i egër i vjen në ndihmë gjakut dhe kockave.

6. Trajton problemet e lëkurës. Përdorimi i ekstrakteve të trëndafilit të egër është mjaft i mirë në trajtimin e disa problemeve të lëkurës. Vajrat e trëndafilit të egër janë terapeutike. Shuajnë njollat e lëkurës, e hidratojnë atë dhe zbut shenjat në lëkurë.

7. Trajton çrregullimet në stomak. Trëndafili i egër mund të përdoret për të trajtuar sëmundjet e stomakut, spazmat, irritimet dhe ulcerat. Kryesisht është përdorur si një tonik për stomakun dhe për tretjen. Ai ka qetësuar dhe trajtuar probleme dhe simptoma si diarea, zorrët, fshikëzën e urinës dhe infeksionet në traktin urinar.

8. Forcon sistemin imunitar. Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit. Parandalon infeksionet bakteriale dhe virale. Lufton temperaturën, forcon funksionet imunitare, lodhjen, rrit qarkullimin e gjakut në gjymtyrë, rrit fluksin e qarkullimit të ujit në trup dhe shuan etjen.

Kokrrat e Trëndafilit të Egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut. Ato thahen dhe janë të gatshme për të përcjellë të gjitha vlerat e tyre të pakrahasueshme tek njerëzit, kryesisht në formën e çajit.

Trëndafili i Egër ose Rosa Canina ka vendlindjen në Evropë dhe Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë.

Kjo shkurre e egër është me degë gjëmbore dhe arrin nga 2 në 4 metra lartësi. Ka një rrënjë të gjatë dhe fibroze. Degët e saj çelin lule të bardha ose ngjyrë rozë me nga pesë deri në shtatë petale nga fillimi i pranverës deri në mes të verës.

Kokrrat e trëndafilit të egër kanë një përdorim të gjerë medicinal. Ato janë të pasura me vitamina, acide yndyrore, antioksidantë, madje përbëjnë një metodë domethënëse për përfitimin e vitaminës C. Kokrrat e trëndafilit të egër mund të përdoren për çaj, mund të bëhen reçel ose marmaladë dhe mund të përfshihen në shumë ushqime të tjera.

Varianti i tyre i thatë që përdoret në çaj është kryesisht më popullori.

Në mjekësinë popullore pjesët që ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve janë frutet, që përftohen pas tharjes së luleve. Frutet e trëndafilit të egër ndihmojnë mjaft në kurimin e disa prej sëmundjeve më të përhapura.

Një ndihmesë të madhe u kanë dhënë të sëmurëve me anemi. Për rritjen e numrit të rruazave të kuqe në gjak dhe të hemoglobinës, mjekët këshillojnë që të sëmurët të pijnë 2 herë në ditë nga një gotë me çajin e përftuar nga frutet e copëtuara të bimës.

Për përgatitjen çajit nevojiten 7 kokrra të copëtuara mirë të frutit, të cilat hidhen në një enë me ujë dhe lihet të zihen për 10 minuta. Më pas ëmbëlsohet dhe pihet çdo ditë para buke.

Rezultate të mira kjo bimë jep edhe në parandalimin e sëmundjeve të mushkërisë të shkaktuara nga ftohja ose pirja e tepërt e cigares. Shpesh dëmtimet në mushkëri shoqërohen me shfaqjen e kollës. Mënyra më e mirë për largimin e saj është çaji i tëndafillit.

Çaji duhet të pihet disa herë në ditë deri në shërim të plotë, kur kolla të mos ketë lënë gjurmë. Ashtu si dhe shumë bimë të tjera, trëndafili i egër është një qetësues i shkëlqyer i dhimbjeve të stomakut dhe fryrjes së barkut gjatë ftohjes. Mjekët popullorë këshillojnë 2 gota çaj në ditë para buke dhe shqetësimet do të largohen shumë shpejt.

Edhe për qetësimin e dhimbjeve të kokës me prejardhje nervore, ky çaj jep efekte të menjëhershme. Te njerëzit që vuajnë nga depresioni, këshillohet të pihet çaji i përftuar nga trëndafili. Pirja e çajit çdo ditë ndihmon në lehtësimin e situatës.

Jo vetëm frutet e bimës, por edhe vaji që nxirret prej gjetheve të saj ndihmon në kurimin e sëmundjeve. Rezultate të shkëlqyera jep në shqetësimet e tëmthit dhe rrit sasinë e lëngut në të. Gjashtë deri në 7 pika të vajit hidhen në gjysmë gote me ujë dhe pihet çdo mëngjes.

Vaji këshillohet të përdoret edhe në qetësimin e dhimbjeve te femrat. Shumë i rëndësismëm është vaji i bimës në shërimin e plagëve kur shoqërohen me hemoragji. Në përbërje të vajit ekziston një substancë që mundëson mpiksjen e gjakut dhe ndalon hemoragjinë.

Në këto raste lyerja e plagës 3 herë në ditë është shumë e rëndësishme. Trëndafili i egër ose Rosa canina, siç quhet në latinisht, është një bimë që mund të gjendet kudo ku ka shkurre dhe ka një përhapje të gjerë në të gjithë vendin. Kjo bimë mund të lulëzojë vetëm një herë në vit në muajin qershor.

Frutet e saj janë të vetmet pjesë të bimës, që shërbejnë për kurimin e sëmundjeve.