Bakri është gjithmonë një mjet kryesor për mbrojtjen në bujqësinë biologjike: bëhet fjalë për të vetmin produkt natyral që ka një aktivitet me vlerë kundër sëmundjeve kërpudhore, përveç squfurit, që përdoret në shumicen e rasteve kundër shkaktarëve të hirit.
Prej kohësh jane vënë re vlerat dhe difektet e metalit:
Prej kohësh jane vënë re vlerat dhe difektet e metalit:
spektri i gjërë i veprimit antifungicid e antibaktericid, (efikasiteti jo shume i kënaqshem në disa kombinime patogjen/bimë);
selektiv për organizmat e dobishëm;
kufizim të zhvillimit vegjetativ të dobishëm të bimës në raste të ndryshme; rrezikshmeri të fitotoksicitetit;
periudhë të gjatë të sigurisë, degradim jo me pasoja në grumbullimin në tokë me efekte negative në disa organizma.
Gjithashtu grumbullimi i vazhdueshem ka qënë siç mund të thuhet “ndihmë ” për një kohë të gjatë si një “e keqe” e domosdoshme dhe kohët e fundit është bërë e mundur që të limitohen sasitë vjetore të perdorimit në bujqesinë organike.
Normativat dhe parametrat e referimit
Normativat e reja së bashku me qarkullimet e fundit të bujqesisë biologjike, kanë stimuluar një kthim të shqetësimeve e një kujdes për përdorimin e bakrit si fungicid si në nivelin industrial ashtu dhe në atë aplikativ, me synim që të bëje të mundur reduktimin e sasive të domosdoshme dhe për të mbajtur një një aktivitet të efektshëm mbrojtës.
Në fakt preparatet me bazë bakri (sulfatet si lëngu bordolez o tribazik oksikloruri, hidroksidi oksidi) kanë qenë objekt i disa korigjimeve, duke bërë të mundur e domethënese reduktimin e dozave; si e tille një përdorim sipas normave ka sjelle në të shumtën e rasteve një ridefinim të parametrave aplikativë; (dozat në etiketa, kulturat në të cilen përdoren, periudhën e sigurisë). Gjithashtu kohët e fundit janë futur formula alternative në të cilat bakri (në përqendrime të ulëta përgjithësisht si sulfat) gjendet i kombinuar me substanca që janë të afta të penetrojnë në indet bimore.,duke modifikuar sjelljen tradicionale të metalit,që prej kohësh është përdorur si preparat i mbulimit.
Në fakt në këtë rast përveç aktivitetit sipërfaqësor që vjen nga disponibiliteti i joneve të bakrit në pjesen e jashtme të organeve bimore të trajtuara, i shtohet dhe veprimi antikërpudhor i lidhur me pranine e metalit në brendesi te indeve bimore e qe mbrohen dhe me mire.
Fatkeqësisht mundësia e shfrytëzimit në mënyrë të dyfishtë të veprimit të bakrit është limituar nga fitotoksiciteti i tij në disa kultura i cili ka detyruar reduktimin në masë të lartë të dozave,duke ulur dhe kapacitetin mbrojtës.
Doza shumë e ulët e bakrit( më pak se 10/ gram për hektoliter) i bën këto produkte shumë interesante duke përfshirë dhe kufizimet e parashikuara në bujqësi, dhe në limitimet e parashikuara në bujqesinë biologjike, por me ato akoma nuk është bërë e mundur të përcaktohen caqet përfundimtare të kuadrit aplikativ për shkak të eksperiencës së kufizuar eksperimentale që ka shoqeruar zhvillimin e tregut dhe konfirmimin jo përfundimtar në nivel praktik.
Nga provat e bëra në Universitetin e Bolonjes është nënvizuar që formulatet e reja me bazë bakri shfaqin në kondita të kontrolluara në sera, në të njëjtën dozë të dhënë, një aktivitet të lartë kundër vrugut në krahasim me produktet tradicionale të mbulimit.
Fatkeqësisht përfundime të tilla nuk janë konfirmuar nga prova të bëra në fushë në zona të ndryshme,ku mbrojtja nuk ka qëne gjithmonë e kënaqshme,me specie të cilat janë rrite në kushte infektive.
Për nderhyrje të pergjithshme me të tilla produkte,qe në fakt do të kapercejne problemet që rrjedhin nga ulja e sasive të llogaritura,shikohen si eksperienca bashkëkohore dhe një qellim per te verifikuar mundesite e permiresimit të efikasitetit të tyre permes persosjes së kohës së ndërhyrjes (intervale të shkurtëra, aplikime parandaluese në bazë të parashikimeve meteorologjike).
Ne pritje të sqarimeve të përshtatshme që rrjedhin nga bashkëpunimi ndermjet industrise që e propozon dhe organizmave të eksperimentimit, produkte të tilla mundet që të përdoren në mënyre të kujdeshme e të kontrolluar në kufijte e programeve themelore mbi produktet tradicionale mbuluese me bazë bakri, për të cilën jane shënuar progrese, me synim rregullimin e metejshëm të nevojave të përdorimit mbrojtës të bakrit në kërkesat aktuale brenda normativave.
Formulimet e përdorura
Në fakt prej disa vitesh shoqërite kryesore të angazhuara në këtë sektor kanë ndërhyrë në procesin e prodhimit të formulimeve të preparateve të ndryshme me baze bakri,modifikime që shpeshhere kanë përsosur “efektin ” e metalit duke bërë kështu zvogelimin e sasisë së bakrit të nevojshëm për të patur një mbrojtje të kënaqshme.
Për këtë qëllim mund të thuhet që forma e paraqitjes së bakrit në këtë drejtim ështe ajo e hidroksideve,e cila për karakteristikat e brendeshme të këtyre prodhimeve(kapacitet të lartë të transmetimit të bakrit aktiv) ka fut rrugën e limitimit të dozave e të perfeksionimit teknologjik, duke i ulur lëhtësisht ato ne më pak se 100 gr per hektoliter metal.
Gjithashtu format e tjera të bakrit( sulfati asnjanës si ai tribazik si dhë lëngu bordolez, oksikloruri) nuk kanë qëndruar të pandryshuara dhe sot dhe për këtë janë të shumta e të pranishëm formula të ndryshme me doza e etiketa, pak a shumë me pak se 100 gr bakër për hektolitër.
Pavarësisht nga kostoja, më e lartë se ajo e formulateve tradicionale, këto prodhime të fundit me bazë bakri janë shumë të vlerësuara, veçanërisht në vreshtari për të përballuar problemin e limitimit të sasisë së metalit të përdorur gjatë vitit.
Më shumë i diskutueshëm është aspekti i efikasitetit praktik: në këtë drejtim ndërmjet zgjidhjeve të ndryshme të propozuara,ndër të tjera kanë qenë dhe shpërndarja e njohurive që efikasiteti i bakrit ka qenë në proporcion me dozën e dhenë.
Pranë formulateve të vjetra e të reja industriale të tipeve të ndryshme, është e mundur përdorimi tradicional i sulfatit të bakrit,o i njejti,ose ne kombinim spontan me gëlqere dhe formimin klasik të lëngut bordolez. Eshte kjo zgjidhja me ekonomike e më e përhapura dhe e pranuar në bujqësinë biologjike.
Për sulfatin si te tille duhet te mbahet parasysh ,njohja e efikasitetit të lartë biologjik,rreziqet e mëdha, fitoktoksiciteti dhe për më tepër shpëlarja e lehte.
Farmacitë bujqësore dhe procesi i rishikimit toksikologjik
Një tjetër aspekt problematik i përdorimit të bakrit në bujqësine biologjike, është periudha e sigurise (20 dite, që shpesh nuk perputhet me mbrojtjen në mënyre të përshtashme të bimës para vjeljes). Për këtë qëllim si rrjedhojë e tendencave në rritje të reduktimit të dozave, disa kompani kohët e fundit kanë marrë masa për përcaktimin në planin legjislativ të mbetjeve të metalit në formulat e reja duke vendosur etiketa me intervale të sigurise, plotësisht në përputhje me kerkesat agronomike (3-5 dite në varesi të kulturës) dhe të tjerët po ndjekin të njëjten rrugë. Vlen të theksohet si perfundim se procesi i shqyrtimit toksikologjik dhe mjedisor agrofarmaceutik,ku ështe përfshire dhe bakri, i cili eshte një element i përshtashem, nuk duhet te tërhiqet në mënyre direkte nga përdorimi i tij në bujqësine organike. Sintoma të peronospores në domate.