Nje studim i ri ka bashkuar te dhenat e sondazheve dhe studimeve te meparshme lidhur me efektet e dobishme te arrave dhe frutave te thata; konsumimi i tyre zvogelon rrezikun e semundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.
Nje grusht fruta te thata ne dite per t’u mbrojtur nga semundjet koronare te zemres, kanceri, por edhe diabeti, nga semundjet e frymemarrjes dhe madje edhe obeziteti.
Kete fakt e tregon me numra dhe perqindje nje studim i madh i publikuar ne BMC Medicine, i udhehequr nga nje ekip epidemiologesh dhe ekspertesh te shendetit publik nga Imperial College, ne Londer dhe Universiteti i Shkences dhe Teknologjise norvegjeze.
Sondazhi ka vleresuar 29 studime nderkombetare qe permbajne nje total prej me shume se 800 mije njerezish, burra dhe gra, ku perfshihen 12.000 raste te semundjeve koronare te zemres, 9,000 infarkte, 18,000 raste mes semundjeve kardiovaskulare dhe kanceri dhe 85 mije vdekje, dhe arriti ne perfundimin se nje doze ditore prej 20 grame fruta te thata ne dite – sidomos arra, lajthi apo kikirike – redukton me te pakten 30 per qind gjasat per t’u prekur nga semundjet e zemres, 15 per qind nga patologji kancerogjene, dhe 22 per qind rrezikun e vdekjes se parakohshme.
Jo vetem kaq: konsumi i nje sasie prej 20 grame frutash te thata ne dite lidhet, edhe pse me rezultate me pak te qarta se sa ne rastin e patologjive te siperpermendura, edhe ne zvogelimin e rrezikut te diabetit dhe semundjeve te frymemarrjes. Dhe kjo, sipas autoreve te studimit, pavaresisht nga dallimet gjinore, shtirja gjeografike dhe faktore te tjere te rrezikut, te pranishem ne mesin e mijera personave te perfshire ne studim.
Nje efekt çudiberes ne nje sasi te vogel ushqimi te vetem, qe veç te tjerash konsiderohet boterisht shume i shijshem.
“Ne studimet e lidhura me ushqimet, deri me tani pjesa me e madhe e hulumtimeve ishte perqendruar kryesisht mbi ‘vrasesit’ e medhenj te tille si semundje te zemres, iktusi dhe kancerin, por tani ne jemi duke mbledhur te dhena edhe per semundje te tjera, – thote Dagfinn Aune, studiues i shendetit publik ne Imperial College.
– Ne kemi zbuluar nje reduktim te ndjeshem te rrezikut nga semundje te ndryshme, çka eshte nje tregues i forte i nje marredhenieje te vertete mes konsumimit te frutave te thata dhe rezultateve te ndryshme shendetesore. Eshte nje efekt mjaft i dukshem per nje sasi kaq te vogel ushqimi.”