Lajme të mira për ata që dashurojnë çokollatën! Konsumimi i shpeshtë i çokollatës është asociuar me një rezultat pozitiv në performancën e kujteses.
Sipas një studimi të publikuar në “The Independent”, konsumuesit e çokollatës janë më inteligjetë.
Studiuesit kanë vëzhguar të dhënat e 968 personave të moshave nga 23 në 98 vjeç. Ata zbuluan se ngrënia e rregullt e çokollatës lidhej ngushtë me performancën pozitive në teste të ndryshme për kujtesën dhe arsyetimin ndryshe nga zakonet e tjera në të ngrënë.
Studiuesit kanë shpjeguar se përgjegjëse për këtë rezultat pozitiv, janë flavanolet e kakaos, një nga elementet që gjendet me bollëk në çokollatën e zezë. Flavanolet gjithashtu gjenden në çajra, në verën e kuqe dhe në disa fruta si mollët dhe rrushi.