Ka shumë njerëz që i duan ti shohin kafshët. Por kur vjen puna për të ndihmuar, shumë njerëz i injorojnë ato, duke i lënë menjane. Për fat të mirë, disa njerëz nuk mund të mbeten indiferentë ndaj këtyre kafshëve dhe vendosin t’i ndihmojnë.
Ekipi i Qendrës Wildlife në Kaliforni është mësuar të merret me kafshët e plagosura. Kohët e fundit, ata shpëtuan një zog të pambrojtur që kishte një këmbë të thyer dhe me gishtat e te dy kembeve te mbledhura.
Ata e gjetën zogun të paaftë për të ecur dhe as nuk kishte forcën për t’u kapur pas objekteve.
Problemi me këtë zog i vogël ishte një nyje që u formua në gishtat e tij, diçka e zakonshme.
“Zakonisht zgjat një ose dy javë deri sa këmbët të kthehen në normalitet”, shpjegon Duane Tom i Qendrës së Wildlife.

