Ne ambjentet e Keshillit Bashkiak Lushnje eshte zhvilluar degjesa publike mbi planin e veprimit mbi ndotjen akustike te hartuar nga Bashkia Lushnje. Krahas perfaqesusve te bashkise ishin te pranishem nga Instituti i Shendetit Publik Lushnje, Drejtues te shkollave, biznese te zones te cilet preken nga ky plan etj.
Nenkryetarja e Bashkise Teuta Korreshi theksoi se rrethi yne nuk ben pjese ne qytetet me probleme ne ndotjen akustike por gjithesesi plani i masave i paraprin ketyre shqetesimeve.
Zonat me problematike jane, zona e stacionit te trenit ne Lushnje si pasoje e autobuseve dhe te trenit, zona e ish uzines se plasmasit si dhe zona e autostrades rrethrrotullimi i Savres deri tek rrethrrotullimi i Plukut.
Shqetesuese ne qytet ishin evidentuar borite e makinave sidomos ato te autoboteve te cilet kryejne furnizimin me uje te pijshem, lokalet e muzikes LIVE dhe shurmat motorrike te makinave dhe autobuseve te linjes se transportit publik me mjete te amortizuara. 80 % e automjeteve te rrethit jane me nafte dhe si rrjedhoje emetojne me shume zhurme theksuan specialistet e bashkise.
Masat qe do te meren nga bashkia sipas planit te hartuar prej saj ishin vendosja e sinjalistikes horizontale dhe vertikale per ndalimin e borise se makinave ne qytet ku ndaj shkelesve do te vendosej edhe gjobe, perjashtohen rastet e emergjences. Gjithashtu nje tjeter plan me interes eshte largimi i autobuseve nga zona e stacionit te trenit dhe ndertimin e nje terminali ne periferi te qytetit.
Te pranishmit ngriten shqetesimet dhe sygjerimet e tyre per ndotjen akustike ku theksuan faktin se duhet nje bashkepunim me i mire midis bashkise dhe mediave lokale per sensibilizimin e qytetareve dhe te bizneseve me spote dhe me emisione.