Reklame:

“Birre per te gjithe” – Sllovenia hap ‘burimin’ publik, behet i pari vend ne bote qe ofron kete sherbim

Kur birra është një pije e lakmuar më shumë se sa uji, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të sigurohet një burim për njerëzit që e pinë atë. Kështu, në qytetin e Zalec të Sllovenisë, kjo ëndërr tashmë është bërë realitet dhe ai është qyteti i parë në botë që ka mundësuar këtë shërbim, duke u kthyer në një nga atraksionet kryesore turistike të vendit.

Kjo nismë ka mahnitur botën, pasi tashmë Sllovenia piktoreske ofron një atraksion më shumë, një burim publik birre.

Për këtë, qyteti kishte në dispozicion një buxhet prej 350 000 eurosh dhe për të mbuluar shpenzimet, Këshilli i Qytetit do të mbulojë gjysmën e kostove dhe 50% do të jetë nga kontributet vullnetare dhe shoqatat e tregtisë lokale.

Vizitorët që duan ta vizitojnë shatërvanin e birrës do të duhet të paguajnë 6 euro dhe në shkëmbim ata do të marrin një shportë me suvenire si dhe një kupon për të mbushur 3 gota birrë për ta konsumuar sipas dëshirës. Ndërkohë, nuk është përcaktuar ende se sa kohë do të funksionojë ky ‘burim dhe nëse projekti do të jetë i qëndrueshëm.

Ky ‘burim’ është i pari i këtij lloji dhe përveç ndikimit në turizëm, ai gjithashtu mbështet edhe prodhuesit vendorë dhe traditën e tyre të pijeve.