Fshatin Krutje i Lushnjes eshte pjese e investimeve te qeverise shqiptare me programin “100 fshatrat e Shqipërisë”.
Ky program synon të koordinojë ndërhyrjet në hapësirën rurale me një qasje ndërsektoriale, duke alternuar investimet publike me donatorët dhe investimet private.
Gjithçka ka ndryshuar këtu sa i takon përmirësimit të traditës bujqësore, ku karakteri kooperativës u krijua më 11 nëntor të vitit 1946.
Krutja njihet gjithashtu edhe për arritjet e saj në veprimtaritë sportive, duke përmendur këtu skuadrën e volejbollit për femra ‘’11 Nëntori’’, e cila u krijua në vitin 1970, me trajner Llazar Llupon.
Sot, ky fshat mes historisë, blegtorisë dhe larmishmërisë së serrave mbetet ende primari sa i takon zhvillimit për një ekonomi sa më të mirë. (Top-Channel)